31 dhjetor 2008

‘Gazzetta dello Sport’ shpall top-listën e 11 futbollistëve

Gazeta më e madhe sportive në Itali, Gazzetta dello Sport, shpall listën me 11 futbollistët më të mirë të vitit 2008. Përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë e kanë bërë vetë lexuesit e kësaj gazete. Në sy bie treshja e vijës ofensive e përbërë nga Mesi, Ibrahimoviç, dhe fituesi i “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo. E pazakonta është se në 11 lojtarët më të mirë nuk figuron Çesk Fabregas. Spanjolli u shpall edhe futbollisti më i mirë i europianit të zhvilluar në Zvicër dhe Austri. Lista parë nuk ka as emrin e lojtarit të Milanit, Rikardo Kaka.

Në sondazhin e bërë nga gazeta më e madhe sportive në Itali është bërë përzgjedhja edhe e ekipit të dytë më të mirë. Listën e plotë të 11 lojtarëve më të mirë të shpallur nga Gazzetta dello Sport, dhe atë të skuadrës së dytë më të mirë, do ta paraqesim të plotë më poshtë.

11-shi më i mirë (4-3-3): Bufon; Maikon, Terri, Kielini, Lahm; Xherard, Ksavi, Lampard; Mesi, Ibrahimoviç, Kristiano Ronaldo. Trajner: Ferguson.

Skuadra rezervë (4-2-3-1): Kasiljas; Serxhio Ramos, Pujol, Ferdinand, Evra; Kambiaso, Fabregas; Riberi, Kakà, Del Piero; Fernando Torres.

Merkatoja e deritanishme e 20 skuadrave të Serisë A

Skuadrat italiane janë vënë të gjitha në lëvizje për këtë merkato të janarit. E përditshmja sportive Gazzetta dello Sport publikon sot të gjithë listën me marrëveshjet e arritura deri tani dhe me objektivat e skuadrave italiane.

Interi kërkon Militon, Juventusi Da Kostën, Milani kërkon të marrë Aggerin.

Listën e plotë të publikuar nga kjo gazetë do ta paraqesim poshtë.

Inter (42 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Milito, Kanouté, Luis Fabiano.

Juventus (36 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Da Costa.

Milan (33 pik)
Të ardhur: Thiago Silva.
Objektivat: Agger.

Fiorentina (32 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Miranda.

Napoli (30 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Jodloëiec, Barrientos, Derdiyok.

Genoa (29 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Greco, Spinesi, Stellone.

Lazio (27 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Elano, Bertolo, Dubarbier.

Catania (25 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Acerbis, Papa Ëaigo, Scarpa, Mastronunzio.

Atalanta (24 pik)
Të ardhur: Peluso.
Objektivat: Bianco, Valeri, Sgrigna.

Roma (23 pik)
Të ardhur: asnjë.
Obiettivi: Fontana, Juanito, Miguel, Quagliarella, Osvaldo, Floccari.

Palermo (23 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Agliardi, Motta, Nilmar, Pazzini.

Udinese (22 pik)
Të ardhur: Zimling, Mattila.
Objektivat: Migliaccio, Donati, Giannichedda.

Cagliari (21 pik)
Të ardhur: asnjë.
Obiettivi: Reginaldo, Mastronunzio.

Sampdoria (19 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Raggi, Cribari, Motta, Genevier, Jimenez, Pellissier, Maccarone, Pazzini.

Siena (19 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Zoboli, Loria, Bianco, Guana, Carobbio, Genevieri, Reginaldo, Bonazzoli, Cellerino.

Bologna (15 pik)
Të ardhur: Cesar, Mutarelli.
Objektivat: Rivas, Raimondi, Charisteas, Pazzini, Corradi.

Torino (15 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Dellafiore, Potenza, Maniatis, Ferri, Martinez, Semioli, Sculli.

Lecce (14 pik)
Të ardhur: Papadopoulos.
Objektivat: Rossi, Coppola, Obodo, Jimenez.

Reggina (13 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Acerbis, Polito, Scurto, Mandelli, Morrone, Parravicini, Obinna, Bonazzoli, Charisteas.

Chievo (9 pik)
Të ardhur: asnjë.
Objektivat: Makinëa, Manfredini, Frick, Calaiò, Pellè, Bonazzoli, Corradi, Caracciolo.

30 dhjetor 2008

Giovinco: Do të bëhem më i miri te Juventus

Lojtari i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, i ka paralajmëruar klubet të cilat janë të interesuara për të, të heqin dorë nga dëshira për ta transferuar, pasi ai do të mbetet te Juventus.
“Pse të largohem dhe të ndërroj skuadër vetëm pse luaj më pak sesa duhet? Këtu stërvitem me superyjet e futbollit, ndërsa jam i bindur se më vonë do të gjej vend në formacionin bazë”. “Do të stërvitem mirë dhe do të jem i gatshëm që kur të më jepet mundësia të shfaqem në skenë në mënyrën më të mirë”. “Mendoj se do të bëhem njëri nga më të mirët e Juventusit”, ka thënë Giovinco.

Formacioni më i keq i sezonit në Serie A

Në Serie A ka përfunduar java e shtatëmbëdhjetë e sezonit 2008/2009, ndërsa analistët e futbollin kanë krijuar formacionin më të keq deri në këtë fazë të sezonit.
Formacioni më i keq (3-4-3):

Portier: Andrea Campagnolo (Reggina)

Mbrojtës: Nicolas Frey (Chievo), Simone Loria (Roma), John Arne Riise (Roma)

Mesfushorë: Ricardo Quaresma (Inter), Christian Poulsen (Juventus), Sergio Almiron (Fiorentina), Amantino Mancini (Inter)

Sulmues: Andriy Shevchenko (Milan), Joaquin Larrivey (Cagliari), Raffaele Palladino (Genoa)

YJET që pritet të popullojnë Serinë A

Diego - INTER - Cmimi 10-20 Milion Euro
Zhoze Murinjo është shumë i kënaqur nga bilanci i 17 ndeshjeve të para në stolin e zikaltërve, por portugezi kërkon t’i shtojë disi më shumë fantazi mesfushës së tij. I vetmi fantazist në qarkullim për momentin duket braziliani Diego. Mesfushori i Verder Bremenit është i sigurt se në janar, apo në përfundim të këtij sezoni, do ta lërë përfundimisht skuadrën e drejtuar nga Tomas Shaf, ndërkohë që emrat e skuadrave të interesuara për të janë të shumta. Juventus dukej shumë pranë arritjes së marrëveshjes me brazilianin, por në ditët e fundit mësohet se Interi ka filluar kontaktet me Diegon, e ardhmja e të cilit tashmë duket e destinuar të jetë Seria A. Numri 10 i Verder Bremenit kushton mbi 15 milionë euro, por presidenti zikaltër, Masimo Morati, dihet që kur bëhet fjalë për kampionë nuk i kursen paratë.


Andrej Arshavin - JUVE/INTER - Cmimi 10 Milion Euro
Futbollisti rus më i spikatur i përfaqësueses së Gus Hidink në Evropianin e 2008, Andrej Arshavin, është objekti i dëshirës së shumë skuadrave, ku spikasin ato të Premier Ligës, por edhe pistat italiane nuk mungojnë. Në fillim të këtij sezoni ishte shumë pranë transferimit tek Totenhem, por rusi tashmë duket i bindur për t’u aktivizuar në Serinë A. Inter dhe Juventus janë dy skuadrat që kërkojnë një fantazist në mesfushën e tyre dhe lojtari rus është një alternativë serioze, ndonëse askush nga dy skuadrat italiane nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të tij dhe klubit të Zenitit. Shifra e transferimit rrotullohet te shifra e mbi 10 milionë eurove, një arsye më shumë për të përvetësuar cilësitë teknike të Arshavinit.


David Silva - JUVENTUS - Cmimi 20 Milion Euro
David Silva, shumë pranë Juventusit. Kjo është ajo çfarë mediat spanjolle e ato italiane thonë prej kohësh. Kriza financiare globale e ka prekur rëndë skuadrën e Valencias, e cila duhet të shesë medoemos ndonjë nga dy yjet e saj, nëse do që të shpëtojë. Klaudio Ranieri dhe skuadra e Juventusit do të ishin të gatshëm ta “ndihmonin” me 20-25 milionë euro Valencian, që ka më tepër se 150 milionë euro borxhe dhe 200 milionë të tjera të investuara në ndërtimin e stadiumit të ri të kësaj skuadre. Pikërisht për këtë arsye, bardhezinjtë, të cilët me rikthimin në Ligën e Kampioneve kanë pasuruar arkat e klubit të tyre, kanë shansin më të mirë të mundin konkurrencën e skuadrave të tjera të interesuar për David Silvan, i cili shihet si zëvendësuesi ideal për Kamoranezin dhe Pavel Nedved në Torino.


Rud Van Nistelroi - ROMA - Cmimi 10 Milion Euro
Reali i Madridit dhe Rud Van Nistelroi duket se do t’i japin lamtumirën njëri-tjetrit në përfundim të këtij sezoni, moment në të cilin pritet dhe rikuperimi i dëmtimit që aktualisht sulmuesi holandez vuan. 32-vjeçari ka një kontratë me “galaktikët”, që skadon në vitin 2010, por me blerjen e Klas-Jan Huntelar dhe përforcimeve të tjera që priten në sulm gjatë merkatos së janarit, Realit nuk i shërben më Van Nistelroi. Por sulmuesi shtatlartë holandez është lojtari që klubi i Romës ëndërron të ketë në gjirin e saj prej dy sezonesh, një sulmues që të garanton 20 gola në sezon. Vetëm se pengesë për kryerjen e një transferimi të tillë në radhët e formacionit italian mund të jetë përfitimi i lartë vjetor i Nistelroit, 5 milionë euro në sezon, ndërkohë që maksimumi që Roma mund t’i ofrojë është 2 milionë.
Lukas Podolski - ROMA - Cmimi 10 Milion Euro
Sigurisht që një tjetër sulmues që u intereson shumë verdhekuqve është edhe Lukas Podolski. 23-vjeçari gjerman vazhdonte të mos gjejë hapësirë në radhët e Bajernit të Mynihut, pasi Jurgen Klinsman i beson verbërisht dy gjigantëve të sulmit të tij, Luka Tonit dhe Miroslav Kloses. Për këtë arsye, Podolski jo pak herë ka shfaqur dëshirën për t’u larguar, madje më hapur se ç’duhet. Ndër preferencat e tij më të mëdha është transferimi te Këlni, skuadër tek e cila është rritur. Por, së fundmi, sulmuesi i bavarezëve është shfaqur shumë i interesuar edhe për ofertat e ardhura në adresë të tij nga Italia, e padyshim që Roma do të ishte një sistemim i mrekullueshëm për të. Nga ana tjetër, edhe trajneri i verdhekuqve, Luçiano Spaleti, do të kishte në dispozicion sulmuesin e shumëkërkuar.
Juri Zhirkov - JUVENTUS - Cmimi 15 milion Euro
Pavel Nedved ka mbërritur në fund të karrierës së tij sportive dhe dëmtimet vazhdojnë e të bëhen më të shpeshta për të. Duke lënë mënjanë problemet fizike të mesfushorit çek të Juventusit, skuadra kërkon me çdo kusht të gjejë një zëvendësues të denjë për Nedvedin. Përveç Silvas, për të cilin janë në luftë dhe skuadra më të pasura se bardhezinjtë, një tjetër alternativë e shkëlqyer që u pëlqen të gjithë drejtuesve torinezë është ajo e Juri Zhirkov, futbollisti rus që spikati në Evropianin e këtij viti dhe vazhdon të paraqitet shkëlqyeshëm edhe me CSKA-në e Moskës. Zhirkov do të ishte i nderuar të përfaqësonte ngjyrat bardhezi, mirëpo për ta lënë të lirë lojtarin, klubi rus kërkon minimalisht 15 milionë euro, shifër mëse e pranueshme për “xhepat” e “Zonjës së vjetër”.

Preciozi: Militon nuk e shes as për 30 milionë euro

“Milito do të qëndrojë te Xhenoa. Nuk kemi asnjë marrëveshje për ta shitur”. Presidenti i kuqebluve, Enriko Preciozi, thekson se nuk ka ndërmend ta largojë argjentinasin, që është në shënjestër të shumë klubeve italiane dhe të huaja. “Milito na ka kushtuar dymbëdhjetë milionë euro dhe nuk dua ta shes as për tridhjetë – është shprehur Preciozi për “Radio Radio”. – Ai është shumë mirë te Xhenoa, ndihet i vlerësuar. Nuk ka asnjë marrëveshje, tashmë po përpiqemi që të gjejmë një lojtar që mund ta zëvendësojë, jo një të dorës së dytë”. Milito është vënë në dukje nga numri i golave të shënuar gjatë fazës së parë të kampionatit dhe tani, në prag të merkatos së janarit, kërkesat për të janë në rritje, që nga Reali i Madridit deri tek Interi e te Juventusi. Bardhezinjtë e kanë vënë në shënjestër si një alternativë për Trezege. Morati ka ofruar shifra shumë të larta dhe lojtarë shumë të rëndësishëm të Interit vetëm për ta pasur në skuadrën e tij, por presidenti i Xhenoas është i qartë kur thotë: “Nuk do ta largoj”.

