18 shtator 2008

Klinsmann: Tri pikë të rëndësishme

Pas një mungese njëvjeçare, Bayern Munich paralajmëroi rikthimin në Ligën e Kampionëve me fitore prej 1-0 ndaj Steaua Bukureshtit në Stadionul Ghencea.Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Daniel van Buyten, i cili doli të ishte vendimtar për fitoren, derisa vendasit ishin të pafuqishëm ta kërcënojnë portën gjermane.“E dinim se nuk do të jetë e lehtë sonte. Në pjesën e parë e kontrolluam lojën dhe mund të ishte 2-0. Në pjesë të dytë lëshuam ca. Gjithmonë është mirë të fillosh me tri pikë dhe ekipi e meritoi fitoren”, ka thënë Klinsmann