25 shtator 2008

Gigli: Do të bëj tifo për Milanin

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka thënë se ai do ta mbështesë Milanin në derbin e të dielës.“Unë nuk besoj në idenë se Interi mund të ikë shumë me pikë. E kemi ditur se shtatori do të jetë një muaj i vështirë, por gjërat do të ndryshojnë”, ka thënë Gigli duke iu referuar barazimit të Juves me Catanian në Torino. Sa i takon ndeshjes ndërmjet rivalwve tw qytetit, Derby della Madoninna, presidenti i Bianconerëve ka thënë: “Unë do ta mbështes Milanin në derbin e të dielës mbrëma”. Nga ana tjetër edhe Zonja e Vjetër ka një ndeshje të vështirë, pasi që udhëton në Genoa për t’u takuar me Sampdorian.