21 shtator 2008

LAJME NEWS - 20/21.09.2008


Barcelona zbraz mllefin mbi Sporting Gijon
Më në fund Barcelona u kthehet fitoreve në La Liga. Sonte Blaugranët e kanë shkatërruar skuadrën e porsainkuadraur në elitën e futbollit spanjoll, Sporting Gijon.Katalanasit kanë shënuar fitore si mysafir të Gijonit, me rezultat 6-1. Serinë e golave e hapi mesfushori spanjoll, Xavi, në minutën 27, ndërsa gjashtë minuta më vonë dyfishoi kamerunasi, Samuel Eto’o. Me rezultatin 2-0 në favor të Barcës përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë u shënuan pesë gola. Mbrojtësi i Gijonit, Jorge, e rriti avantazhin e Barcelonës në 3-0, pasi shënoi autogol me të filluar pjesa e dytë (49’). Një minutë më vonë sulmuesi vendas, Moldando, ngushtoi epërsinë në 3-1. Në skenë paraqitet mesfushori tjetër spanjoll, Andres Iniesta, për ta shndërruar në katër numrin e golave të mysafirëve (70’). Dy gola të argjentinasit Leo Messi (85’ dhe 90’) fundosën plotësisht skuadrën e Gijonit.
***************************************************

Rikthehet Milani!
Pas dy humbjeve nje njepasnjeshme ne Serie A, kuqezinjte e Milanit janë rikthyer ne menyren me te mire te mundshme, duke shenuar fitoren e pare te sezonit, përballe Lazios ne San Siro, ndeshje qe përfundoi me rezultat 4-1.Veterani i rosonereve, Clarence Seedorf, ishte ai qe hapi rezultatin, duke shenuar pas vetëm tete minutash loje. Mysafiret arritën te barazojnë me ane te sulmuesit ne forme, Zarate (26’), por rosoneret rikthyen epersine me ane te nje eurogoli te Zambrottes te shenuar nga largësia.Edhe pjesa e dyte e ndeshjes filloi ne menyre te shkëlqyeshme per vendasit, qe erdhën tek goli i trete, kësaj here me ane te sulmuesit brazilian, Alexandre Pato. Nje supergol tjetër, i shenuar nga braziliani tjetër Kaka, pas nje ore loje, vulosi rezultatin e ndeshjes.Ronaldinho u fut ne loje ne fund te pjesës se dyte, duke zevendesuar Paton, dhe ishte shume afer shënimit te nje goli te peste, por kete ia mohoi shtylla. Ne çastet e fundit te ndeshjes, edhe Lazio ishte mjaft sulmuese, por nuk arriti te thyeje mbrojtjen e Milanit.Me kete fitore, Milani mbledh piket e para te sezonit, tre gjithsej, dhe i largohet fundit te tabelës. Lazio pavarësisht humbjes, mbetet ne vendin e trete te tabelës, me 6 pike, nje me pak se dy kryesuesit, Interi dhe Juventusi.
******************************************

Mbretërit arkëtojnë tre pikë të reja
Kampioni i La Ligas, Real Madridi, ka shënuar fitore në udhëtim kundër Racing Santander me rezultat 2-0.Dy gjuajtje të mira në pjesën e dytë nga dy kundërsulme të ndara, ua siguruan fitoren mbretërve të cilët kohë pas kohe ishin nën presion të lojtarëve vendas, por këto të fundit nuk mund të arrinin deri te goli. Edhe pse mediat spanjolle kishin njoftuar se kapiteni i Los Blancos do të qëndrojë në stol, trajneri Berndt Schuster vendosi që ta inkuadrojë Raulin nga minuta e parë së bashku me Gonzalo Higuain, duke lënë në stol Arjen Robbenin dhe të transferuarin e këtij sezoni, Rafael van der Vaart. Një pasim i Higuain në minutën e 54 e gjeti Ruben de la Red ballë për ballë portierit, Tono, të cilin e mposhti, duke i dhënë avantazhin Los Merengues. Pas plotësisht njëzet minutave, portieri Tono u mposht sërish, këtë radhë nga holandezi Van Nistelrooy pas një pasimi të ish-lojtarit të Hamburgut, Van der Vaart, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë. Ishte kjo fitorja e tretë radhazi e madrilenëve brenda një jave, nëse konsiderohet edhe fitorja në Ligën e Kampionëve kundër BATE Borisov.
***********************************************

