31 gusht 2008

Bayern deklason Herthan

Duket se fjalët e trajnerit të Bayern Munichut, Jürgen Klinsmann, janë marrë shumë seriozisht nga lojtarët e tij, pasi që bavarezët sot e kanë shkatërruar Herthan me rezultat 4-1.Kjo ishte fitorja e parë e Klinsmannit në krye të Bayernit në sezonin e ri. Për kampionët gjermanë shënuan Toni (12’), Lahm (54’), Schweinsteiger nga penalltia (56’) dhe Klose (70’). Ndërsa golin e nderit për mysafirët nga Berlini e shënoi Marko Pantelic (84’).Fitore ka shënuar edhe Stuttgarti në shtëpi kundër Hannoverit me rezultat 2-0, duke bërë që edhe skuadra e shqiptarit tjetër, Altin Lala, të pësojë humbje.