25 shtator 2008

Juventus ndan pikёt me Catanian, Roma pёson nga Genoa

Juventusi ka qenё befasia mё e madhe e javës tё katёr nё Serie A, pasi qё nuk arriti tё nxjerrë tri pikё tё plota nё ndeshjen përballё Catanias, tё zhvilluar nё Torino, qё përfundoi me barazim me rezultat 1-1.Juventusi udhëhoqi nё pjesën mё tё madhe tё ndeshjes, falё golit tё shёnuar nga Amauri nё minutën e 16-tё, por nё pjesё tё dytё mysafirёt arritën tё barazojnë me anё tё Plasmatit (68’), duke iu dhёnё njё goditje tё papritur bardhezinjve.Me kёtё barazim Juventusi humb vendin e dytё nё tabelё, tё cilёn tash e ndajnё Lazio dhe Atalanta. Zonja e vjetёr pas dy fitoreve dhe dy barazimeve renditet nё vendin e pestё, me tetё pikё, sa ka edhe Napoli nё vendin e katërt, qё mposhti Palermon si vendas.Edhe mё keq ka kaluar Roma, qё ёshtё mposhtur nё fushё tё Genoas me rezultat 3-1. Vendasit hapёn rezultatin qё nё minutën e 4-tё, me anё tё Sculit, por De Rosi barazoi pas 28 minutash lojё. Pjesa e dytё ishte nё favor tё vendasve, kur Diego Milito shёnoi dygolёsh pёr t’i dhёnё fitoren Genoas (61’ dhe 88’).