26 gusht 2008

Mancini falënderon Mourinhon


Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, e ka falënderuar trajnerin e ri, Jose Mourinho, si dhe kapitenin Javier Zaneti, për fjalët e bukura pas fitores së zikaltërve ndaj Romës në Superkupën e Italisë.Mourinho, menjëherë pas ndeshjes me Romën, kishte potencuar se Mancini ka merita të mëdha për këtë sukses, pasi që fitoi skudeton gjatë sezonit të kaluar.“I falënderoj Mourinhon dhe Zanettin, për atë që ma dedikuan mua trofeun e Superkupës. Shpresoj që Inter të ketë edhe një sezon të mbushur me sukses dhe me shumë trofe”, ka thënë Mancini për Corriere dello Sport.