18 shtator 2008

Del Piero i kënaqur nga fitorja ndaj Zenit

Legjenda dhe heroi i Juventusit, Alexandro Del Piero, ka pranuar se fitorja e mbrëmshme prej 1-0 ndaj Zenit St Petersbourgh, është mjaft e rëndësishme për ekipin.Juventus nuk ishte në formën më të mirë, por Del Piero ishte. Kapiteni shënoi golin e vetëm të ndeshjes, me anë të një gjuajte të lirë spektakolare.“Jam i kënaqur nga kjo fitore e madhe kundër një ekipi të shkëlqyeshëm në fushë. Ishte mjaft e rëndësishme të fitojmë sonte kundër një ekipi në ngritje”, ka thënë sulmuesi italian, i cili ka shtuar se megjithatë ende është herët të flitet për finale.