20 shtator 2008

Amauri: Kam praktikuar himnin italian

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, zbuloi se, ndërkohë që po pret marrjen e nënshtetësisë, ai është praktikuar me himnin italian. Lojtari me origjinë braziliane shpreson që Marçelo Lipi ta grumbullojë me Kombëtaren "axurre", ndërkohë që deri më tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje për "seleçaon". "Jam praktikuar duke kënduar himnin italian", tha Amauri për "Sky Sport". "Mendoj se sulmi i përbërë nga unë, Del Piero dhe Di Natale, do të ishte mjaft i fortë. Lipi ka thënë se është në dijeni të nënshtetësisë dhe se më pas do të marrë një vendim. E njoh mirë filozofinë italiane të futbollit, pasi kam luajtur gjithmonë këtu"-.