26 gusht 2008

Pozzo: Di Natale e ka refuzuar Romën


Presidenti i Udineses, Giampaolo Pozzo, ka njoftuar se Antonio Di Natale ka refuzuar shumë oferta nga disa skuadra të mëdha përfshirë edhe Romën.Forma e sulmuesit italian ishte e shkëlqyer sezonin e kaluar, prandaj ai ka tërhequr një numër skuadrash të cilat kanë qenë të interesuara për shërbimet e tij. Ndërsa, pavarësisht nga ofertat, Di Natale ka vendosur të qëndrojë në Udine. “Jam shumë krenar për të dhe vendimin e tij për të qëndruar në Udine. Ai ka pasur shumë oferta nga skuadra të ndryshme italiane siç është Roma, Napoli dhe Fiorentina, madje edhe nga skuadra jashtë Italisë, por ai vendosi të mbetet këtu. Vendimi ka qenë plotësisht i tij, dhe ai ka dashur të qëndrojë”, ka thënë presidenti Pozzo.