26 gusht 2008

Baros i bashkëngjitet Galatasarayt


Milan Baros ka arritur një marrëveshje e cila e dërgon atë nga Olympique Lyonnais te skuadra turke Galatasaray.Sulmuesi çek ka pasur vështirësi në Ligën e Parë franceze duke mos arritur të përshtatet me futbollin e atjeshëm, ndërkohë ka pasur edhe disa probleme personale që ia kanë lënë pas karrierën futbollistike. Sido që të jetë, 27-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me gjigantët e Stambollit, ndërsa të enjten pritet kalimi i tij në Stadiumin Ali Sami Yen. “Tanimë të gjitha nënshkrimet janë vënë në kontratë dhe nuk ka asnjë problem”, ka thënë një zyrtar i Galatasarayt.