20 shtator 2008

Giovinco: Jam i gatshem per Juventusin

I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, ka shprehur deshiren per te mbetur ne klub edhe pse ende nuk ka nënshkruar kontratën e re, e cila do ta mbaje ate ne Torino deri ne vitin 2013.“Dua te deshmohem ne Juventus dhe punoj ne kete drejtim. Jam i qete rreth nënshkrimit te marrëveshjes, pasi qe e di se nuk do te ketë probleme andaj jam i përqendruar ne loje”, ka thene futbollisti i ri.“Ështe keq per ekipin pas lëndimeve qe pesuam, por une jam i gatshem per loje. Isha ca i lodhur per shkak te Olimpiades, por tash jam ne nje forme te shkëlqyeshme”, ka përfunduar Giovinco.Juventus te dielën do te jete mysafir i Cagliarit ne kuadër te javës se trete te Serie A.