“Goli i tij ndaj Realit, më i bukur i vitit”

Goli më i bukur i vitit 2008? Për presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, golin më të bukur për këtë vit e ka shënuar Alesandro Del Piero me rastin e sfidës së vlefshme për Ligën e Kampionëve, Juventus-Real Madrid. “Isha në ‘Olimpiko’ të Torinos kur Del Piero goditi fuqishëm në portën e Kasias – ka treguar francezi në një intervistë për shtyp. – U ngrita në këmbë jo vetëm prej faktit që unë jam tifoz i Juventusit, por sepse ai gol ishte i shkëlqyer”. Platini ka bërë një koment lidhur me sfidën e radhës, që do ta dërgojë skuadrën bardhezi në Angli: “Kam vënë re se ka një ekuilibër të habitshëm përsa u përket këtyre dy skuadrave. Çelsi dhe Juventusi janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Pastaj kampionati italian është përmirësuar shumë”.

‘Nuk e mendoj një largim të tijin nga bardhezinjtë’

“Nëse do të luante në një skuadër tjetër, do të kishte mundësi të vihej më në dukje, por Juventusi mbetet Juventus dhe një gjë e tillë është e pamendueshme”. Lojtari në fjalë është Sebastian Xhovinko dhe menaxheri i tij, Klaudio Paskalin ka siguruar se kontrata e sulmuesit me bardhezinjtë do të vazhdojë, (lojtari duhet të rinovojë kontratën) pavarësisht hapësirës së paktë që i ka lënë në dispozicion Ranieri. “Fatkeqësia e Xhovinkos është se ka shumë ngjashmëri me Alesandro Del Pieron. Sipas Ranierit, ai është alternativa nëse Del Piero nuk ka mundësi të luajë dhe nuk ka aspak ndërmend ta ndryshojë këtë gjë. Vetëm kjo është fatkeqësia e tij, sepse ai është një futbollist shumë i mirë. Megjithatë, në shumicën e rasteve duhet të bësh durim dhe të presësh momentin më të mirë për të vepruar. Cilësitë e tij janë të pamohueshme dhe prandaj do të vijë momenti që t’i shfaqë më së miri. Gjithsesi, mendoj se Ranieri duhet t’i japë më shumë hapësirë”, ka përfunduar menaxheri i sulmuesit, Klaudio Paskalin.

Koboli pret më shumë nga 2009-a

2008-a për mua ka qenë një vit pozitiv, ndërsa për Juventusin ka qenë një vit reflektimi. Perspektiva për 2009-ën është që mund të bëhemi shumë më të mirë”. Presidenti i bardhezinjve, Xhovani Koboli Xhili, në një intervistëtë dhënë për “Sky Sport24” ka bërë bilancin e vitit 2008 dhe ka folur për të ardhmen e klubit juventin. “Janarin e kaluar u rikthyem me më pak forcë sesa e kishim lënë në dhjetorin e vitit të mëparshëm, ndërsa këtë sezon patëm vështirësi kundër Napolit dhe Palermos. Kritikat kundrejt nesh kanë qenë të ashpra, nuk e di nëse na kanë ndihmuar, por shoqëria, Blank, Seko, Ranieri dhe skuadra kanë qenë më të bashkuara dhe reaksioni ka qenë i dukshëm, siç e keni parë fare mirë në Torino kundër Real Madridit. Që nga ai moment kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme për disa nga kritikët tanë dhe për disa arsye edhe për veten tonë, pavarësisht se ne e njohim shumë mirë potencialin e skuadrës”. Del Piero dhe të rinjtë – “Më ka bërë përshtypje vazhdimësia fizike dhe atletike e Del Pieros. Asnjë nuk e vë në dyshim që ai është një kampion i madh, por këtë vit, edhe më shumë se vitin e shkuar, ka pasur një prezencë fizike aq të mirë në fushë, saqë ka qenë lojtari kryesor për skuadrën. Juventusi ka luajtur në 2008-ën 43 ndeshje dhe Del Piero ka marrë pjesë në 35 prej tyre. Pastaj Legrotalie është një djalë shumë i mirë, Kielinin, kur të vijë koha e duhur, e shikoj si kapitenin e ardhshëm të Juventusit. Janë edhe të rinjtë si De Çelie, Marçizio dhe Xhovinko, por ka edhe shumë të tjerë që vijnë nga një ambient tjetër, gjithsesi ne kemi besim tek ata”. Objektivat – Tri janë gjërat që mund të bëhen realitet në 2009-ën: fitorja e kampionatit, Amauri italian dhe Del Piero në kombëtare. “Ndoshta jam shumë egoist, por në vend të parë do të vendos fitoren e Juventusit, pastaj dy të tjerat janë në pozicion të barabartë. Amauri? Do të jepte një ndihmesë shumë të madhe për Kombëtaren italiane dhe ndër të tjera do të ndihmonte edhe Juventusin. Pastaj ai nuk do të largohej më për një kohë të gjatë për të marrë pjesë në transfertat e Kombëtares braziliane. Jam i bindur që në 2009-ën do të bëjmë paraqitje edhe më të mira. Interi është gjashtë pikë në avantazh, por mendoj se për kampionatin kemi ende mundësi të fitojmë, por varet edhe nga Interi, le të shpresojmë që ata të bëjnë gabime. Mendoj se lojtarët tanë janë të motivuar për të gjitha kompeticionet, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Italisë, por të them të drejtën, jam i bindur që ata e ndjejnë më shumë Ligën e Kampionëve”. Rivalët – “Interi duhet të fillojë të mësohet me faktin që ngjall antipati, siç u ndodh pothuajse gjithmonë të parëve të klasës, por jam i sigurt që mund ta durojë, sepse ka drejtues shumë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer. Milani ka më shumë mundësi në kompeticionet evropiane. Për këtë arsye mendoj se do të vazhdojë të investojë në kërkimin e ndërkombëtarizimit dhe operacioni Bekham sipas mendimit tim, është më shumë marketing sesa për arsye të mirëfillta futbollistike, por që padyshim anglezi do t’i japë një shkëlqim të ri kuqezinjve për vetë famën e mirë që gëzon. Gjithsesi, nëse drejtuesit e klubit milanez kanë menduar ta bëjnë një gjë të tillë, kanë pasur arsye të forta.

29 dhjetor 2008

Interi dominon Serinë A, por Juventusi e ndjek

Kreu i Serisë A njeh vetëm ngjyrat zikaltër, sido që do ta analizojmë sezonin e tyre. Sido që ta analizojmë paraqitjen e tyre, qoftë gjatë kësaj periudhe 12 mujore, ose të këtyre 17 javëve të para të këtij kampionati të Serisë A, 2008-ta është absolutisht viti i Interit. Që nga shkarkimi i Roberto Mançinit e deri te mbërritja e Zhoze Murinjos nën drejtimin e skuadrës, asgjë e re nuk ka ndodhur në kreun e kampionatit italian, Interi vazhdon të kryesojë bindshëm dhe nëse të tjerat nuk reagojnë, vështirë se situata mund të ndryshojë deri në përfundim të sezonit, por pse jo edhe në vitet e ardhshme. Nëse analizojmë këtë vit të zikaltërve, çdo gjë flet në favorin e tyre, ndërkohë që Milani, duke pasur parasysh që nuk do të ketë as impenjimin në Ligën e Kampioneve, duhej të bënte më shumë kundrejt “kushërinjve” të tyre, të cilët ndodhen plot 9 pikë larg tyre. Nga ana tjetër, Juventusi është padyshim skuadra më e mirë pas asaj të Murinjos. Sezonin e kaluar bardhezinjtë realizuan objektivin e tyre, që ishte rikthimi në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që aktualisht janë ndjekësit më të afërt të kampionëve në fuqi të Italisë, me 6 pikë. Një 2008-të e suksesshme ka qenë edhe për skuadrat si Katania, Xhenoa e Napoli, skuadra të ashtuquajtura të vogla, por që gjatë këtyre 17 javëve të para të Serisë A kanë zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer. Ndërkohë, që zhgënjejnë skuadrat si Roma, një start shumë i gabuar i këtij sezoni, por gjithashtu edhe Udineze e Sampdoria. Këto janë notat për skuadrat italiane për vitin 2008.

INTER 8.5 – Një votë më pak se vitin e kaluar, ndonëse në kampionatin e kaluar, zikaltrit deri në këtë pikë të sezonit ishin ende të pamundur, me një pikë më shumë diferencë kundrejt ndjekëses së tyre, gjashtë gola më shumë të shënuar dhe dy më pak të pësuar. Ndërkohë që në sezonin aktual, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë se Interi, por edhe mbrojtja më e mirë u përket zikaltërve. Gjithsesi, vështirësitë e shfaqura në fushën e lojës janë shumë herë më të mëdha në këtë kampionat sesa në atë të kaluarin, sepse duket se formacioni i Zhoze Muronjos është totalisht i varur nga golat e Zlatan Ibrahimoviçit, ndërkohë që në atë të kaluarin, Hulio Kruz nxirrte nga situata kampionët.

JUVENTUS 8 – Bardhezinjtë janë të vetmit që duken se mbajnë hapin e Interit, duke konfirmuar kështu parashikimet e post sezonit të kaluar si rivalët më të zjarrtë e zikaltërve. Është shumë e vërtetë që “Zonja e Vjetër” ka humbur përballjen direkte me djemtë e Murinjos, por gëzon ekuilibrin taktik dhe urinë për suksese për të vënë në vështirësi Interin, pavarësisht mungesave të shumta dhe të rëndësishme si Bufon, Kamoranezi, Trezege, por edhe Tiago, Poulsen e Zaneti. Me rikthimin e tyre, gjërat priten që të ndryshojmë edhe më pozitivisht për skuadrën torineze.

KATANIA 7.5 – Një skuadër e këndshme
Bilanci i vitit/ Zikaltrit nuk njohin rivalë në 2008-n, Milani dhe Roma zhgënjejnë Interi dominon Serinë A, por Juventusi e ndjek në fushën e lojës, që dëfren me lojën e saj, por mbi të gjitha me një qëndrueshmëri rezultatesh të habitshme, të paktën për objektivat e parashikuara prej saj. Me Valter Zengën në vend të Baldinit, Katania ka përmirësuar me katër pikë rendimentin e saj, nëse krahasojmë 17 javët e para të dy kampionateve. I vetmi defekt i formacionit kuqeblu janë mungesa e fitoreve në transfertë.

XHENOA 7.5 – Skuadra e Gasperinit sivjet ka grumbulluar dhjetë pikë më shumë se në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, një skuadër thuajse e pagabueshme në shtëpinë e saj, ku nuk ka humbur kurrë dhe me kryegolashënuesin më të mirë në radhët e saj, Diego Militon, Xhenoa është padyshim surpriza më e bukur e këtij kampionati.

NAPOLI 7.5 – E teta në kampionatin e kaluar, e pesta aktualisht dhe me pesë pikë më shumë, duke treguar një rritje të vazhdueshme në rendimentin e lojës së saj. Projekti i presidentit De Laurentis po funksionon në mënyrë të shkëlqyer, që së bashku me ndihmën e Marinos dhe Rejas po ofron rezultate konkrete, edhe pse skuadra, e pamundur deri tani në shtëpi, ka humbur katër transfertat e fundit. Gjithsesi, një problem i tillë, duke parë potencialin teknik të Napolit, është mëse i rikuperueshëm dhe një vend mes katër të parave për ta nuk do të ishte një surprizë.

ATALANTA 7 – Kompaktësia e grupit është arma e saj më e fortë, kjo, falë edhe punës së shkëlqyer të trajnerit Del Neri dhe mbështetjes së padiskutueshme të familjes Ruxheri, presidencës së klubit. Maturia e vazhdueshme e shfaqur edhe nga sulmuesi i saj më i mirë, Flokari, aktualisht në kuotën e tetë golave dhe rendimentit të jashtëzakonshëm të kapitenin Kristiano Doni, Atalanta premton të tjera emocione dhe kënaqësi për tifozët në vazhdimin e javëve të ardhshme, edhe pse klubi këmbëngul se objektivi i vetëm është qëndrimin në Serinë A.

KALJARI 7 – Përgëzimet më të mëdha i meriton presidenti Çelino, që i ka habitur të gjithë, duke konfirmuar trajnerin Alegri në krye të stolit të skuadrës pas pesë humbjesh radhazi në pesë ndeshjet e para të kampionatit. E pamëshirshme në shtëpinë e saj kundër kundërshtarëve direkt, Kaljari avancon e sigurt në të ardhmen nën vulën e golave të të përhershmëve, Akuafreska dhe Zheda.

