18 shtator 2008

Ancelotti do të zëvendësojë Spallettin tek Roma?

Mediat italiane kanë shkruar sot se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, mund ta zëvendësojë Luciano Spallettin tek stoli i Romës, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt, duke marrë parasysh të dyja situatat e teknikëve italianë.Spalletti dhe Ancelotti që të dy kanë pasur një fillim katastrofal të sezonit në të dyja klubet. Roma ka dështuar të fitojë në katër ndeshjet e para, ndërsa të martën u turpërua para tifozëve të saj nga ekipi rumun Cluj, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Ndërkaq, Milani ka humbur të dyja ndeshjet e para në Serie A kundër Bolognas dhe kundër Genoas, dhe në fakt është mposhtur në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit, që nga muaji gusht, përfshirë edhe miqësoret.Mediat italiane kanë parashikuar që Ancelotti do të mund të kalojë tek Roma, ku pati një periudhë të shkëlqyeshme si lojtar. Edhe vetë trajneri nuk e ka fshehur dëshirën për të kaluar tek ekipi kryeqytetas, por kjo mund të ndonjë më herët se që është parashikuar.Milani ka dy sfida të radhës mjaft të vështira, dhe dështimi në to mund të vendosë fatin e Ancelottit. Sot Milani ndeshet ne Zurichun në kuadër të Kupës UEFA, derisa gjatë vikendit do të përballet me Lazion. Ndërkaq Spalletti testin e radhës do ta ketë përballë Regginës në Serie A.