25 shtator 2008

Giovinco: Kishim sё paku 10 raste

Sebastian Giovinco nuk ёshtё i kënaqur nga fakti se ekipi nuk i shfrytëzoi njё numër tё madh tё raseve pёr tё shёnuar fitore, nё barazimin e mbrёmshёm ndaj Catanias, por ana pozitive e kësaj ёshtё se Juve luajti njё ndeshje tё mirё.“Pёr fat kam luajtur pёr Juventunsin nё Serie B dhe nuk isha aq i shqetësuar”, ka thёnё 21-vjeçari, i cili mbrёmё pati paraqitjen e tij tё parё nё Serie A dhe tregoi lojё tё shkëlqyeshme. “Mё vjen keq qё ndeshja përfundoi nё kёtё mёnyrё. Jemi tё kënaqur me paraqitjen por jo edhe me rezultatin. Fusha nuk na ndihmoi shumё, por nuk duhet tё gjejmë arsyetime, krijuam sё paku 10 raste shënimi, por nuk mundёm t’i shndёrrojmё nё gol”, ka thёnё Giovinco.