FIORENTINA 7 – E ka nisur mjaft dobët këtë sezon, por e ka përfunduar atë, të paktën deri në këtë fazë, në mënyrë të shkëlqyer, me tri fitore radhazi. Xhilardino konfirmohet si një sulmues race dhe nën mbështetjen e Mutusë, Fiorentina dhe Prandeli do të jetë një kockë e fortë për cilëndo skuadër.

SIENA 7 – Ndeshja kundër Interit ishte e fundit e një serie të gjatë paraqitjesh pozitive për vitin 2008. Me lojën spektakolare, bardhezinjtë e Xhampaolos do të provojnë me të gjitha forcat të sigurojnë qëndrimin në Serinë A, ndonëse në 2009 do të kërkohet të shënohet disi më shumë.

LACIO 6.5 – Vendi i shtatë aktual, duke kujtuar vështirësitë me të cilat kjo skuadër është përballur në sezonin e kaluar meriton një notë më të lartë, por pas fillimit të vrullshëm të lojtarëve të Delio Rosit, ndeshjet e dobëta të zhvilluara në javët e fundit kanë ulur disi entuziazmin dhe dëshirën për të luftuar. Zarate padyshim është një ndër blerjet më të goditura të Serisë A ndër vite, por i mungon pak eksperiencë.

MILANI 6 – Skuadra më e fortë në shtëpinë e saj me 24 pikë të grumbulluara, por gjen vështirësi të jashtëzakonshme në transfertë. Një notë e tillë është mesatarja aritmetike e asaj që meriton për paraqitjet në shtëpi, padyshim 8 dhe 4-ës, që meriton për sfidat larg “San Siros”. Duke qenë se sivjet kuqezinjtë e nisën më të karikuar se kurrë për të rikthyer titullin e Serisë A në shtëpinë e tyre, nuk mund të mjaftojë vetëm ai sukses i arritur kundër zikaltërve, pasi aktualisht Interi ka një diferencë prej nëntë pikësh nga skuadra e Ançelotit. Përveçse duhet të zgjohet disi në 2009, Milani duhet të shpresojë edhe në gabimet e Interit.

PALERMO 6 – Pavarësisht ndërrimeve të shpeshta të trajnerëve, Palermo duket një skuadër pa shpirt. Ndryshon ritëm vetëm në ndeshjet me skuadrat e mëdha, ku kujtojmë këtu fitoret bindëse ndaj Milanit e Romës, por vetëm kaq.

BOLONJA e LEÇE 5.5 – Kuqeblutë e fillojnë me një fitore madhështore në “San Siro” kundër Milanit, por deri me mbërritjen e Mihajloviçit, nën drejtimin e skuadrës asgjë konkrete nuk ishte parë, pavarësisht 12 golave të Marko Di
Vaios. Edhe Leçe është ajo skuadër, që lufton me të mëdhatë, por ngec në ndeshjet direkt. Padyshim që këto dy formacione janë ndër kandidatet për t’u rikthyer në Serinë B, por nuk dihet kush do ta arrijë.

ROMA 5 – Nuk mund ta niste në mënyrë më të keqe sezonin. Mbetet menjëherë jashtë luftës për titull dhe tashmë duhet të ndjekë me vështirësi, por edhe me shumë sakrificë ‘trenin’ e skuadrave që të çon drejt vendit të katërt. Objektivi i vetëm që verdhekuqtë mund të kërkojnë nga ky sezon i Serisë A.

SAMPDORIA – TORINO – UDINEZE 5 – E mbyll sezonin e kaluar në vend të gjashtë, por skuadra aktuale nuk i ngjason aspak asaj së kaluarës. Shumë probleme në sulm dhe jo më kot vetëm Kievo, Leçe e Siena kanë shënuar më pak se bardhekaltrit. Udineze fillimisht u cilësua si surpriza e sezonit, pasi për tri javë mbajti edhe kryesimin e renditjes, ndërkohë që tashmë ka humbur plotësisht në pozicionet e mesit të tabelës. Skuadra duhet të reagojë, por... Torino, ashtu si Palermo, është një skuadër pa shpirt gare, shumë e vakët në lojën e saj, por me Novelinon pritet të ndryshojë ritëm.

REXHINA 4.5 – Objektivi i kalbrezëve është shpëtimi nga rënia nga Seria A për të dhjetin vit radhazi. Ndryshe nga sezonet e kaluara, organika e skuadrës është më pak cilësore me përjashtim të Korradit e Kocës, ndaj shpresat janë të pakta.

KIEVO 4 – Fitorja në javën e parë kundër Rexhinës kishte gënjyer verdheblutë, të cilët pavarësisht zëvendësimit të trajnerit, Iakini me Di Karlon, duken të destinuar të rikthehen në Serinë B.

“2008, fitore të paharrueshme”

Në shtëpinë e “Zonjës së vjetër” ka ardhur momenti, që lojtarë e drejtues të bëjnë bilancin e fundvitit. Një ndër ta është edhe Mauro Xherman Kamoranezi. Mesfushori fatkeq i Juventusit, për shkak të dëmtimeve të shumta, veçon atë fitore të marrë në “San Siro” kampionatin e kaluar ndaj Interit, si kujtimin më të bukur që ka nga viti 2008: “Momenti më i bukur gjatë këtij viti ka qenë padyshim triumfi ndaj Interit brenda në ‘San Siro’. Nuk do ta harroj kurrë atë mbrëmje. Edhe fytyrat e tifozëve juventinë nuk kam për t’i harruar ndonjëherë. Për ne, ajo fitore ishte mjaft e rëndësishme. Gjunjëzuam Interin, kampionen e padiskutueshme të Italisë në sezonet e fundit. Me atë sukses u hakmorëm në një farë mënyre ndaj zikaltërve, – ka deklaruar Kamoranezi, përballë mikrofonave të ‘Juventus Channel’. - Sivjet gjërat kanë ndryshuar për mirë. Jemi përforcuar më shumë falë ardhjeve të reja në skuadër. Për mendimin tim Juventusi ka lojtarë të rinj e të talentuar, të cilët shumë shpejt do shpërthejnë e do e çojnë akoma më lart emrin e këtij klubi legjendar”. I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga viti që vjen, Kamoranezi përgjigjet: “Shpresoj të gjej vazhdimësi në fushë e të mos dëmtohem më”. Por me sa duket mesfushori tjetër i bardhezinjve, Momo Sisoko, ka të inkuadruar në mendjen e tij një tjetër sukses për skuadrën e Juventusit. E nëse Kamoranezi nuk do ta harrojë kurrë fitoren e Juves ndaj Interit në Milano, Sisoko nuk do ta fshijë kurrë nga kujtesa triumfin e Del Pieros me shokë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampioneve, vetëm pak javë më parë në “Santiago Bernabeu”. “Ndeshja më emocionuese ka qenë ajo kundër Real Madridit. Ajo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për të gjithë ne, – tregon mesfushori bardhezi. – Sivjet Juventusi ka me të vërtetë një skuadër të mirë. Në dhomat e zhveshjes dhe në fushë ekziston një lidhje shumë e ngushtë ndërmjet lojtarëve, – nënvizon ish-mesfushori i Liverpulit. – Nëse sivjet do fitonim Ligën e Kampioneve apo kampionatin, do të ishte e mrekullueshme”.

Përforcimet e Ranierit vijnë nga infermieria

Ka shumë mundësi që kundër Çelsit, në sfidën e dyfishtë të Ligës së Kampioneve, tekniku bardhezi, Klaudio Ranieri, të ketë në dispozicion edhe David Trezegenë. Bomberi francez, pas atij operacioni në të dyja këmbët, është rikuperuar. Ai pritet të rifillojë stërvitjen rregullisht në ditët e para të janarit. Për momentin, Trezege ndodhet me pushime në Amerikë, e gjithmonë sipas stafit bardhezi do mund të zbresë në fushën e blertë brenda një muaji. Pas lajmeve të mira për ‘Trezegol’, kreu i pankinës juventine, Ranieri, tani mund të marrë frymë lirisht, pasi përveç rikuperimit të francezit, për sezonin që vjen do mund të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët e dëmtuar, më konkretisht Tiagon, Poulsen, Kamoranezin, Zebinën, Salihamixhiçin e të tjerë, elementët kryesorë këta që do përforcojnë armatën e “Zonjës së vjetër” në luftën për titull, por edhe në Evropë.

DEL PIERO, TOTI, MURINJO, NJË LIPI ME KËND TË GJERË

Marçelo Lipi ka dhënë mendimin e tij për gjithçka: lojtarët e kombëtares, të rinjtë, rolin si trajner, Del Pieron, Totin, Ançelotin, Mançinin dhe Murinjon. Del Piero – “Unë mendoj se Alesandro Del Piero do të arrijë në kuotën e 300 golave (tani ka shënuar vetëm 252), sepse është një djalë që ka aq shumë dëshirë për të luajtur, i pëlqen aq shumë t’i përgatisë më së miri paraqitjet e tij nga pikëpamja teknike dhe atletike, nga pikëpamja psikologjike, sa të jep ndjesinë që nuk është një lojtar 34- vjeçar në përfundim të karrierës së tij, por sikur ka ende shumë objektiva përpara vetes. Në botë, Del Piero është Juventusi dhe Juventusi është Del Piero”. Toti – Ashtu si Del Piero, edhe Toti ka historinë e tij. “Është një djalë shumë i mirë, mjaft i zoti, i thjeshtë, madje edhe pak i turpshëm, pavarësisht se është tepër i rëndësishëm në futbollin italian, sidomos në atë kryeqytetas. Kur e kam njohur, më ka bërë përshtypje një gjë, – shpjegon Lipi, – aftësia e tij për të reaguar ndaj shumë dëmtimeve që ka pësuar. I ka kaluar mjaft shpejt. Për shembull, dëmtimi gjatë botërorit: më kujtohet që ishte ai i pari, në një ambient ku kjo po përjetohej me shumë dramacitet, që u dha siguri e qetësi të gjithë njerëzve që i qëndronin afër. Dhe kjo ishte me të vërtetë mbresëlënëse. Ja pse isha shumë i sigurt që do të rikuperohej shpejt”. Kanavaro – “Fabio është i veçantë, sepse nuk janë lojtarët më të shkëlqyer ata që bëjnë goditje me takë apo pasime të hijshme, por janë ata që arrijnë të japin më të mirën e tyre në një ambient të caktuar duke përfshirë edhe shokët e skuadrës. Fabio është një nga këta njerëz. A do ta lejojmë të shënojë rekordin e paraqitjeve me kombëtaren? Mendoj se ky është një nga objektivat e tij, por është aq serioz, sa po ta kuptonte se nuk është më në lartësinë e duhur, nuk do të pretendonte të luante vetëm sa për të shënuar rekordin. Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë, por mund të them pa frikë se mund të luajë edhe 2-3 vjet”. Xhilardino – Lipi ka dhënë mendimin e tij edhe për sulmuesin që është rikthyer fuqishëm tek Fiorentina: “Është diçka shumë e bukur që Xhilardino ka arritur të rigjejë papritur sigurinë në ambientin ku luan dhe harmoninë me trajnerin e tij. Pavarësisht se ka qenë diçka krejtësisht e papritur, ai është sinkronizuar edhe me ambientin e kombëtares”. Pankina e Milanit – “Ka qenë një periudhë gjatë së cilës unë isha në dijeni të gjërave që ndodhnin aty, nga ato që lexoja nëpër gazeta. Dhe, të them të drejtën, nuk e kam pasur kurrë ndjesinë që Milani nuk donte të kishte më si trajner Ançelotin, i cili e njeh atë klub si askush tjetër. Ndjesia që kemi pasur gjithmonë gjatë viteve të fundit është që Milani është Ançeloti dhe Ançeloti është Milani. Është mjaft e fortë lidhja ndërmjet trajnerit dhe shoqërisë. Situatave tepër të vështira, të cilave u ka dhënë zgjidhje, madje edhe nga pikëpamja psikologjike, vetëm një njohës shumë i mirë i ambientit milanist mund t’i zgjidhte. Për këtë arsye kam menduar gjithmonë se e ardhmja e Milanit do të jetë e lidhur me Ançelotin dhe nuk besoj se do të ndryshoj mendim”. Roli – Trajneri i kombëtares ka bërë një koment edhe për rolin e trajnerëve, lidhur me deklaratat e RobertoMançinit pas humbjes me Liverpulin, e vlefshme për Ligën e Kampionëve 2007-2008. “Figura e trajnerit është shumë e veçantë. Nuk bëhet fjalë për eksperiencë, vjetërsi, punë, a për mënyrën sesi sillesh në situata të veçanta. Ato janë thjesht momente,në të cilat ndihesh i ezauruar, ndihesh gati-gati i zhgënjyer, sepse punën tënde e përjeton me një intensitet të habitshëm, me një pasion të madh, me një vullnet të pashtershëm dhe kur merr një rezultat shumë negativ, nuk mban më dhe shprehesh me ca fjalë, të cilat po t’i kishe menduar edhe për pak sekonda më tepër, nuk do t’i kishe thënë kurrë”. Lipi më pas ndalet tek Murinjo. “Kam biseduar shumë herë me të, e njihja që nga mbledhjet e UEFA-s. Kurrë nuk kam dëgjuar një futbollist të flasë keq për Murinjon, përkundrazi të gjithë flasin me shumë mirë. Dhe kjo është meritë vetëm e trajnerit”. Zbulimi – “Ajo që ka ndodhur në Napoli është diçka shumë e bukur. Duket sikur ky qytet mund t’i përjetojë momente të tilla vetëm falë publikut të tij dhe pjesëmarrjes. Mirëpo, në të vërtetë, pas këtyre rezultateve qëndron një programim tepër serioz, qëndron një shoqëri që ka punuar shumë, që ka gjetur lojtarë të rinj mjaft interesantë; një shoqëri me ka një kapacitet të shkëlqyer nga pikëpamja tekniko-taktike e që ka mbledhur disa lojtarë kaq të mirë dhe që ka bërë një grup të bashkuar”.Veteranët dhe të rinjtë – Lipi rrëfen, ndër të tjera, edhe dëshirën e tij për vitin 2009: “Vazhdimësia e kësaj gjëje kaq të bukur, kaq mahnitëse, kaq të rëndësishme me të cilën jam marrë kohët e fundit, domethënë me ristrukturimin e grupit të ri, i cili ka cilësitë e duhura psikologjike për të provuar edhe njëherë të zbresë në fushë një super skuadër për Botërorin 2010. Sipas mendimit tim, po ecim në rrugën e duhur, sepse kemi lojtarë veteranë që janë fantastikë dhe kanë dëshirë të vihen në dispozicion të të tjerëve. Por kemi edhe lojtarë të rinj që janë të gatshëm të përshtaten e të përfitojnë eksperiencë nga më të vjetrit. 2010? Do të ishte fantastike sikur ta fitonim edhe njëherë botërorin”.