Manchester City deklason Portsmouthin
Skuadra e dytë nga qyteti i Mançesterit, Manchester City, e ka deklasuar skuadrën e Portsmouthit në javën e pestë të Ligës Premier.“Miliarderët” kanë shënuar fitore të thellë në shtëpi me rezultat 6-0, derisa golat u shënuan nga gjashtë futbollistë të ndryshëm. Dy gola në pjesën e parë dhe katër në pjesën e dytë e fundosën plotësisht skuadrën mysafire e cila kishte udhëtuar në Mançester për të nxjerrë një rezultat pozitiv. Golat i shënuan: Jo (13’), Dunne (20’), Robinho (57’), Phillips (68’), Evans (78’) dhe Fernandes (83’). Tottenhami sërish ka dështuar të nxjerrë një fitore në shtëpi kundër Wiganit, duke mbyllur takimin pa gola. Ndërsa skuadra e porsakthyer në Premiership, Hull City, ka barazuar në shtëpi kundër Everton, pavarësisht se nikoqirët kanë pasur avantazhin prej 2-0 deri në njëzet minutat e fundit të ndeshjes.
******************************************

Gilla ia sjell fitoren Violas
Sulmuesi i rikthyer në formë, Alberto Gilardino, ia ka siguruar fitoren e parë në Serie A skuadrës së Fiorentinës.Viola e ka pritur sot në Artemio Franchi skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit italian, Bologna, e cila ia shkaktoi atë humbje spektakolare Milanit në javën e parë. Mirëpo, skuadra e Prandellit u tregua më e kujdesshme dhe shënoi fitore minimale me golin e shënuar nga sulmuesi i porsa ardhur nga Rossonerët, Alberto Gilardino, në minutën 36.
*********************************************

Kampionët shënojnë fitore
Kampioni i Italisë, Inter, ka shënuar fitore komode në Stadio Olimpico të Torinos, kundër skuadrës që mban emrin e qytetit.Skuadra e Jose Mourinhos udhëtoi në Torino për ta kërkuar fitoren e dytë në Serie A, ndërkohë që skuadra e ‘Granatës’ konsiderohej një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur. Megjithatë zikaltrit treguan se nuk janë rastësisht dominues tre vitet e fundit në Kampionatin italian duke shënuar fitore bindëse me rezultat 3-1. Mourinho në sulm inkuadroi Adrianon e mbështetur nga Mancini dhe Ibrahimovic. Goli i parë për mysafirët erdhi në minutën 24 kur pas një gjuajtje të Mancinit topi u rikthye nga Matteo Sereni në këmbën e Pisanos dhe ky i fundit e plasoi në portën e vendase. Dy minuta më vonë, braziliani Maicon gjuajti transversalen para se topi të përfundonte në rrjet për ta dyfishuar rezultatin në 2-0, me të cilin përfundoi pjesa e parë. Minuta 52 i takoi Zlatan Ibrahimovicit, i cili pas një pasimi të Mancinit nuk e pati vështirë ta plasonte topin në rrjet. Golin e nderit për vendasit e shënoi Abbruscato në minutën 76, duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 3-1 për zikaltrit.
************************************************

Derbi anglez përfundon me barazim
Kampioni aktual Manchester United ka nxjerre barazim 1-1 perballe Chelsea, derisa blutë vazhdojnë te jene te pamposhtur ne Stamforde Bridge.Djajte e Kuq kaluan te paret ne epërsi qe ne pjese te pare, me golin e koreanit Ji Sung Park. Pas vetëm 18 minutash loje, goditja e Berbatov u mbrojt nga portieri Peter Cech, por topi kaloi ne kembet e Park, i cili nuk huqi nga afërsia.Salomon Kalou, i cili zevendesoi gjermanin Michael Ballack 15 minuta par fundit te ndeshjes, shenoi golin e barazimit per vendasit, duke shenuar me koke pas nje harkimi nga John Obi Michel, pese minuta pas aktivizimit te tij (80’).Mysafiret filluan lojën pa Cristiano Ronaldon, me Rooney dhe Berbatov ne sulm. Qe ne pjese te pare, qe te dyja ekipet bene zevendesime te detyrueshme, me Calvalhon qe u zevendesua nga Alex tek Chelsea, dhe portieri Van der Sar qe u zevendesua nga potieri rezerve Kuszczak.Barazimi e mban Arsenalin ne krye te tabelës se Premierliges. Topçinjte grumbullojnë 12 pike pas pese ndeshjesh, te ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli me nga 11 pike. Manchester United mban vendin e 15-te me vetëm 5 pike te grumbulluara, por me nje ndeshje me pak, kater te zhvilluara.
*************************************************

