27 gusht 2008

Kaka zotohet se do tё qëndrojё nё Milan


Ylli brazilian i Milanit, Kaka, ka thёnё se nuk ka synim t’i bashkohet Chelseat dhe ka garantuar se e ardhmja e tij ёshtё me klubin italian.Braziliani sёrish u përfol pёr njё kalim rekord prej 80 milionё funtesh nё Stamford Bridge. Por mesfushori thotë se ai ёshtё i fokusuar nё fitimin e trofeve me Milanin, qё ka pёr synim skudeton dhe Kupёn UEFA gjatё këtij sezoni.“Unё nё Chelsea? Do tё vazhdoj tё jem lojtar kuqezi. Dua ta ndihmoj Milanin tё fitojё trofetë nё tё cilat garon kёtё sezon. Klubi ka bёrё disa nënshkrime tё shkëlqyeshme dhe Sheva do tё përshtatet me ekipin pa asnjë problem”, ka thёnё Kaka pёr Gazzetta dello Sport.“Gjithmonё kam thёnё se jam i lumtur nё Milan dhe sa kohё qё synimet e mia mbeten tё njëjta me tё Milanit, do tё jem kёtu. Deri tash ka qenё kështu. Synimi im ёshtё tё fitoj, edhe i Milani ёshtё i njëjti”, ka shuar Kaka.