“Pres një shans nga Dunga”

“Pres i qetë, qoftë kjo një ftesë nga përfaqësuesja braziliane apo italiane. Gjithsesi, unë jam brazilian dhe e vetmja kombëtare me të cilën mund të luaj, të paktën për momentin, është ajo e ‘Seleçaos’. Pres një shans për të treguar vlerat e mia”. Kjo është një ndër deklaratat e sulmuesit të Juventusit, Amauri De Karvajo, për të përditshmen braziliane “Estado de S.Paolo”. Fjalët e autorit të 11 golave në Serinë A kanë ardhur pas sinjaleve të para pozitive që Karlos Dunga ka lëshuar kundrejt tij, katër ditë më parë, me anë të një interviste, gjatë së cilës theksonte se “mund të thërras në kombëtare Amaurin, por të mos pretendojë fanellën e titullarit”. Mbi këto deklarata, Amauri kërkon të sqarojë se kurrë nuk ka pretenduar fanellën e titullarit tek Brazili, pa e merituar atë: “Deklaratat e ish-menaxherit, që theksonte se meritoja fanellën e titullarit, më kanë dëmtuar në një farë mënyrë në sytë e Karlos Dungës. Ju siguroj të gjithëve, por edhe trajnerin e Brazilit, se kurrë nuk kam pretenduar diçka që nuk e meritoj. Nëse ai do të ma japë një shans, kjo do të thotë se një gjë të tillë e kam merituar me atë çfarë kam shfaqur në fushën e lojës, jo sepse të tjerë në emrin tim mund të bëjnë presion”.

“Ëndërrojmë një 2009 si protagonistë”

“Sigurisht, më vjen keq që disa pikë i kemi lënë kot rrugës, por, nga ana tjetër, ndeshjet e fituara ndaj Milanit dhe Interit në kampionatin e kaluar brenda në ‘San Siro’ dhe padyshim fitorja ndaj Romës, do të jenë kujtimet më të bukura për ne nga sezoni 2008. Rikthimi në Ligën e Kampioneve, pas dy vitesh të vështira për këtë skuadër, dhe fitorja spektakolare e regjistruar në ‘Santiatgo Bernabeu’ kundër Realit të Madridit do të jenë perlat e Juventusit, që të gjithë do t’i kujtojmë”, është shprehur Klaudio Ranieri. Trajneri i “Zonjës së vjetër” vijëzon një rrugë të suksesshme të bardhezinjve, që ka karakterizuar vitin që pritet të mbyllet, duke rikujtuar edhe njëherë momentet e mrekullueshme, shumë emocionuese për të, lojtarët e tij dhe veçanërisht për popullin juventin. Gjithsesi, timonieri i formacionit torinez nuk kërkon të ndalet vetëm tek këto suksese, pasi nga viti 2009 pret gjëra akoma më shumë emocionuese, pse jo një sezon që shpresohet të përfundojë me fitimin e diçkaje të rëndësishme, si kampionati italian apo Liga e Kampioneve. “Kënaqësia më e madhe për këtë fazë të sezonit është impenjimi i jashtëzakonshëm që kampionët tanë kanë shfaqur në çdo ndeshje në fushën e lojës, si dhe fakti që të gjitha përforcimet tona të merkatos së verë janë ambientuar menjëherë me lojën që ne bëjmë. Edhe Tiago, i cili në kampionatin e kaluar nuk mundi të gjente hapin e duhur, sivjet ia ka dalë mbanë dhe do të jetë ai një ndër blerjet tona më të rëndësishme, - ka vijuar tekniku juventin. - Pastaj, fakti që edhe ata lojtarë, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë, tregohen gjithmonë të gatshëm e të motivuar përbëjnë shpirtin e vërtetë të këtij grupi. Të gjithë janë të gatshëm të sakrifikohen, e padyshim që është kjo gjë arma më e fortë e skuadrës sonë”, ka theksuar Ranieri.“Një 2009 pozitive” – Duke parë sesi është paraqitur Juventusi gjatë kësaj periudhe, trajneri pret gjëra akoma edhe më pozitive për vitin e ardhshëm. Mirëpo jo gjithmonë dëshirat që thuhen, mund të realizohen. “Të ëndërrosh është diçka, dhe ta realizosh atë është diçka tjetër. Unë them gjithmonë që fillimisht duhet të punojmë e më pas të mendojmë për zbatimin e idesë sonë. Duke parë sesi punojmë bashkë me lojtarët çdo ditë, mund të them se nga viti 2009 pres një sezon si protagonistë”, ka përfunduar trajneri i formacionit bardhezi, Klaudio Ranieri.

Amauri i shtrin dorën Dungës

Por mamaja e tij është pro aktivizimit të tij në kombëtaren e Italisë
Brazili mbetet në ëndrrat e Amaurit. Në pritje të pasaportës italiane, që do t‘i hapte portat e kombëtares së Lipit, sulmuesi i Juventusit, në një intervistë për të përditshmen braziliane "Estado de S.Paulo", thekson se, opsioni i tij i parë mbetet seleçao. Dunga akoma nuk e thërret, edhe pse në ditët e kaluara nuk e ka përjashtuar si mundësi se mund ta grumbullojë për miqësoren e 10 shkurtit, pikërisht kundër Italisë. "Pres i qetë një grumbullim ose me kombëtaren e Brazilit ose ma atë të Italisë, thotë Amauri. Pasaporta? Varet nga burokracia, mund të vijë pas pak ditësh apo muajsh, mund të jetë gati edhe në fillim të vitit. Megjithatë, unë jam brazilian dhe kombëtarja e vetme ku unë mund të luaj për momentin është ajo braziliane. Po pres vetëm një shans". Verdhëjeshilët - Me Dungën shpjegon ai "nuk kam pasur asnjë kontakt, por jam i sigurt që po më vëzhgon. E di që nuk është e lehtë të arrish te seleçao. Dunga punon me një grup lojtarësh prej dy vitesh dhe unë thuajse jam një i panjohur, edhe pse tani luaj te Juventus dhe kjo i jep më shumë peshë imazhit tim". Trajneri i verdhëjeshilëve e ka lënë të hapur thirrjen e Amaurit, por nuk dëshiron presion. "Ndoshta e ka thënë një gjë të tillë, për shkak të një deklarate të ish-menaxherit tim, që kërcënoi se, do të ankohesha për Dungën, tregon futbollisti bardhezi. Por nuk është e vërtetë dhe besoj se kjo histori nuk duhet të më ndjekë më. E di që trajnerët nuk i pëlqejnë këto gjëra dhe dua t‘i them Dungës se, nuk kam kërkuar kurrë asgjë. Nuk është pjesë e karakterit tim. Nëse do të shkoj në kombëtare, kjo do të ndodhë sepse kam punuar shumë, sepse e kam merituar në fushë, jo sepse të tjerët po bëjnë presion".Bardhezi - Por në mendimet e Amaurit nuk është vetëm Brazili. Te Juventus sulmuesi po gjen edhe lavdinë e tij. "Karriera ime po ecën shumë mirë, vazhdon ai. Ika nga Palermo dhe te Juventusi jam ambientuar menjëherë. Është e lehtë të luash me Del Pieron, Nedved, Kamoranezi. Ndeshja me Milanin? Ka qenë shumë e rëndësishme, kemi mundur një kundërshtar shumë të fortë, ka qenë një natë speciale. Pas nëntë vitesh luftë, nga ardhja ime në Itali, duke kaluar nëpërmjet Serisë B, tashmë luaj për një nga klubet më të rëndësishme të botës dhe gjëja më e bukur është se po tregoj vlerat e mia të vërteta. Ka qenë një 2008 shumë e kompletuar, më mungon vetëm grumbullimi në kombëtare".Bashkëkombësit - I vetmi brazilian te bardhezinjtë ("por me Tiago flasin edhe portugalisht"), Amauri ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëkombësit e tij në Serinë A ("Julio Çezar është një mik i madh") dhe një ditë shpreson të kthehet në vendin e tij, për të veshur bluzën e skuadrës së zemrës. "San Paolo është si Juventusi i Brazilit, një skuadër e madhe, pohon ai. Ëndërroj akoma të luaj atje, por jo për momentin. Pas 9 vitesh në Itali, më në fund po luaj në një skuadër të madhe, por si tifoz i San Paolos dëshiroj akoma të luaj në skuadrën time të zemrës. E kam ndjekur në fitoren e kampionatit brazilian, isha i lumtur, ka qenë një muaj perfekt për mua".

Juventus 10 milionë për Behramin

Juventus i ka përgatitur 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Valon Behramit. Sipas ueb faqes italiane, ilcalciomercato.it, kosovari me pasaportë zvicerane nuk do ta refuzonte transferimin te Bianconerët. Juventus po e sfidon Romën dhe Milanin për mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, shkruan ueb faqja italiane, ilcalciomercato.it. Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeje, futbollisti i West Hamit e pëlqen destinacionin te Bianconerët, në rast se dy klubet merren vesh në mes vete. Drejtor gjeneral i Juventusit, Jean Claude Blanc e ka bërë gati një ofertë prej 10 milionë eurosh, për ta transferuar 23-vjeçarin në Torino. Për ish-futbollistin e Lazios, interesim ka shprehur edhe Fiorentina, por klubit Viola i është komplikuar puna, ngase dëshironte ta shkëmbente sulmuesin e vet, Pazzini, me Behramin, gjë e cila është hedhur poshtë nga zyrtarët e klubit anglez dhe që nuk do të ndodhë.
Ditë më parë, mediat angleze shkruanin se përpos Juventusit, Milan, Roma e Fiorentina, për Valon Behramin është i interesuar edhe nënkampioni i Evropës dhe i Anglisë, Chelsea.
Drejtori sportiv i West Hamit, Gianluca Nani, javën e kaluar e kishte përgënjeshtruar lajmin se Behrami do të largohej nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk e kishte përjashtuar mundësinë se kjo do të mund të ndodhë gjatë verës së ardhshme.
Klubi anglez e kishte blerë Behramin nga Lazio për 6 milionë euro, verën që e lamë pas, ndërsa tash kartonin e mesfushorit, njëherësh edhe mbrojtësit të djathtë kosovar, e vlerëson 20 milionë euro. Megjithatë, më shumë rreth së ardhmes së kosovarit, i cili ka shkëlqyer këtë pjesë të sezonit te West Hami, do të dihet në muajin janar, kur fillon afati kalimtar.

Kush do të jetë golashënuesi më i mirë në Serie A

Gara e sivjetme në Serie A për ta fituar titullin e golashënuesit më të mirë duket të jetë më e nxehtë.
Liga italiane është e njohur më së shumti për lojë defanzive, ndërsa këtë sezon duket se do të ndodhë ndryshe, pasi që ka kaluar java e shtatëmbëdhjetë, ndërsa tre sulmues i kanë nga 12 gola të shënuar. Marco Di Vaio (Bologna), Diego Milito (Genoa) dhe Alberto Gilardino (Fiorentina) aktualisht prijnë në listën e golashënuesve me nga 12 gola, të ndjekur nga Amauri (Juventus) që ka shënuar 11 gola dhe Zlatan Ibrahimovic (Inter) me 10 gola të shënuar. Do të jetë interesant të shikohet se kush do të përfundojë si golashënuesi më i mirë i sezonit 2008/2009 gjë që do të vendoset muajt e ardhshëm. Sezonin e kaluar golashënuesi më i mirë u shpall kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero. Kush mendoni se do të ta fitojë titullin “Capocannoniere”, i cili i jepet golashënuesit më të mirë në Serie A.