Terry: Fitorja nuk do të thotë titulli
Kapiteni i Chelseat, John Terry, beson se fitorja e sotme kundër Manchester Unitedit do të jetë një shtytje e madhe për Blutë, mirëpo nuk do të thotë se ata do ta fitojnë titullin me këtë fitore.“Këtë sezon po luajmë më mirë dhe jemi më entuziastë. Kemi shënuar më shumë gola këtë herë dhe kemi një bashkëpunim më të mirë ndërmjet mbrojtjes dhe sulmit”. “Anelka është përmirësuar shumë, Deco ka qenë i shkëlqyer, ndërsa Bosingwa ofron diçka më tepër në sulm dhe po ashtu është i mirë edhe në mbrojtje”. “Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për United. Gjërat për ta nuk kanë shkuar aq mirë, prandaj do të mundohen me çdo forcë për të fituar”. “Një rezultat pozitiv për neve do të ishte po ashtu i mirë. Mirëpo kjo nuk do të thotë se e fituam titullin, pasi që ende nuk e kemi parë Manchesterin e vërtetë”, ka përfunduar kapiteni i Bluve.
*************************************************

Luis Enrique: Barca nuk do ta ketë lehtë
Legjenda spanjolle, Luis Enrique, nuk beson se Barcelona do ta ketë lehtë në ndeshjen e sotme kundër Sporting de Gijon, ndërsa ai i favorizon të dyja skuadrat.Enrique ka luajtur për të dy klubet, ndërsa ka pranuar se ai ende është një tifoz i Gijonit, pavarësisht se është pjesë e hierarkisë së Blaugranëve. “Ata janë një skuadër e cila vështirë mposhtet dhe do të forcohen edhe më shumë para tifozëve të tyre. Ata luajnë një lojë shumë sulmuese, janë shumë të disiplinuar dhe janë shumë të fortë fizikisht. Barca nuk do ta ketë lehtë”. “Ndeshja kundër Barcelonës është një motiv shtesë për ta, pasi që ata kanë pritur një kohë të gjatë për të qenë në elitën e futbollit spanjoll, prandaj do të luftojnë me të gjitha forcat për të nxjerrë një rezultat pozitiv”, ka thënë Enrique.
*********************************************

Milani ndjek Benzeman
Mediat franceze përcjellin lajmin se drejtori i Milanit, Ariedo Braida, nje kohe te gjate esthe duke e ndjekur sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema.Francezi eshte cak i nje varg klubeve evropiane dhe kur do te vendose te largohet nga Lyoni, do te ketë vështiresi ta zgjedhe destinimin e duhur.Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Chelsea, Interi dhe Milani, janë vetëm disa prej klubeve te famshme qe deshirojne ta shohin sulmuesin ne radhët e veta.Gazeta franceze Le Parisien, përcjell lajmin se drejtori gjeneral i rosonereve, Ariedo Braida, nje kohe te gjate eshte duke i percjelle paraqitjet e Benzemas. Braida ka marre sinjale pozitive nga Lyoni dhe eshte e mundur qe Milani ta sjelle ate ne radhet e veta gjate veres se ardhshme.
*******************************************

