29 shtator 2008

Chiellini: Liga e Kampionëve do të na zgjojë

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, beson se Liga e Kampionëve do të jetë alarmi i cili do ta zgjojë skuadrën e tij pas paraqitjeve të dobëta në Serie A.Të martën Zonja e Vjetër udhëton në Minsk për t’u ndeshur me Bate Borisov, ndërkohë që Chiellini mendon se kjo ndeshje do ta rikthejë formën e skuadrës së tij. “Jemi të gjithë ‘të ndezur’ dhe mendoj se Evropa do të na japë shtytjen për të cilën kemi nevojë”. “Mendoj se do t’i rikuperojmë pikët të cilat i kemi humbur në Serie A gjatë ndeshjeve të mëtutjeshme ku do të shfaqemi më mirë”. “Mungesa e golave nuk është faj i sulmuesve. Të gjithë duhet të ndihmojmë për të shënuar. Tashmë e kemi kuptuar ku kemi bërë gabim dhe do ta ndreqim këtë gjë”, ka thënë mbrojtësi italian. Liga e Kampionëve është qëllimi kryesor i Bianconerëve, dhe një fitore kundër Bates do të jetë një hap përpara në garën e madhe evropiane.