Milito lojtar i Juventusit në qershor?

Sipas të përditshmes italiane "Tuttosport", Juventusi dëshiron ta joshë sulmuesin e Genoas, Diego Milito, ndërsa sipas të njëjtit burim, presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, tashmë ia ka premtuar sulmuesin Zonjës së Vjetër.
Genoa ka refuzuar ofertat luksoze për ta shitur në janar sulmuesin e kthyer këtë sezon nga Zaragoza, ndërsa “Tuttosport” njofton se kjo ka ndodhur për shkak se Milito do të kalojë te bardhezinjtë gjatë afatit kalimtar veror. Ndërmjet ofertave tjera, Genoa ka refuzuar propozimin disamilionësh të Interit dhe për të zgjedhur ndërmjet lojtarëve, si Burdisso, Dacourt, Obinna dhe Jimenez, për shërbimet e argjentinasit.

28 dhjetor 2008

10 golat më të mirë të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve çdo vit shndërrohet në arenën ku ekipet më të mira europiane i sprovojnë forcat e tyre. Padyshim, atë më së shumti e karakterizojnë golat e shkëlqyeshëm, të cilët nuk kanë munguar edhe këtë edicion. Tashmë Liga e Kampionëve për këtë sezon ka lënë pas gjysmën e rrugës, ndërsa disa nga golat duket se do t’i mbajmë mend gjatë.
Më poshtë mund t’i shihni 10 golat më të bukur.

Goli i Alex Del Pieros kunder Zenitit eshte i renditur si goli i pare, por Del Piero nuk u ndal me kaq, Goli i shenuar kunder Real Madridit eshte i radhitur si i Treti..
GRANDE - DEL PIERO

Fluturon, fluturon Amauri

Fluturon, fluturon Amauri. Është ai hero i goditjeve me kokë për vitin 2008. Për më tepër, sulmuesi brazilian ka realizuar 9 gola me kokë këtë sezon. Pas tij renditet dyshja italiane, Pippo Inzaghi dhe i rilinduri Alberto Gilardino, të cilët këtë vit shënuan nga 5 gola me kokë.
Ndërsa, janë tre futbollistë që këtë vit realizuan nga 4 gola me kokë, Jeda, Pato e Panucci, kurse 8 futbollistë kanë shënuar nga 3 gola me kokë, ndër ta edhe juventini tjetër, mbrojtësi Chiellini. Vlen të përmendet se 5 nga 9 golat e shënuar me kokë Amauri i ka realizuar në fanellën e Juventusit, derisa katër të tjerë i kishte arritur sa luante te Palermo.
Me Bianconerët ai kishte shënuar menjëherë me kokë ndaj Catanias, kurse viktimat e tjera ishin edhe Genoa, Lecce, Milan e Atalanta. Fakti se Amauri ishte goditësi më i mirë i topit me kokë në vitin e tij më të suksesshëm, nuk duhet ta habisë askë, duke marrë parasysh se armë e brazilianit nuk është vetëm gjatësia, por është mënyra se si arrin ta perceptojë pozitën para se të hidhet në ajër për ta goditur topin me kokë.
Amauri konsiderohet si specialist i madh i goditjeve me kokë dhe pasardhës i denjë i futbollistëve që e kishin karakteristikë gjuajtjen me kokë si Roberto Bettega, Gigi Riva e Gianni Bui në vitet shtatëdhjetë, Spillo Altobelli, Mark Hateley, Francesco Graziani e Franco Vannini në vitet tetëdhjetë dhe në fund, në vitet nëntëdhjetë, Andrea Silenzi, Fabrizio Ravanelli e Bobo Vieri.

Ranieri: Eshtë zemra arma e Juventusit tim!

Trajneri bardhezi bën bilancin e 2008?ës: “Në mendje më janë fiksuar fitorja me Milanin, me Interin në “San Siro”, me Romën dhe ndaj Realit, në “Bernabeu”. Çfarë perlash...” Vendi i tretë në kampionat dhe rikthimi në Champions League, faza e grupeve në Europë e mbyllur më vendin e parë përpara Real Madridit dhe vendi i dytë në renditjen e Serisë A, pas Interit. Për Juventusin e Klaudio Ranierit, 2008?ta ishte një vit i mbushur me kënaqësi dhe trajneri bardhezi pranon se “janë të ndryshme pikët që i kanë mbetur të fiksuara në mendje: ndeshjet e fituara ndaj Milanit, ndaj Interit në “San Siro”, përballë Romës dhe sidomos fitorja ndaj Realit, në “Bernabeu”, që na dha mundësi ta mbyllnim në vend të parë grupin e Champions League. Këto janë perlat që kemi realizuar në këtë 2008?të”, u shpreh trajneri bardhezi, i cili në këtë intervistë të dhënë për “Juventus Channel” ka shprehur të gjithë gëzimin e tij, por duke prekur edhe temat e tjera, siç janë kriza e kaluar apo dëmtimet e shumta. Por, analiza e Ranierit nuk ndalet me këto suksese. Tekniku i “Zonjës” nënvizon edhe cilësinë më të madhe të Juventusit, gati një shtysë për vitin e ardhshëm: “Soliditeti që na kanë dhënë kampionët tonë dhe më pas fakti që të gjithë djemtë që kemi blerë janë ambjentuar më së miri janë për t’u përgëzuar. Edhe Tiago, që ndoshta vitin e shkuar nuk arriti që të gjente hapësirën e duhur dhe rendimentin që pritej për të shpërthyer, këtë vit ia ka dalë. Pastaj, duhet përmendur edhe fakti që të gjithë, kampionë apo jo, luajnë me zemër për skuadrën. Çdokush sakrifikon dhe jep gjithçka që ka për të mirën e ekipit dhe kjo besoj se është shumë e rëndësishme”. Në fund, Ranieri foli edhe për 2009?n, duke vendosur objektivat: “Do të doja që viti i ardhshëm të ishte edhe më i mirë. Qëllimi ynë? Të kemi sa më shumë gëzime, por kjo do të varet se si do të paraqitemi. Nëse vazhdojmë kështu dhe nëse kjo skuadër gëzon shëndet të plotë, pa lojtarë të dëmtuar, mund të arrijmë shumë larg. Trezege? Shpresojmë që të kthehet shpejt, për Champions League. Bufon dhe Poulsen do të jenë gati që në ndeshjen ndaj Sienës dhe të tjerë akoma do të rikuperohen me kalimin e kohës. Faza përgatitore do të na shërbejë shumë”.

E ëma e Amaurit bën tifo për Kombëtaren italiane

Ëndrra e Amaurit është të luajë me Kombëtaren braziliane. Këto i ka zbuluar Zhanet Oliveira, mamaja e sulmuesit juventin, por edhe vetë Amauri nuk e ka fshehur kurrë këtë fakt. Gjithsesi, nëna e tij bën tifo që i biri të zgjedhë të kaltrit: “Ëndrra e tij është të luajë për Brazilin, por për mendimin tim ai duhet të zgjedhë për të përfaqësuar Italinë, sepse Italia është vendi që i ka dhuruar famë dhe sukses Amaurit. Por si nënë, dua që të realizohen të gjitha ëndrrat e djalit tim”. Ndërsa Amauri shprehet: “Nëse do të më jepej një mundësi me ‘Seleçaon’, do të më realizohej një ëndërr madhështore. Pasaporta italiane? Nuk e dua që të kem mundësi të luaj në Kombëtaren italiane, por thjesht për faktin se nuk dua të jem më një lojtar ekstrakomunitar”.

“Juventusi, çfarë emocioni!”

Dy fytyra të reja, dy siguri për të ardh men e Juventusit. Maninger, i mbërritur në Torino për të zëvendësuar portierin më të mirë në botë, Xhixhi Bufon, ka kryer misionin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Amauri, braziliani për të cilin Juventusi shpenzoi plot 24 milionë euro në merkaton e verës, ka mbuluar shkëlqyeshëm mungesën e David Trezegesë, golashënuesit të huaj më të mirë në historinë e “Zonjës së Vjetër”. Me golat e tij është shndërruar në një ndër shtyllat më të rëndësishme të formacionit të Klaudio Ranierit. 2008 për këta dy lojtarë ka qenë një moment magjik dhe të dy janë mëse të lumtur për aventurën e tyre bardhezi. “Dy gjëra kujtoj në veçanti nga ky vit, - shpjegon portieri bardhezi në intervistën për “Juventus Channel” – fundin e kampionatit me skuadrën e Sienës dhe firmosjen e kontratës për Juventusin”. “Të mundja bardhezinjtë për herë të parë në karrierën time me Palermon dhe më pas të transferohesha në këtë klub madhështor”, I përgjigjet të njëjtës pyetjeje sulmuesi brazilian. “Ky ka qenë padyshim momenti më i bukur i këtij viti për mua”, vazhdon të theksojë Amauri. Aventura në radhët e “Zonjës e Vjetër” ka vetëm pak muaj që ka filluar, por të dy të intervistuarit kanë mbetur të magjepsur nga ambienti që kanë gjetur në Torino: “Kam mbërritur vetëm katër muaj më parë, - kujton Maninger – dhe në asnjë vend tjetër nuk kam gjetur kurrë një grup lojtarësh kaq të bashkuar sa këtu në Torino. Edhe pse ndoshta një gjë të tillë mund ta kisha dëgjuar nga lojtarë të tjerë, që kanë qenë në të kaluarën pjesë e Juventusit, tashmë e kuptoj dhe jam i bindur se është pikërisht kompaktësia e lojtarëve, forca më e madhe e kësaj skuadre”. “Nga jashtë të gjithë e dinë se Juventusi është një klub i jashtëzakonshëm, - vazhdon sulmuesi brazilian Amauri – por duke e jetuar nga brenda një eksperiencë të tillë, mund të them që këtu është një mrekulli të punosh me këtë staf dhe të përfaqësosh një fanellë të tillë”. Për vitin e ri, të dy lojtarët mendojnë shumë pozitivisht: “Nga 2009 pres këtë vazhdueshmëri pozitive, - shpjegon Aleks Maninger. – Dua gjithashtu, një perfeksionim personal dhe padyshim që ëndërroj të fitoj diçka të rëndësishme. Kjo është arsyeja që të gjithë lojtarët janë të ekzaltuar kur mbërrijnë te Juventusi”. “Pres që viti i ardhshëm të jetë akoma më shumë pozitiv se sa ky që përgatitemi të lëmë prapa, - tregon Amauri. – Jemi shumë të kënaqur nga ajo çfarë kemi dhënë në këtë fazë të parë sezonale, por nga 2009 të gjithë jemi të bashkuar se duam të bëjmë më shumë se kaq”. Duke u spostuar mbi një temë jashtë botës së futbollit, evenimenti i vitit 2008 që i ka prekur më shumë të dy futbollistët bardhezinj është sigurisht i njëjti: “Kriza botërore financiare që i ka prekur të gjithë është sigurisht diçka shumë delikate”, tregon Amauri, ndërkohë që në të njëjtën linjë komenton edhe Maninger: “Ka pasur njerëz që kanë kursyer paratë e tyre prej 40 vitesh dhe tashmë kanë mbetur pa asnjë para. Më vjen shumë keq, sepse një gjë e tillë tregon sesa e pasigurt është bota në të cilën jetojmë, të paktën në këtë moment”.

Diego ose Aquilani zëvendësues për Nedved

Juventusi planifikon të gjejë një zëvendësues të denjë për legjendën çeke Pavel Nedved, ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të madhe parash për t’ia arritur qëllimit.
Juventus ka në shënjestër disa lojtarë, duke përfshirë plejmejkerin e Schalkes, Ivan Rakitic, mesfushorin e PSV, Ibrahim Afellay, si dhe lojtarin e Valencias, Juan Manuel Mata, megjithatë këta janë lojtarë të cilët mund të tregojnë më pak se gjysmën e performancës që ka treguar Nedved kur ishte në formën më të mirë. Dy lojtarët të cilët mund ta zënë pozitën e ‘Furisë çeke’ janë Diego dhe Alberto Aquilani, të cilët kushtojnë shumë. Mirëpo, drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, është i gatshëm të shpenzojë deri në 30 milionë euro për të sjellë në Torino ndonjërin nga këta dy mesfushorë.