Higuain: Rauli duhet të admirohet
Gonzalo Higuain i ka dalë në mbrojtje kapiteni legjendar të Real Madrid, Raul, i cili ishte kritikuar javën e kaluar për formë të dobët.“Rauli duhet të admirohet, ai është një shembull për të gjithë”, ka thënë Higuain para ndeshjes së sotme kundër Racing. Pikërisht Higuan mund ta zë vendin e kapitenit, pasi që Schuster ka vendosur ta lë në stol sulmuesin veteran. Edhe pse Robinho, Julio Baptista dhe Roberto Soldado janë larguar nga mbretërit, 20-vjeçari mendon se Reali e ka fuqinë për të qenë konkurruese në të gjitha garat, sidomos Ligën e Kampionëve. “I kam fituar dy tituj të La Ligas dhe tash dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve. Skuadra nuk është dobësuar pavarësisht largimeve, ne i kemi lojtarët e duhur për të fituar”, ka përfunduar argjentinasi.
**********************************************

Arsenal nuk i shet yjet as per 100 milione funte
Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka thene se klubi nuk do ta shese mesfushorin Cesc Fabregas, dhe asnjë yll tjetër, as per 100 milione funte.Kete vere nga Arsenali u larguan Alexadr Hleb dhe Matthiew Flamini, ndërsa para largimit ishte edhe Emmanuel Adebayor.“Mendoj se ne nuk i shesim futbollistët tanë me te mire, dhe nuk ka shifër qe do te mund ta ndryshoje kete qëndrim tonin”, ka thene Hill-Wood, per Sunday Telegraph.“Nese dikush ofron 100 milione funte, ne do te duhet te paguajme tatim prej 40%, dhe çfarë do te bejme me 60 milionet e mbeturae Me shume preferoj t’i ruajmë lojtaret tane kryesore”, ka shtuar presidenti i topçinjve.
***********************************************

Tevez: Do t’u tregojmë pse jemi kampionë
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ka 'hedhur vaj mbi zjarr' para ndeshjes së sotme në Stamford Bridge kundër rivalëve kryesorë për titull, Chelsea. Djajtë e kuq kanë mbledhur vetëm katër pikë nga nëntë të mundshmet, ndërsa Chelsea është skuadra e cila aktualisht është në formën më të mirë në Ligën Premier, bashkë me Arsenalin. “Nuk kemi filluar siç duhet, mirëpo gjithçka do të ndryshojë këtë të diel”. “Në Stamford Bridge do të shfaqen kampionët e vërtetë. Të gjithë e dimë se Chelsea kërkon hakmarrje për humbjen në Moskë, mirëpo kjo do t’u shkaktojë më shumë telashe atyre”. “Të gjithë do ta shohin reagimin e Unitedit këtë vikend. Nuk jemi bërë kampionë rastësisht. Rikthimi i Ronaldos është shumë i rëndësishëm për ne, dhe një problem shtesë për Chelsean”, ka thënë sulmuesi argjentinas.
**************************************

Roma shënon fitore në javën e tretë
Skuadra e Romës më në fund i ka gëzuar tifozët e saj, pasi që sonte në Stadio Olimpico e ka mposhtur Regginan me rezultat 3-0.Giallorosët gjatë gjithë ndeshjes ishin dominues në fushë mirëpo nuk arrinin t’i konkretizonin shanset e tyre, sidomos në pjesën e parë. Është dashur të pritet deri në minutat shtesë të gjysmës së parë, që kryeqytetasit ta shënojnë golin e parë në ndeshje me anë të mbrojtësit veteran dhe kapitenit të Romës në ndeshjen e sotme, Christian Panucci (45’+1’). Pjesa e dytë ishte më frytdhënëse për vendasit pasi që arritën të shënojnë dy gola. Pas një gjuajtje nga Alberto Aquilani (51’) prej një distance afër 14 metra, topi gjeti skajin e portës për të dyfishuar avantazhin e romakëve. Në fund të ndeshjes u akordua një gjuajtje e lirë të cilën e ekzekutoi i inkuadruari në pjesën e dytë, simboli i Giallorossëve Francesco Totti, ndërsa pas pritjes së portierit Campagnolo, mesfushori Simone Perrota (90’+3’)e shtyni topin në rrjet për t’i gëzuar edhe njëherë tifozët e pranishëm në Stadio Olimpico.
*******************************************

