26 gusht 2008

Edhe Chelsea në garë për David Villan


Sipas Daily Mail, skuadra e Chelseat ka në plan edhe një tjetër transferim të madh pas Robinhos. Mësohet se londinezët dëshirojnë t’i bëjnë konkurrencë Realit edhe në blerje, pasi që janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit spanjoll, David Villa.Mësohet që Roman Abramovich do ta bëjë një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin e Valencias, pavarësisht se drejtuesit e skuadrës kanë thënë se ylli i tyre nuk është në shitje. Reali dhe Chelsea janë futur në një garë transferimesh, pasi që Blutë kërkojnë shërbimet e asit të tyre Robinho dhe ndërkohë dëshirojnë t’ua rrëmbejnë edhe sulmuesin e Valencias i cili është shumë i kërkuar nga Mbretërit.