Amauri: Unë jam brazilian

Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri, ka pranuar se ëndërron të luajë për përfaqësuesen e Brazilit dhe nuk ka për qëllim që të luajë për Italinë.
“E di se Italia më kërkon, mirëpo unë jam brazilian. Është një nder i madh që të dyja këto përfaqësuese më dëshirojnë, mirëpo në Selecao më kërkon, atëherë do të ishte realizimi i ëndrrës sime”. “Çështja e pasaportës italiane nuk ka të bëjë me përfshirjen në përfaqësuesen Azzure. Mua më duhet pasaporta që të jem lojtar i UE-së, pasi që do ta kisha më lehtë me çështjet ligjore, si edhe do të hapeshin dyert për mua, p.sh. nëse do të dëshiroja të luaja në Premier Ligë do ta kisha më të lehtë transferimin”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos.

27 dhjetor 2008

Miqesore me 6 Janar kunder Monacos

Pas fitores me Atalanten, djelmoshat e Claudio Ranierit jane ne pushim deri me 30 dhjetor, ku pritet grumbullimi per tu pregaditur per fillimin e kampionatit. Ata do te fillojn ushtrimet ne VINOVO ku do te pregaditen per sfinden Miqesore kunder Monakos Francez.Takimi do te zhvillohet me 6 janar ne stadiumin e Mesinnes.Monako aktualisht gjindet ne vendin e 14 te kampionatit Francez me 23 piket e Fituara.

Ranieri: Ja momentet më të bukura të Juventusit në 2008-ën

Vendi i tretë në sezonin e kaluar dhe rikthimi në Champions League, fazë e mrekullueshme në grupe, që arrin kulmin me vendin e parë para Real Madridit dhe aktualisht e dytë në tabelën e Serisë A, pas shpatullave të Interit. Bëhet fjalë për Juventusin, skuadrën e drejtuar nga Klaudio Ranieri, për të cilën 2008 ka qenë një vit i mbushur me kënaqësi. Edhe vetë tekniku e pranon, se "janë të shumta ngjarjet që më kanë mbetur në mendje si p.sh. ndeshjet e fituara kundër Milanit, Interit në shtëpinë e tyre dhe Romës. Të triumfosh në fazën para eliminatore të Champions dhe pastaj të marrësh vendin e parë në grup, pasi ke fituar në Madrid, është me të vërtetë një triumf i madh. Këto janë perla që do t‘i kujtojmë për vitin 2008". Por analiza e Ranierit nuk ndalet te suksesi. Trajneri identifikon edhe kualitetin e rëndësishëm të Juventusit, që do të jetë një armë më shumë për pjesën e mbetur të këtij sezoni në 2009-ën. "Soliditeti që na kanë dhënë kampionët tanë dhe pastaj fakti se të gjithë djemtë, të cilët i blemë në merkato, kanë mundur të integrohen shumë mirë, nënvizon trajneri i bardhezinjve, na ka ndihmuar. Të gjithë lojtarët, kampionë të mëdhenj apo jo, luajnë me zemër për skuadrën".

Ancelotti: Jemi më të mirë se Interi dhe Juventusi

Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se Milani ka një përbërje më kualitative se Interi dhe se Juventusi.
Edhe pse Milani është mjaft i kritikuar për paraqitjet e veta dhe ngecjen e madhe ndaj Interit, Ancelotti mendon se ekipi i tij ka më shumë futbollistë kualitativ dhe potencial për të qenë më i mirë se Interi dhe Juventusi.“Milani ka numër të madh të futbollistëve kualitativ dhe mund të luajmë futboll më të mirë, derisa Interi dhe Juventusi kanë karakteristika të tjera”, ka thënë Ancelotti.“Dy ekipet tjera janë të fuqishme dhe kanë qëndrueshmëri, por kur vjen puna tek kualiteti ne kemi potencial të jemi më të mirë”, ka shtuar trajneri italian.

26 dhjetor 2008

Ja për ç’kanë nevojë “4 motrat”

Inter “gjuan” për mbrojtës, si Milani. Juve do një mesfushor, Roma kërkon sulmues. Bashkë me vitin 2009 troket edhe rihapja e merkatos dimërore (nga 7 janari deri më 2 shkurt). Shumë skuadra të Serisë A kanë filluar të bëjnë lëvizjet, për të afruar elementët që i duhen për të plotësuar mozaikun. Dihet që merkato e janarit është shumë e veçantë. Bëhet fjalë për një farë labirinti, nga i cili rrezikohet të dilet me zhgënjime të mëdha, por edhe që mund të dhurojë lojtarë në gjendje për t’i ndihmuar skuadrat që të bëjnë kthesa të papritura. Ja se për çfarë kanë nevojë 4 skuadrat kryesore të Serisë A, duke parë ecurinë e deritanishme të sezonit.

JUVENTUS - Mendohet për post-Nedved

Klubi bardhezi duket i përqendruar sidomos në gjetjen e një pasardhësi të Nedved. Megjithëse në një moment të parë dukej se në skuadrën torineze duhej një mesfushor cilësor, për janarin flitet se drejtuesi Seko po punon për të marrë rusin Juri Zhirkov, një nga elementët e forcës së CSKA Moskës, gjithashtu protagonist i një Evropiani të shkëlqyer gjatë verës së fundit dhe i zgjedhur si lojtari më i mirë në Rusi për vitin 2008. Në planet e bardhezinjve shihet si një pasardhës i denjë i Nedved. Për momentin CSKA nuk dëshiron të ulet në tavolinë për të diskutuar, por Juve kërkon gjithsesi, të provojë. Si alternativë shihet Luka Mëdriç, talenti kroat i Totenhemit, i cili ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Londër, por i ka hapur dyert edhe një shitjeje të mundshme. Sidomos duke parë që Totenhemi s’ka më objektiva të rëndësishëm, kurse Juve luan edhe në Evropën e rëndësishme. Kjo mund ta shtyjë kroatin të dorëzohet përballë joshjeve bardhezi. Emra të tjerë janë edhe Joakin i Valencias dhe Maluda i Çelsit. Gjithashtu, pëlqehet shumë anësori i djathtë i Uest Hemit, Valon Behrami. Gjithashtu, si përforcime për mesfushën bardhezi përmenden emrat e dy elementëve të Udinezes, si Gokhan Inler e Gaetano D’Agostino. Zvicerani 24-vjeçar është prej kohësh edhe në shënjestrën e Arsenalit, ndërsa vlerësimi i D’Agostinos, për të cilin është në garë edhe Milani, vërtitet te 8 milionë euro.

MILAN - Kërkohet mbrojtës i “dorës së dytë”

Mes klubeve të mëdha italiane, Milani duket se është më aktivi në merkato, megjithëse suksesi i fundit i arritur në kampionat me Udinezen mund t’i ketë sugjeruar ide të reja Ançelotit e Galianit. Eksperimenti i avancimit të Marek Jankulovskit në mesfushë, për t’i bërë ballë situatës emergjente në këtë repart, jo vetëm që dha frytet e veta, por mesa duket s’e ka zhvendosur edhe shënjestrën përsa u takon lëvizjeve në merkaton e janarit. Mesa duket, gjuetia më e madhe do të bëhet për një mbrojtës, mundësisht në gjendje për të luajtur si në qendër, ashtu edhe në krah. Emri më i fundit duket se është ai i Andrea Dosenës së Liverpulit, megjithëse duket e vështirë që Benitez ta lërë menjëherë të lirë. Një ëndërr më vete është Mekses i Romës, për të cilin megjithatë, klubi verdhekuq vazhdon të bëjë rezistencë. Më të përshkueshme për momentin duken pistat e Fabio Kanavaros së Realit, Kastelinit të Parmës, ose Terlicit të Sampdorias. Në shkurt mund të kthehet Nesta, megjithatë vetë Galiani nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen e mundshme në merkaton e mbrojtësve: “Shpresojmë që Alesandro të rikuperohet, pasi me të do të ishte më mirë. Gjithsesi, të shohim nëse do të gjejmë një rast të leverdishëm. Mbi të gjitha, do të synojmë që raporti cilësi-çmim i një lojtari të jetë i kënaqshëm. Sigurisht duhet të jetë një lojtar i nivelit të dytë. Kemi marrë Tiago Silvën e nuk na lejohet të blejmë më emra të mëdhenj”.

INTER - Sytë tek Angeler

Në skuadrën zikaltër, më tepër nevojë ka për shitje lojtarësh, sesa për blerje. Politika e zgjedhur nga Branka e Murinjos është mjaft e qartë: nëse elementë si Krespo, Dakurt, apo Adriano, s’do të gjejnë një blerës të vlefshëm, do të qëndrojnë në Milano deri në fund të sezonit. Me konfirmimin e Balotelit përsa i takon sulmit, i vetmi operacion që i sheh të impenjuar zikaltrit është ai që të dërgon në gjurmët e Markos Angeleri. Bëhet fjalë për një mbrojtës 25-vjeçar të Estudiantes, në gjendje për të luajtur si alternativë e Maikon në krahun e djathtë, por edhe i aftë për të mbuluar zonën qendrore. Kostoja e argjentinasit, i cili ka pasaportë komunitare, arrin rreth 3 milionë euro.

ROMA - Sa shumë opsione!

Klubi verdhekuq është i detyruar të zgjidhë në mënyrën më të mirë situatën e krijuar pas dëmtimeve të shumta të Françesko Toti. Në fund të fundit, një sulmues qendror nevojitej edhe me kapitenin në formën më të mirë e jo më tani që numri 10 romanist rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për gati dy muaj. “Preja” e preferuar e Spaletit dhe Prades quhet Serxhio Flokari, protagonist i një starti brilant të sezonit me fanellën e Atalantës. Edhe për këtë arsye është e vështirë që klubi bergamask të privohet në janar nga golashënuesi më i rëndësishëm. Alternativat mbeten Krespo, që nuk po gjen vend tek Interi, por edhe Pacini, i cili është drejt prishjes së marrëdhënieve me Fiorentinën. Ndonëse sulmuesi i ri i vjollcëve pëlqehet edhe nga Sampdoria e Palermo.

25 dhjetor 2008

Bufon: Kthehem me Sienën, ju premtoj

“Jam krenar që më në fund qyteti në të cilin kam lindur dhe jam rritur vendosi që të më dedikonte një Juventus Klub”. Në këtë mënyrë, një Xhixhi Bufon i emocionuar, ka falenderuar bashkëqytetar`t e tij gjatë takimit që u zhvillua në teatrin Animosi të Karrarës, me rastin e prezantimit të Juventus Klub, që i është vënë emri i portierit të Juventusit. Kampioni i botës, përpara 300 tifozëve që e duartrokisnin. “Objektivi im është që të kthehem sa më shpejt pas dëmtimit, në formë për të ndihmuar ekipin që të fitojë titullin, sepse ne të gjithë besojmë se mund t’ia arrijmë këtij qëllimi”. Duke folur me disa miq, portieri i ka konfirmuar rikthimin në fushë për sfidën e parë pas rinisjes së kampionatit, më 11 janar ndaj Sienës, në “Olimpico” të Torinos. Sigurisht, provat e përgjithshme do t’i bëjë në miqësoren e 6 janarit në Mesina, ndaj Monakos. Më pas, Xhixhi është ndalur edhe te forma e tij: “Ndihem më mirë dhe besoj se do të jem gati në 2009?n. E di shumë mirë se kjo është një nga periudhat më të pafata, por në jetë mund të ndodhë edhe kështu”. Më pas, në lidhje me kampionatin, Bufon tha: “Mendoj se ky kampionat do të jetë i bukur për t’u parë deri në fund. Edhe pse Interi është duke ecur me ritme të shpejta, duhet thënë se ne nuk do të humbim besimin”.

Moxhi kundër Moratit: Sa mirë kur merr “dhurata”...

Luçiano Moxhi nuk është dakord me Masimo Moratin. “Kupa” është mbushur dhe ish?drejtori i përgjithshëm i Juventusit nuk mund të durojë më poshtërime, akuza të pabazuara dhe helm mbi titujt që skuadra bardhezi, kur ai drejtonte, fitoi (më pas iu hoqën nga “Calciopoli”. Presidenti zikaltër, një ditë pas ngjarjes në Siena (goli i fitores nga Maikon ishte në pozicion jashtë loje të dukshëm), mbrojti gjyqtarët: “Dikur gabonin sepse... të gjithë e dimë, ndërsa sot nuk e bëjnë me të keq apo vullnetarisht”. Dhe këtu vjen replika e Don Luçianos, që nga faqet e “Liberos” kundërsulmon ish rivalin: “Ata që gabuan në Siena në favorin e Interiut, janë të njëjtit që gabonin në të shkuarën (dy vijërojtësit Griseli dhe Kalkanjo). Në të shkuarën gabonin me dashje, ndërsa tani është krejt e pavullnetshme dhe jo me qëllim?”, pyet veten Moxhi në artikullin e tj. Por ish?pjestari i “Triadës” vazhdon: “Gabime apo ndihmesa të vogla ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë gjithmonë, por është interpretimi ai që bën diferencën. Sot janë gjithë gati që të pranojnë se kushtëzimi psikologjik nuk ekziston, duke dalluar më pas se i forti gjithmonë shihet në një tjetër mënyrë dhe ata që e pësojnë janë të vegjëlit. Në të shkuarën nuk ka pasur komplote apo makinacione, sepse nëse do të ketë pasur dikur, atëherë duhet të ketë edhe tani”. Moxhi kujton edhe disa episode që i ndodhën Juventusit të tij: “Le të marrim për shembull episodin kur fituam në Verona, ndaj Kievos, me një gabim gjyqtarësh të ngjashëm me atë në Siena. Në atë kohë në gazeta u shkruajt: “Skandal në Verona”, ndërsa për Interin u kufizuan vetëm në një “Një Maikon është i tepërt...”. Më pas, Moxhi vazhdon sulmin ndaj Moratit: “Askush nuk e ka dëgjuar më Moratin që të ankohet dhe të dalë në televizione, sepse pas ndihmave të vitit të shkuar që i dhanë mundësi Interit që të kalonte Romën në javën e fundit, me të shejntin Ibra, tani dhurata e Sienës, tre pikët e vjedhura në golin e Maionit, me një pozicion të parregullt, të madh sa një shtëpi, ai është zhdukur”. Në fund, provokimi: “Sa mirë do të ishte që ai të dilte dhe të thoshte se ndeshja me Sienën duhet të riluhet”.

