27 gusht 2008

Benitez premton përmirësime


Barazimi pa gola në Belgjikë shtyn Liverpulin të kërkojë patjetër fitoren sonte në “Anfield” “Nuk kemi pësuar asnjë gol deri tani dhe kjo na jep më shumë shpresë në ndeshjen e dytë” Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka premtuar se skuadra e tij do të paraqesë një formë më të mirë në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Champions League, kundër Standardit të Liezhit, sot në darkë. Dy javë më parë, në Belgjikë, Liverpuli e pa veten e saj në vështirsi nga ekipi vendas por gjithsesi ndeshja përfundoi barazim 0?0. Që prej asaj ndeshjeje ata kanë fituar dy ndeshje në kampionat dhe e kanë rritur niveli. Dhe kjo është diçka shumë pozitive për Benitezin, duke parë që ndeshja kundër ekipit belg do të jetë shumë vendimtare për të ardhmen e skuadrës së tij. Djemt e Benitez i kanë të gjitha mundësitë për të fituar në ndeshjen e sotme dhe të arrijnë një kualifikim në Champions League. Në ndeshjen e parë portieri Pepe Reina, ishte një hero për skuadrën e tij duke pritur disa gjuajtje shumë të mira dhe një çenallti për skuadrën e tij. Kjo bëri që ndeshja të përfundonte pa asnjë gol dhe i jep më shumë shpresa Liverpulit për t’u kualifikuar. Por në “Anfield” do të jetë ndryshe, tha Benitez. “Paraqitja jonë këtë herë do të jetë shumë ndryshe. Për këtë kam shumë besim. Nuk kemi pësuar asnjë gol dhe kjo na jep më shumë shpresë në ndeshjen e dytë. E gjithë skuadra luajti mirë. Ata ishin të organizuar, bënë presion dhe ishin shumë agresiv”. Megjithatë, edhe në rast se skuadra e tij dështon, spanjolli ka konfirmuar se politika e blerjeve nuk do të ndryshojë.