29 shtator 2008

Kamoranezi: S’u bë nami që barazuam!

Mesfushori i Juventusit, Mauro German Kamoranezi, ka dashur të eliminojë çdo kritikë mbi barazimin e skuadrës bardhezi në transfertë përballë Sampdorias. “Nuk u bën nami që barazuam në transfertë përballë Sampdorias. Eshtë një skuadër shumë e fortë dhe për më tepër luanim jashtë fushës tonë. Nuk mund të kritikosh një skuadër, e cila ka marrë një barazim të zakonshëm”. Më pas, lojtari i Juventusit vazhdoi: “Më vjen keq, sepse skuadra ka zhvilluar një lojë të dobët. Sampdoria nuk mendonte për të shënuar, por vetëm për të mos pësuar gol. I vetmi rrezik për ne ishte Kasano, por pa ndonjë rast konkret për gol. Mund të bënim më shumë, megjithatë barazimi 0?0 ishte një rezultat i drejtë”. I pyetur për gjendjen e tij shëndetësore, pas dëmtimi të pësuar në Champions League përballë Zenitit, Kamoranezi tha: “Tani jam mirë. Kavilja më ka shqetësuar pak, por nuk kam probleme serioze. Në pjesën e parë u mundova të ndihmoja Grigerën, kur hynte në dyluftim me Kasanon. Në pjesën e dytë gabova shumë dhe për këtë më vjen shumë keq”.