Del Piero: Xhovinko do të marrë vendin tim, por pas pesë vjetësh

Alesandro Del Piero është një emër që tashmë ecën paralel me historinë e skuadrës së Juventusit dhe atë të futbollit italian. “Pinturikio” apo çdo lloj tjetër pseudonimi që ka ndjekur 34-vjeçarin bardhezi gjatë karrierës së tij është mëse i merituar, pasi Alesandro vazhdon ende sot të tërheqë vëmendjen me lojërat e tij, pavarësisht talenteve të mëdhenj, që janë aktualisht në qarkullim. Jo më kot, shumë ndër shokët e tij të skuadrës, por edhe kundërshtarët, me të cilët është përballur sivjet shprehen me superlativa dhe thurin elozhe për Del Pieron. Gjithsesi, sportistët nuk kanë qenë të vetmit që e kanë duartrokitur paraqitjen e tij, pasi edhe sportdashësit, fansa ose jo të “Pinturikios” janë përulur përpara tij, si për shembull gjatë ndeshjes që Juventusi zhvilloi në “Santiago Bernabeu” kundër realit të Madridit. Në një intervistë për medianitaliane, kapiteni i bardhezinjve tregon të gjitha emocionet e këtij viti që po mbyllet dhe atë çfarë pret nga e ardhmja e tij. Del Piero, për ju mbyllet një vit i jashtëzakonshëm i përbërë prej suksesesh personale, por edhe gjithë ambienti juventin ka ditur të rigjejë kënaqësinë e dikurshme. Mbase kurrë si këtë sezon nuk ka pasur kaq shumë vëmendje mbi ju. E fillojmë më përuljen e publikut të “Bernabeut”, i cili ju duartroket në këmbë në momentin që ju lini fushën e lojës në sfidënkundër Realit? Sigurisht. Ajo mund të jetë fotografia më e mirë e 2008-ës sime, episodi më emocionues dhe sinjifikativ, pas një ndeshjeje më shumë se emocionuese për mua. Duke qenë se një gjë të tillë, publiku i “Santiago Bernabeut” nuk ia kushton lehtë lojtarëve kundërshtarë, një kujtim të tillë do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës time. Në vitet e fundit një mirënjohje e tillë në arenën ndërkombëtare ju kishte munguar, apo jo? Kjo është diçka që ka qarkulluar vetëm në Itali, por realiteti nuk është ky. Fundja, duartrokitjet e “Bernabeut” nuk kishin se çfarë të më shpërblenin. Pas 15 vitesh në të cilat ju kanë dashur vetëm juventinë, papritur ju simpatizoheni nga të gjithë. Çfarë ka ndodhur? Mendoj se tashmë të gjithë e kanë kuptuar impenjimin dhe sakrificat e kryera prej meje gjatë viteve të fundit për këtë sport. Një gjë e tillë nuk është diçka që mund të kuptohet shpejt, por personat që kanë vlerësuar punën time, në të njëjtën kohë më kanë ndihmuar në punën time. Dy vjet radhazi si golashënuesi më i mirë janë shpërblimi i besimit të tyre ndaj cilësive të mia. Atëherë, ky është edhe sekreti i goditjeve tuaja të dënimit aq precize? Pikërisht. Kur të gjithë mund të mendojnë se këtë herë, ai nuk do ta dërgojë topin në rrjetë, unë karikohem akoma më shumë dhe shënoj. Përse shënoni më shumë në një Juventus që vlen shumë më pak se skuadra e viteve të kaluara? Nuk e di. Pak a shumë, loja që ne zhvillojmë është pothuajse e njëjta me atë të viteve të kaluara,gjithashtu edhe roli im në fushë. Mbase me kalimin e viteve, duke kaluar mbi shumë gola të shënuar dhe shumë raste të humbura, çdo veprim fillon të kryet me më shumë kujdes dhe precizion. Pra, me kalimin e viteve, çdo stërvitje profesionalizohet akoma më shumë. Nuk është se Kapelo ka pasur të drejtë kur deklaronte se ju lejonte të luanit sa më pak, në mënyrë që karriera e juaj të ishte sa më e gjatë? Dikush mund të mendojë kështu e dikush tjetër jo. Nëse arrij të luaj me një vazhdimësi të shkëlqyer në këtë moshë, mendoni se çfarë mund të kisha bërë katër vite më parë nën drejtimin e Kapelos. Ju ka mbetur ndonjë peng nga ajo periudhë? Jo, tashmë kam kaluar çdo gjë. Me kalimin e viteve çdo gjë gjen vendin e vet. Vjen një moshë e caktuar dhe shumë mendojnë se tashmë duhet të tërhiqen, por është e vërtetë që ju futbollistët vuani nga sindroma e “Piter Panit”, njeriut që nuk do të rritet kurrë? Sigurisht që kur i fal shumë vite të jetës tënde sportit apo çdo profesioni që mund të kryesh, është shumë e vështirë të largohesh prej tij. Gjithsesi, unë nuk kam frikë të tërhiqem, por kur të kuptoj që momenti ka ardhur, atëherë më duhet të var këpucët në gozhdë. Koboli Xhili ka deklaruar se nëse ju do të dëshironit rolin e presidentit të Juventusit, ai do të ishte i gatshëm t’ua dorëzonte atë, por nga sa mësohet, ëndrra juaj për të ardhmen është pozicioni i trajnerit? Realisht nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, por të dyja idetë më pëlqejnë. Duke e zgjatur kaq shumë karrierën tuaj, nuk ekziston rreziku se mund të përfundoni si Paolo Maldini, një kampion ndër vite që tani duhet të përballet me një lum kritikash? Edhe pse Maldini mund te ketë luajtur tri vitet e fundit jo në nivelin e tij më të mirë, nuk do të harroja kurrë atë çfarë ka dhënë ai gjatë karrierës së tij. Një karrierë e jashtëzakonshme si e tija nuk mund të poshtërohet nga disa paraqitje jo të mira, por edhe sot e kësaj dite, unë do të vazhdoja të besoja tek ai. Botërori nuk mund të ishte mënyra më e suksesshme për ta mbyllur karrierën tuaj? Sigurisht që do të kishte qenë një rast magjik për t’u tërhequr, pasi çfarë mund të fitoja diçka më të rëndësishme se Kupa e Botës në karrierën time? Por gjithsesi, unë e mendoj se nga sporti mund të largohesh atëherë kur shikon se nuk gjen më motivimin e duhur për të vazhduar, gjendja fizike nuk të lejon e gjëra të këtij lloji. Po Kombëtarja? Është një derë, e cila shpresoj që të jetë ende e hapur për mua. Në 2010-n do të doja shumë që të isha prezent në Afrikën e Jugut, por duke parë që mungojnë gati dy vjet nga ky kompeticion, më duket shpejt përtë folur, pasi nuk i dihet çfarë rezervon e ardhmja. Vetëm Interi përpara Juventusit. Do të jetë kjo një situatë definitive? Nuk e mendoj kështu. Çdo gjë ende mund të ndodhë, pasi nëse shohim, edhe pse Milani ka kaluar një situatë negative, vazhdon të jetë në luftë për titullin. Donim të dinim nëse është definitive që Interi do të qëndrojë në krye deri në përfundim të kampionatit? Kundrejt nesh dhe Milanit, Interi ka pasur avantazhin se ka ndërruar vetëm stafin teknik të skuadrës, por në thelb është e njëjta skuadër që ka dominuar në vitet e shkuara me Mançinin. Më pak fjalë, e vetmja skuadër që është treguar superiore ndaj Juventusit? Në ndeshjen direkt që kemi humbur ndaj tyre në “San Siro”, po. Kur ju fitonit ndaj Interit, Juventusi akuzohej ashpër. Ndërkohë që tashmë zikaltrit po dominojnë, ju heshtni... Drejtuesit tanë kanë bërë një zgjedhje të qartë, nuk flitet për gjyqtarët, nuk krijomë polemika. Shoh që ka skuadra që vazhdojnë të ankohen si në të kaluarën, por ne do të ndjekim këtë politikë. Ibrahimoviç ishte më pak vendimtar te Juventusi? Edhe me ne ka luajtur shkëlqyeshëm, ndërsa tani është pjekur akoma më shumë teknikisht. Jeni dëgjuar më bashkë? Jo, ashtu si me gjithë të tjerët që kanë kaluar këtu. Gjithsesi, besoj se ndërmjet nesh vazhdon të ekzistojë i njëjti respekt si më parë. Ekziston ndonjë lojtar me të cilin keni luajtur përkrah që do të donit të riluanit? Sigurisht, me Zinedin Zidan. Po jashtë fushës, cili ju mungon më shumë? Padyshim Di Livio. Ka qenë një pikë referimi për mua, por mbi të gjitha, jemi dëfryer shumë së bashku. Edhe pse me shumë mungesa, skuadra ka gjetur një ekuilibër. Çfarë mund të ndodhë me rikthimin e Trezegesë? Jam i bindur që do të kemi sërish të njëjtin ekuilibër. Rikthimi i Davidit vetëm mund ta forcojë skuadrën tonë. Ëndrra juaj mbetet Liga e Kampioneve? Patjetër, por fillimisht duhet të kalojmë pozitivisht provën me Çelsin e më pas të mendojmë për më tej. Na krijohet ideja se qoftë ju, ashtu sikurse, Bufon, Nedved e Kamoranezi, pas zgjedhjes për të qëndruar me Juventusin edhe në Serinë B ndjeheni pak bashkëpronarë të kësaj skuadre, apo jo? Nuk e fsheh faktin se zotëroj një pjesë aksionesh të kësaj skuadre, por ato nuk mjaftojnë për të qenë pjesë e stafit drejtues të Juventusit. Nga ana tjetër, padyshim që situata e vështirë që përjetuam së bashku me skuadrën na ka afruar më shumë me ‘botën’ e Juventusit dhe normalisht që tani ndjehemi një pjesë e rëndësishmee saj. Kjo do të thotë se ju nuk ndërhyni në zgjedhjet e drejtuesve? Ndonjëherë na kërkohet ndonjë mendim, por asgjë e veçantë. Xhovinko është i sinqertë apo pak “hajdut” kur deklaron se pranë jush po mëson gjithçka më shpejt? Nuk ka asnjë arsye që ai të tregohet një “hajdut”. Pas pesë vitesh unë nuk do të jem më dhe Xhovinko do të zotërojë pozicionin tim. E ardhmja i përket atij, ashtu sikurse edhe Markizios dhe De Çeljes. Ju jeni një ndër lojtarët më të kërkuar nga shtëpitë publicitare. Nuk është e çuditshme që gjëra të tilla i ndodhin një personi që privatësia e familjes është ligji thelbësor i jetës së tij? Publicitetet gjithmonë i kam kryer, pasi mendoj se tashmë jam një personazh më i njohur se djali i 10 viteve më parë, mbi të gjithë duke pasur mbi shpatulla një karrierë të suksesshme. Gjëra të tilla më dëfrejnë, ashtu sikurse shumë rrjete televizive më ftojnë të marr pjesë në emisionet e tyre, si “Paperissima”, apo “Le Iene”. Jam tipi që më pëlqen të qesh dhe të bëj shaka me të tjerët. Pastaj nëse kam dëshiruar që jetës sime private t’i vë një vello, e cila ta ruajë nga shtypi apo çdo gjë tjetër, kjo nuk më duket një problem për pjesën tjetër të shoqërisë italiane. Po modeli juaj i së ardhmes, a do të jetë ai i Devid Bekhamit? Absolutisht jo, ai është një përjashtim i atyre që zhvillojnë profesionin tonë. Në jetën e tij kanë ndodhur shumë gjëra, pastaj të qenit i martuar me një nga këngëtaret më të famshme në botë, kanë tërhequr vëmendjen e shtypit dhe e kanë shndërruar Devidin në personazhin që është. Para dhe popullaritet. Si ndodh që çdo ditë e më shumë zbulohen shumë lojtarë që karakterizohen dhe vuajnë nga depresioni? Jetojmë në një botë shumë kompetitive dhe ne sportistët e vuajmë në mënyrë të dyfishtë këtë fakt. Në njërin krah qëndron konkurrenca në botën e sportit dhe e dyta është jeta e përditshme dhe situatat që ajo të çon të përballesh. Ndonjëherë na duhet të durojmë gjëra të shumta, të cilat nuk mund t’i shprehesh lirshëm, sepse jo gjithmonë të gjenden pranë njerëz te të cilët mund të kesh besim. Ndodh edhe kështu. Ky është një diskutim që një person ndryshe nga ju të pasurit në përgjithësi, e pranon më vështirësi? Sepse paraja duket gjithmonë peshorja e çdo gjëje, por në të vërtetë ju siguroj që nuk është kështu. Kur babai im u sëmur rëndë, kisha paratë dhe njohjet e duhura për të thirrur mjekët më të mirë në botë, por nuk kishte më se çfarë të bëja. Edhe pse më quanin Alesandro Del Piero, në atë situatë isha një person impotent.

