23 shtator 2008

Juventus “tkurret” kunder Katanias

Juventus ka filluar te mendoje per ndeshjen e se merkures kunder Katanias ku Ranieri do hedhe ne fushe nje formacion te kushtezuar nga demtimet e shumta. Pas suksesit te vuajtur ne fushen e Kaljarit, Juventus ka filluar te mendoje per ndeshjen e se merkures kunder Katanias. Edhe pse trajneri Ranieri nuk ka asnje lojtar te skualifikuar, ai duhet te riformatoje skuadren per shkak te disa mungesave te rendesishme. Buffon nuk do jete i gatshem per kete sfide pasi do mungoje 7-10 dite dhe ai do te zevendesohet nga Maninger, por ajo qe shqeteson me shume teknikun eshte mesfusha, pasi Camoranesi eshte ende ne dyshim. Mungesa te tjera ne listen e Ranierit jane edhe Zanetti e Zebina qe vazhdojne fazen e rekuperimit. Goditjen me te madhe skuadra e mori ne ndeshjen e Champions League kunder Zenitit ku u demtua sulmuesi kryesor, David Trezeguet, i cili do bashkohet me skuadren ne muajin janar. Ai do operohet diten e neserme ne Torino dhe jo ne Lion.