26 gusht 2008

Fabregas: Arsenali nuk duhet të frikohet nga askush


Cesc Fabregas, i cili pas lëndimit do të kthehet në ekipin e topçinjve për ndeshjen e ardhshme kundër holandezëve të Twente, thotë se Arsenali nuk frikohet nga asnjë klub evropian.Fabregas i ka huqur ndeshjet e para të sezonit të ri me Arsenalin, por pritet që ai të jetë në ekipin e parë që nesër, kur topçinjtë do të luajnë në shtëpi, në ndeshjen e kthimit kualifikuese për Ligën e Kampionëve, kundër ekpit holandez Twente.“Ne nuk duhet të frikohemi nga askush. E pamë gjatë disa sezoneve të kaluara se mund ta fitojmë gjithkënd, andaj duhet të jemi pozitivë. Duhet të besojmë se këtë mund ta bëjmë sërish, të hyjmë në finale”, ka thënë spanjolli.