Valon Behrami gjithnjë e më pranë Juventusit

Futbollisti kosovar, Valon Behrami, shihet gjithnjë e më pranë skuadrës së Juventusit. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” më në krye Sekon, kërkojnë me ngulm që tifozëve të tyre t’i bëjnë një dhuratë të bukur për festat e fundvitit. Lojtari i përfaqësueses zvicerane aktualisht aktivizohet me skuadrën e Uest Hemit të drejtuar nga Xhanfranko Zola. Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, Behrami ka arritur një marrëveshje verbale me skuadrën e Romës, por asgjë nuk është përcaktuar zyrtarisht. Ngjarjet po lëvizin mjaft shpejt për lojtarin kosovar, Valon Behrami, dhe orët në vazhdim mund të zbardhin shumë gjëra për të ardhmen e tij.

Zenit e Spërs për sulmuesin

Vinçenco Iakuinta mund të gjejë një tjetër sistemim larg Torinos gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi i formacionit bardhezi vazhdon të mos ketë hapësirë në radhët e skuadrës së Ranierit. Duke parë që ofertat serioze në drejtim të tij nuk mungojnë, atëherë kalabrezi mund të fillojë t’i vlerësojë ato. Të shumta janë skuadrat nga Premier Liga që do të bënin të jashtëzakonshmen për të pasur në gjirin e tyre Iakuintan, por mbi të gjitha spikat Totenhem Hotspërs. Duke parë që bardhezinjtë janë interesuar për organizatorin Luka Modriç, anglezët nuk do t’i thoshin jo një shkëmbimi ndërmjet Iakuintas dhe Modriç. Por pavarësisht kësaj mundësie të artë, oferta e bujshme për lojtarin e “Zonjës së Vjetër” vjen nga Rusia. Zeniti i Dik Advokat ka gati një kontratë milionere për Iakuintan, e cila vështirë se mund të refuzohet (3 vjet për 3.5 milionë euro në sezon).

“Juventusi është maksimumi”

Amauri është më i lumtur se kurrë, pasi aventura me fanellën e Juventusit është padyshim, ashtu siç e konfirmon edhe ai vetë, momenti më i artë i karrierës së tij. Menjëherë është shndërruar në një shtyllë të rëndësishme të skuadrës bardhezi. Golat e tij në Serinë A kanë rezultuar gjithmonë vendimtarë. I fundit dhe shumë i rëndësishëm është shënuar nga ai në ndeshjen e ditës së diel, në transfertën e Bergamos, kundër Atalantas. Pikërisht falë këtij goli, “Zonja e vjetër” ka hipotekuar suksesin dhe i ka lejuar vetes ta mbajë në gjashtë pikë distancën nga kryesuesit e Interit. “Tek Juventusi jam ambientuar në mënyrë perfekte dhe po vazhdoj të shfaq të njëjtën vazhdueshmëri golash që realizoja edhe me Palermon. Gjatë këtyre gjashtë muajve të parë në Torino kam mësuar shumë gjëra, por njëkohësisht tani po mbledh frytet e një pune shumëvjeçare të bërë nga unë. Juventusi është një klub që kuron në detaje çdo gjë dhe të lejon të punosh në mënyrë të shkëlqyer, duke përmirësuar të gjitha pikat e tua të dobëta. Pastaj, gjëja që më bën më tepër përshtypje është marrëdhënia e ne futbollistëve me tifozët, ndërmjet të cilëve ka gjithmonë entuziazëm”, nënvizoi Amauri. Marrëdhënia me Zamparinin – Padyshim që boshllëku i lënë në Palermo nga Amauri është shumë i madh, por nga ana tjetër, Mauricio Zamparini është i lumtur që ish-lojtari i tij po paraqitet shkëlqyeshëm në Torino, për të kujtuar se ka qenë personalisht numri një i skuadrës siciliane që ka bindur brazilianin të zgjedhë “Zonjën e vjetër” kundrejt Milanit. “E ndjek gjithmonë me vëmendje Amaurin, sepse për mua është si një djalë, sikur të ishte sërish një prej lojtarëve të mi. Gjithçka që po realizon tani në radhët e Juventusit e meriton plotësisht. Di që një ndër ëndrrat e tij më të mëdha është përfaqësimi i fanellës së Brazilit dhe i uroj me gjithë zemër që ta realizojë edhe këtë”, thekson Mauricio Zamparini. Po kaq e përzemërt është edhe përgjigja e sulmuesit brazilian të Juventusit në drejtim të ish-presidentit të tij: “Fjalët e presidentit më lumturojnë shumë, pasi në zemrën time, ai vazhdon të jetë dhe do të mbetet presidenti im”.

Njëmbëdhjetëshi më i mirë deri më tani në Serie A

Vikendin që shkoi u zhvillua java e fundit për vitin 2008 e sezonit 2008/2009 në Serie A. Interi kryeson në tabele, i ndjekur nga Juventus dhe Milan, me diferencë prej gjashtë dhe nëntë pikësh, respektivisht. Ekspertët italianë kanë dhënë formacionin më të mirë për këtë pjesë të sezonit që përfundoi.
Formacioni 4-3-3:

Portier: Sebastien Frey (Fiorentina)

Mbrojtës: Douglas Maicon (Inter), Ivan Cordoba (Inter), Giorgio Chiellini (Juventus), Marek Jankulovski (Milan)

Mesfushorë: Walter Gargano (Napoli), Esteban Cambiasso (Inter), Momo Sissoko (Juventus)

Sulmues: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Amauri (Juventus), Diego Milito (Genoa)

Del Piero etiketon Giovincon si pasardhës

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka etiketuar të riun Giovinco si pasuesin e tij tek bardhezinjtë.
“Pas pesë vjetësh unë nuk do jem më, por Giovinco do më zëvendësojë”, ka thënë, Alessandro Del Piero.Kapiteni ka thënë po ashtu se në të ardhmen e Juventusit do jenë edhe elementë të tjerë si, Marchisio dhe De Ceglie.Duke folur për kampionatin italian, Del Piero e pranon se Interi ka qenë më i mirë në ndeshjen mes nerazurëve dhe biankonerëve.

Cannavaro: Del Piero lojtari më i mirë i vitit

Mbrojtësi italian i Real Madridit, Fabio Cannavaro, i ka lavdëruar dy ish-bashkëlojtarët e tij, Alessandro Del Piero dhe Zlatan Ibrahimovic.
“Unë çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2008 do t’ia ndaja padyshim Alessandro Del Pieros. Ai ka dëshmuar se pavarësisht moshës 34-vjeçare, është njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Alex është një punëtor i madh dhe është një njeri shumë modest”. “Viti 2009 mund të jetë viti i Zlatan Ibrahimovic. Ai është një person i veçantë dhe një mik i mirë. Ai është një lojtar jashtëzakonshëm dhe shpresoj se do të ketë një vit të mbarë para vetes”, ka thënë kapiteni i Italisë.

Dunga: Do ta ftoj Amaurin nëse rri në stol

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, ka thënë se më në fund ka vendosur ta ftojë në përfaqësuese sulmuesin e Juventusit, Amauri, por me kusht që ai të jetë lojtar rezervë.
Amauri konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A duke treguar një formë të shkëlqyer që nga transferimi te Juventus. Mirëpo ai nuk ka pasur ftesë nga përfaqësuesja braziliane, ndërsa italianët janë të gatshëm t’ia japin pasaportën që të luajë për përfaqësuesen Azzure. “Jam i gatshëm ta ftoj Amaurin, por me kusht që të mos kërkojë vend në formacionin startues”. “Të gjithë e dëshirojnë Amaurin në Brazil, mirëpo nëse ai zhvillon një ndeshje të keqe me përfaqësuesen menjëherë do të jetë i padëshiruar. Madje as Pele nuk ka kërkuar menjëherë vend në formacionin bazë”, është shprehur Dunga.

24 dhjetor 2008

NJOFTIM:

Te nderuar vizitor te web faqes sone Sportive ju informojme se qe nga data e sotme e deri ne perfundim te afatit kalimtar te futbollisteve mund te informoheni mbi transferimet e afatit dimrore te Futbollisteve..

Qendroni pran Lajmeve Newes te web faqes son dhe tuajen..

Ne vazhdim disa transferime te fundit...


24/12/2008 Berry Powel Groningen Den Haag
24/12/2008 César Alberto Carranza Gimnasia de Jujuy Colo Colo
24/12/2008 Nelson David Cabrera Cerro Porteño Colo Colo
22/12/2008 Lassana Diarra Portsmouth Real Madrid
20/12/2008 D.Beckham Los Angeles Galaxy Milan
20/12/2008 Adriano Internacional Malaga
19/12/2008 J.Darcheville Rangers Valenciennes
19/12/2008 A.Reyna San Luis America
18/12/2008 Nikola Zigic Valencia Racing
18/12/2008 Toni Moral Alaves Racing
18/12/2008 D Cervantes San Luis Necaxa
18/12/2008 E.Coudet San Luis Necaxa
18/12/2008 V.Piriz Alvez San Luis Necaxa
17/12/2008 Parejo QPR Real Madrid
17/12/2008 Javier Saavedra Tigres Indios
17/12/2008 Osvaldo David Martínez Libertad Monterrey
17/12/2008 L.Sandoval Tecos UAG Monterrey
17/12/2008 A. Alvarado Monterrey San Luis
17/12/2008 Egidio Arévalo Monterrey San Luis
17/12/2008 J. Palacios Necaxa San Luis
16/12/2008 Felipe Manuel Villarreal Levante
15/12/2008 Rafael Carioca Gremio Spartak
13/12/2008 Dwayne De Rosario Houston Dynamo Toronto
13/12/2008 J.De Nigris Necaxa Monterrey
13/12/2008 M.Gómez San Luis Necaxa
13/12/2008 J.González Monterrey Necaxa
13/12/2008 A.Moreno America Necaxa
13/12/2008 J.Castro America Tigres
13/12/2008 D.Martínez Tigres Monterrey
13/12/2008 C.Valdéz Atlas Jaguares
13/12/2008 C.Sánchez Jaguares Atlas
13/12/2008 J.Valenzuela Tecos UAG America
13/12/2008 G.Galindo Necaxa Monterrey
13/12/2008 E.Benítez Libertad Pachuca
13/12/2008 U.Mendivil Atlas Pachuca
13/12/2008 B.Marioni Pachuca Atlas
13/12/2008 G.Villa America Necaxa
13/12/2008 A.Chitiva Pachuca America
13/12/2008 C.Ochoa Monterrey Guadalajara
13/12/2008 Ariel Gregorio Bogado Atlas Tigres
13/12/2008 Mauricio Romero Atlas Tigres
13/12/2008 L.Ayala Tigres Atlas
13/12/2008 E.Castillo Santos Laguna America
10/12/2008 Aranda Ciudad de Murcia Numancia
03/12/2008 K.Huntelaar Ajax Real Madrid
02/12/2008 M.Mutarelli Lazio Bologna
27/11/2008 Taborda Deportivo Hercules
26/11/2008 S.King Chicago Fire Seattle Sounders F.C.
26/11/2008 J.Riley San Jose Earthquakes Seattle Sounders
26/11/2008 T.Wahl Kansas City Wizards Seattle Sounders
26/11/2008 Khano Smith New England Revolution Seattle Sounders
26/11/2008 J.Parke New York Red Bulls Seattle Sounders
26/11/2008 J.Smith Toronto FC Seattle Sounders
26/11/2008 N.Sturgis Real Salt Lake Seattle Sounders
26/11/2008 P.Vagenas Los Angeles Galaxy Seattle Sounders
26/11/2008 Nate Jaqua Houston Dynamo Seattle Sounders
26/11/2008 B. Evans Columbus Crew Seattle Sounders
26/11/2008 Carleto Santos Valencia Confirmed Loan
20/11/2008 C. Blanco Chicago Fire Santos Laguna Confirmed Loan
19/11/2008 Sergio Zaragoza Osasuna Confirmed Loan