23 shtator 2008

Del Piero: Me Juven e kam shijuar çdo sekondë

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur për ‘martesën’ e tij 15 vjeçare me Zonjën e Vjetër, duke thënë se është i ngazëllyer që ka luajtur kaq gjatë me fanellën bardhezi.Kapiteni, ikona dhe heroi i Juventusit është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Bianconerët dhe po ashtu lojtari me më shumë paraqitje në fanellën bardhezi. Del Piero është transferuar te Juventusi në vitin 1993 nga Padova duke u bërë shumë shpejt i adhuruari i tifozëve të Juves. “Jam shumë i lumtur që e kam kaluar gjithë këtë kohë në këtë skuadër”. “Kam përjetuar shumë ambicie, beteja, fitore dhe humbje, dhe gjithmonë mbetem i lumtur”. “Martesa ime me Juventusin ka qenë fantastike dhe e kam shijuar secilën sekondë”, ka thënë Del Piero.