18 shtator 2008

Ferguson: Gëzohem për rikthimin e Ronaldos

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëshuar lëvdata për mbrojtjen e ekipit spanjoll Villarreal, pas barazimit të mbrëmshëm në Old Trafford, por e rëndësishme për trajnerin skocez ishte rikthimi i Cristiano Ronaldos.“Falënderoj publikun për pritjen e Ronaldos. Ai kishte nevojë për të dhe jam i sigurt se tash edhe më shumë vetëdijesohet në çfarë klubi luan”, ka thënë Ferguson.“Kishim shumë raste dhe luajtëm vërtetë mirë. Për disa futbollistë kjo ishte ndeshja e parë këtë sezon dhe nuk e kishin të lehtë të jenë në nivel gjatë gjithë 90 minutave”, ka shtuar Ferguson, i cili ka thënë edhe se mbrojtja ka qenë pikë më e fortë e mysafirëve.