17 shtator 2008

Del Piero - Zenit 1-0



Champions League 2008/09
Grupi H – Gjiroja e pare
Torino, Stadiumi Olimpik
E merkure 17.09.2008 - ora 20:45

JUVENTUS - ZENIT 1-0

GOLASHENUES
1-0 Del Piero
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro (13’ De Ceglie); Camoranesi (31’ Salihamidzic), Sissoko, Poulsen, Nedved; Del Piero, Trezeguet (42’ Amauri).
PANKINA: Manninger, Mellberg, Marchisio, Iaquinta.
TREJNER: Ranieri.

ZENIT SAN PIETROBURGO: Malafeev; Anyukov, Puygrenier, Krizanac, Sirl; Zyryanov (35’ Dominguez), Tymoshcuck, Denisov; Danny, Arshavin; Pogrebnyak.
PANKINA: Contofalsky, Radimov, Dong Jin, Hubocan, Fayzulin, Ricksen.
TREJNER: Advocaat

REFER: De Blecekere (Belgjike).
KARTONA TE VERDH: Pogrebnyak, Sirl (ZENIT) Salihamidzic (JUVENTUS)

Përsëri Del Piero

Zonja e Vjetër nga Torino e ka filluar me fitore kampanjën e re në Ligën e Kampionëve pas mungesës dyvjeçare në elitën e futbollit evropian.Juventus është takuar sonte në Stadio Olimpico me kampionin e Kupës UEFA, Zenit St Petersburg, ndaj të cilëve ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0. Ranieri kishte preferuar që në vijën e sulmit të startonte me dyshen legjendare, Del Piero Trezeguet, dhe kjo doli e suksesshme.Kush tjetër pos ikonës së klubit bardhezi, Alessandro Del Piero, i cili ia siguroi fitoren Juves me golin e shënuar në minutën 76. Një gjuajtje e lirë nga Grande Alex, dhe topi përfundoi në rrjetin e portierit Malefeev, duke i siguruar tre pikët e para në grup.