18 shtator 2008

Buffon: Një fitore e veçantë

Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, ka pranuar se ai është më se i kënaqur pas fitores së mbrëmshme të Juventusit kundër Zenit St Petersburgut.“Në fillim ishim paksa ‘të turpshëm’, ndiheshim sikur të ishte një debutim i ri për neve”. “Në ndeshjet si kjo, është me rëndësi të mos pranohet gol, sepse duke ditur çfarë lojtarësh kemi në sulm, ne mund të shënojmë në çdo moment”. “Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë. E para, e kemi pritur qe një kohë të gjatë, dhe e dyta, të njëjtën gjë e kanë pritur tifozët tanë”, ka përfunduar numri një i Juventusit. Juventus planifikon t’i shënojë dy fitore radhazi në Grupin H, pasi që më 30 shtator ata udhëtojnë në Bjellorusi për t’u ndeshur me skuadrën pa shpresa në këtë grup, BATE Borisov.