22 shtator 2008

Galliani siguron stolin e Carlo Ancelottit

Pas fitores se mbrëmshme prej 4-1 ndaj Lazios, Adriano Galliani, tashme president i klubit, edhe nje here ka riperseritur se pozita e Carlo Ancelottit eshte e paprekshme.Milani pati nje fillim te dobët te sezonit, pasi qe u mposht nga ekipi i porsapromovuar ne Serie A, Bologna, ndërsa ne javën e dyte u mposht edhe nga Genoa. Sidoqofte, ekipi u duk ne nje forme shume me te mire mbreme kur mposhti Lazion 4-1.“Mund ta imagjinoni, po te kishim sjelle nje trajner te ri i cili do ta mposhtte Zurichun dhe Lazion, atehere çdokush do te thoshte ishte faji i Ancelottit, ky i riu eshte gjeni”, ka thene Galliani. “Duhet durim ne futboll. Ky eshte sezoni i tete i Ancelottit me ne dhe ne jemi ngjitur me te. Jemi shume te lumtur, pasi qe nuk shenuem vetëm fitore, por e beme kete ne menyre bindëse”, ka shtuar Galliani.