27 gusht 2008

Paloschi kalon në Parma


Ekipi i Milanit ka bërë të ditur se sulmuesi i ri, Alberto Paloschi, sezonin e ardhshëm do të luajë për ekipin e Parmës.Pas arritjes së Ronaldinhos dhe Borriellos, si edhe rikthimit të Shevchenkos në Milan, pritej edhe largimi i të riut. Me një konkurrencë të tillë në linjën e sulmit, tinejxheri nuk kishte gjasa të fitojë rast për paraqitje dhe opsioni më i mirë ishte të kalonte në ndonjë klub tjetër.Disa ekipe të Serie A dhe Serie B kishin shfaqur interesim për shërbimet e të riut italian, por kuqezinjtë vendosën që ai të kalojë në Parma. Prezantimi zyrtar i Paloschit me ekipin e ri do të bëhet sot pasdite.