28 shtator 2008

Cobolli Gigli: S’ka hapësirë për Cassanon!

Flet për Cassanon, por mendja të shkon te Juventusi menjëherë. Një “martesë” e parashikuar prej kohësh, por që do akoma punë ose, më mirë, data duket larg verës së 2010-s. Por presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, pas përgënjeshtrimeve të fundit të drejtorit sportiv Alessio Secco, e largon hipotezën e një ardhjeje të mundshme te Juvja të talentit barez. “Cassano? Nuk them se dyert janë të mbyllura, por nuk ka hapësira për të te Juventusi, - tha presidenti i bardhezinjve. - Të thuash që s’është lojtar i shkëlqyer, do të ishte blasfemi, por ne kemi të rinj që mund të bëhen kampionë të mëdhenj dhe duhet të përqendrohemi tek ata. Për Antonion, s’ka shumë hapësira.”