21 shtator 2008

Amauri sërish hero

Amauri është bërë heroi i Juventusit për javën e dytë radhazi duke shënuar golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në Sardenia kundër Cagliarit.Zonja e Vjetër e filloi ndeshjen me mungesa të shumta në formacionin bazë si pasojë e lëndimeve të shumta në skuadër. Cristiano Zanetti, Jonathan Zebina, Mauro Camoranesi, Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet përbëjnë listën e lojtarëve të cilët munguan në ndeshjen e sotme. Mirëpo, pavarësisht këtyre mungesave, Bianconerët arritën t’i arkëtojnë tre pikë të reja falë formës së mirë të cilën është duke shfaqur sulmuesi i transferuar nga Palermo këtë sezon, Amauri. Mungesa e dy sulmuesve kryesor e detyroi trajnerin, Claudio Ranieri, që në sulm të luajë me dyshen, Amauri dhe Vincenzo Iaquinta. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën 39’, kur pas një krosimi të Marchionnit, Iaquinta e goditi lehtë, ndërsa Amauri reagoi shpejtë duke gjuajtur topin në portën e Cagliarit.