26 gusht 2008

Blerim Xhemaili huazohet tek Torrino?


Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, është në prag të largimit nga klubi i Premierligës, Bolton Wanderers, drejt klubit italian Torino, për një shumë prej afro 1 milionë euro.Shqiptari nga Maqedonia pritet të lartohet gjatë kësaj jave, para fundit të afatit kalimtar, pa bërë asnjë paraqitje të vetme në Premierligë me Boltonin.22-vjeçari arriti tek klubi anglez gjatë verës së kaluar nga kampioni i Zvicrës, Zurichu, por i shoqëruar edhe nga dëmtimi, nuk arriti të gjejë hapësirë tek Boltoni, ku pati vetëm disa paraqitje në ndeshjet miqësore.