20 shtator 2008

Del Piero dhe... arti i goditjeve

Goli ndaj Zentiti është “perla” e disatë për fantazistin e Juventusit “Pinturikio” rrëfen: “Në momentin e gjuajtjes mbylla sytë, por gjithçka shkoi mirë, sepse topi morri një trajektore të çuditshme” Aleks del Piero ka qenë gjithmonë një specialist. Edhe sot i kushton një kohë të mirë të stërvitje fazës së goditjeve të dënimit. Që në rini ai kishte studiuar lojtarët më të mirë në këtë “fushë”, si Platini, Maradona, Ziko e shumë të tjerë. “Pinturikio” ishte i mahnitur nga Klaudio Branko, lojtari i Breshias, i cili “godiste topin në një mënyrë perfekte nëpër këndet e portës”. Branko lëshonte disa predha, njëra prej të cilave, në Botërorin e vitit 1990 dërgoi në spital skocezin MekLeod, i cili ishte munduar të ndalonte topin me kokë. “Goditjet e dënimit? Më kanë tërhequr gjithmonë, sepse është një sfidë me portierin. Ai përpiqet të pozicionohet dhe t’i përpiqesh që ta mashtrosh. Në futbollin modern janë bërë një armë shumë e rrezikshme”. Në fakt një goditje e tillë ndihmoi Juven të fitonte kundër Zenitit. Ai vendosi aty për aty për mënyrën se si do të godiste. “Vendosa në momentin e gjuajtjes. Vlersoj vendosjen e murit dhe të portierit, mundohem të kujtoj mënyrën e reagimit të portierit në videot që kam parë për ta. Por mbi të gjitha varet edhe mënyra se si jam, nëse kam forca për të goditur fort, nëse këmba është e aftë për të gjetur trajektore të vështira”. Më pas ai mundohet që t’i heq përgjesinë portierit kundërshtar duke u shprehur se nuk është për faj të tij që pësoi gol. “Portieri nuk ka faj në këto lloj goditjesh. Ai lëviz në drejtim të djathtë sepse topi po shkon andej, por papritur topi ndryshon drejtim dhe shkon në të majtë. Kjo ndodh edhe për shkak të topit i cili merr drejtime të çuditshme, por nëse arrin ta godasësh në një lloj mënyre”. Për këtë lloj gjuatje trupi është i vendosur në një mënyrë të çrregullt dhe gjuajta mund të marri një drejtim shumë të keq. Për këtë gjë Aleks pranoi se mund të kishte bërë një paraqitje të keqe. “Për fat shkoi mirë, sepse janë gola që lënë shenjë dhe që mbahen mend. Kisha një dëshirë shumë të madhe për të bërë shumë mirë në ndeshjen e parë të Champions League. Nuk ishte vetëm një ndeshje futbolli por puna që kishim bërë për dy vjet”. Në pesë golat më të bukur të jetës së tij janë edhe tre gola me goditje dënimi. “Një është ajo kundër Realit të Madridit, që e dërgoi Juven në gjysmëfinale të Champions League, të cilën e fitoi në 1996. Nuk ishte një goditje perfekte, por u desh pak fat sepse topi u fut mes barrierës, por Aleks e mban mend sepse i dha një barazim shumë të rëndësishëm. Një goditje tjetër është kundër Hungarisë, me Italinë e Trapatonit në 2002. E fundit është ajo kundër Interit në kohën e Kapelos, në San Siro. “Përveç se duhet të ishin të bukura, goditjet e dënimit janë edhe shumë të rëndësishme. Ajo kundër Intert, ishte shumë e rëndësishme sepse ata na kishin arritur me pikë dhe goli na dha fitoren”.