28 gusht 2008

Ibrahimovic: Mourinho trajner i kompletuar


Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lavdëruar trajnerin e ri të zikaltërve Jose Mourinho, duke e përshkruar atë si “trajneri më i kompletuar” të cilin ai e ka pasur ndonjëherë.“Ai është trajneri më i kompletuar të cilin e kam pasur ndonjëherë. Me ardhjen e tij në skuadër ka më shumë shpirt, lojtarët kanë më shumë besim dhe tani jemi të gatshëm t’i kontrollojmë ndeshjet. Ai i kushton vëmendje secilit detal, prandaj mund të vërehet menjëherë dallimi”, ka thënë suedezi. Pas problemeve me gjurin Ibrahimovic shpreson të bëjë një paraqitje të mirë këtë vikend, kur skuadra e tij takohet me Sampdorian në fillimin e sezonit të ri të Serie A.