19 shtator 2008

Koboli Xhili, lavde Aleksit

Nuk ka sesi të mos jetë i kënaqur edhe presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhili, pas suksesit të arritur ndaj Zenitit. “Një fitore e atillë është një gëzim i pamasë. Na priste një provë themelore kundër një ekipi tepër të vështirë dhe si përfundim e përballuam në mënyrën më të mirë. Mund të them se iu afruam shumë edhe golit të dytë, duke merituar plotësisht fitoren. Del Piero? Ai është kapiteni dhe emblema jonë. E donte dhe e gjeti me ngulm atë gol. Unë nuk e kisha parë kurrë të gëzonte aq shumë”.