29 shtator 2008

Juve përgatit oferta tё reja pёr Legrottaglie dhe Di Ceglie

Mediat italiane përcjellin lajmin se Zonja e Vjetёr ёshtё duke u përpjekur t’i rinovojё marrëveshjet me Nicolas Legrottaglie dhe Paolo di Ceglie.Sebastian Giovinco nuk ёshtё i vetmi prej bardhezinjve qё sё shpejti do tё fitojё marrëveshje tё re. Tottosport shkruan se Juve sё shpejti do t’i ripёrtёrijё edhe marrëveshjet me dyshen mbrojtëse. Sipas gazetës, Legrottaglie sipas marrëveshjes sё re do tё marrё rreth 1.8 milinё euro, derisa De Ceglie do tё fitojё gjysmё milioni nё vit. Po ashtu gjatё javё pritet tё pёrfundojnё edhe negociatat pёr marrëveshje tё re me Giovinvon.