29 shtator 2008

Juventusi “qan” Trezegenë!

Klaudio Ranieri do të kishte dashur shumë të aktivizonte David Trezegenë në ndeshjen kundër Sampdorias. Bardhezinjtë vazhdojnë të kenë probleme me golin dhe një fakt i tillë është vënë re në dy ndeshjet e fundit, kundër Katanias (1-1) dhe Sampdorias (0-0). Dëmtimi i David Trezegesë duket se është ndierë shumë te Juventusi dhe një gjë të tillë e pohon edhe tekniku Klaudio Ranieri. “Mungesa e Trezeges po ndihet shumë, por shpresojmë që të rikthehet shpejt. Eshtë një sulmues i madh dhe shumë i lidhur me golin. Megjithatë, unë jam i bindur se skuadra do të reagojë në momentin e duhur. Kanë mbetur ende edhe shumë ndeshje dhe uroj që gjithçka të rikthehet në rrugën e duhur”. Lidhur me barazimin pa gola në “Marassi”, tekniku i Juventusit tha: “Tentuam të fitonim, por Sampdoria u mbrojt shumë mirë. Amauri dhe Del Piero nuk kanë patur asnjë hapësirë, madjke as në kundërsulm. Të dyja skuadrat janë munduar të shënojnë, megjithatë mendoj se barazimi ishte shumë i drejtë”. Ndeshja e ardhshme për Juventusin do të jetë ajo në Champions League kundër BATE Borisovit, ku Ranieri pret një reagim nga djemtë e tij. “Do të shkojmë në Bjellorusi për të marrë tri pikët. Nuk dua asnjë justifikim. E di që skuadra ime ka potencial për ta fituar këtë ndeshje”. Në fund, tekniku i Juventusi i kthen përgjigje akuzave të Hoze Murinjos, i cili vetëm dy ditë më parë kishte deklaruar: “Në pesë vitet që ka drejtuar Çelsin, Ranieri ka mësuar vetëm “goodmorning”. Por, kundërpërgjigja e trajnerit të Juventusit nuk ka vonuar: “Secili në kohën e vet, edhe pse jam treguar shumë i shkathët që në moshën 70 vjeçare kam mësuar gjuh`n angleze dhe spanjolle”.