22 shtator 2008

Kaka: Fitorja do të jetë dhuratë për ditëlindjen e Berlusconit

Pas fjalëve të mira nga ana e pronarit Silvio Berlusconi, mesfushori i Milanit, Kaka, ka deklaruar se do t’ia plotësojnë dëshirën e ditëlindjes – fitoren ndaj Interit.Pas fitores së mbrëmshme ndaj Lazios, Berlusconi deklaroi se shpreson që në derbin e Interit, djelmoshat do ta befasojnë duke fituar për ditëlindjen e tij, më 28 shtator.“Fitoret vetëm sa kanë filluar për ne, së pari Reggina të mërkurën dhe pastaj derbi milanez. Berlusconi më ka lutur ta mposhtim Interin dhe do të përpiqemi”, ka thënë Kaka.“Forca jonë është punë ekipore. Luajtëm mirë në Kupën UEFA dhe kundër Lazios. Nëse vazhdojmë të luajmë si ekip në këtë mënyrë, do ta fitojmë kampionatin”, ka përfunduar braziliani.