29 gusht 2008

Inter arrin marrëveshje per transferimin e Quaresmase


Mediat italiane kane përcjellë lajmin se Interi mbreme, ne orët e vona te natës, ka arritur marrëveshje me klubin portugez, Porto, per te transferuar Quaresman.Lajmet te cilat arrijnë nga Italia, thone se saga e transferimit te portugezit tashme ka përfunduar. Gazzetta dello Sport shkruan se Inter dhe Porto kane arritur mbreme marrëveshje përfundimtare per anësorin.Sipas sportives italiane, nerazuret do te ndajnë afro 20 milione euro si edhe shërbimet e Pele per te marre shërbimet e Quaresmas.Publikimi zyrtar pritet me vone, ndërsa lojtari duhet te arrije ne Milano gjate ditës. Ai tashme i ka përcaktuar kushtet personale me Interin, dhe pritet te nënshkruaje marrëveshje katërvjeçare, nga e cila do te përfitoje 3 milione euro ne vit.