Benitez: Arbitri na e mohoi fitoren
Liverpooli nuk arriti të shënojë fitore ndaj Stoke Cityt në ndeshjen e zhvilluar sot në Anfield, ndërsa Rafael Benitez është i hidhëruar me arbitrin, për shkak të mohimit të golit të minutës së 2-të të shënuar nga Gerrard. “Goli i papranuar ishte vendim kyç. Nëse goli do të pranohej, do të kishte një lojë shumë më të hapur. Nuk e di se pse u anulua goli. Arbri i ka thënë Carragherit se vendimi është i tij dhe jo i arbitrit anësor. Kjo ishte një gabim i madh”, ka thënë Benitez“Futbollistët janë angazhuar vazhdimisht. Ata bënë gjithçka, por ndoshta na duhej pak fuqi në pjesën e tretë të ndeshjes, për ta shfrytëzuar të gjithë atë përqindje të topit dhe goditjet që i kishim”, ka thënë trajneri spanjoll pas ndeshjes.
********************************************

Arsenal kryeson Premiershipin
Arsenal ka shënuar fitore të rëndësime në Reebok Stadium kundër Bolton Wanderers, duke u ngjitur në kuotën prej 12 pikëve.Nikoqirët kaluan në epërsi me anë të sulmuesit Kevin Davies, i cili kërceu më lartë se markuesi i tij, Kolo Toure dhe i dha avantazhin skuadrës së tij (14’). Pas golit të pësuar djemtë e Wenger u vunë në vështirësi pasi që dëshironin ta barazojnë rezultatin. U nevojitën 12 minuta që topçinjtë ta neutralizojnë golin e Boltonit. Pas një aksioni ndërmjet Fabregas, Bendtner dhe Adebayr, ishte mesfushori Emmanuel Eboue ai i cili e plasoi topin në rrjetën e Jaaskelainen. Një minutë më pas sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, shënoi golin e dytë për mysafirët me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim. Pjesa e dyte ishte me raste në të dyja anët, mirëpo është dashur të pritet deri në minutën e 87 për t’u parë edhe një gol, të cilin e shënuan sërish topçinjtë me anë të Denilson, për ta përfunduar ndeshjen me fitore prej 3-1.
*********************************************

West Ham dominon ndaj Newcastle
Sulmuesi italian David di Michele shënoi dygolësh në fitoren prej 3-1 të West Hamit ndaj Newcastle United, në ndeshjen e parë të bashkëvendësit të tij, Gianfranco Zola, si trajneri i klubit anglez.West Hami, ku për cilin 90 minuta luajti edhe Valon Behrami, dominoi tërësisht lojën, duke huqur edhe disa raste të pastra.Golat e Di Michele erdhën në pjesën e parë të ndeshjes (8’ dhe 37’), ndërsa italiani ishte asistues edhe në golin e tretë të vendësve, kur Ethington shënoi në minutën e 53-të. Golin e vetëm për Newcastle e shënoi sulmuesi Michael Owen (67’).Me këtë fitore, West Ham ngitet në kuotën e 9 pikëve dhe për momentin mban vendin e katër pas Arsenalit. Kjo është fitorja e tretë nga tre ndeshjet si vendas, ndërsa dy ndeshjet e luajtura si mysafir janë humbje për ekipin e ri të Behramit.
***********************************************

Stoke City ndalon Liveproolin
Liverpooli ka ndarë pikët me ekipin e porsapromovuar në Premierligë, Stoke City, në ndeshjen e luajtur në Anfield, pas barazimit pa gola.Të kuqtë u frenuan në mënyrë befasuese nga Stoke City me një barazim pa gola. Të zgjedhurit e trajnerit Rafael Benitez nuk dështuan vetëm të gjejnë portën kundërshtare por dështuan edhe të japin spektakël.Rasti më interesant i ndeshjes ishte goli i Gerrard pas dy minutash lojë, por goditja e tij e lirë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.Gerrard është në kërkim të golit të tij të 100-të me fanellën e Liverpoolit. Gjatë ndeshjes së mesjavës kundër Marseille, në Ligën e Kampionëve, kapiteni shënoi dy gola për ta çuar numrin e golave të tij me klubin aktual në 99-të.
************************************************

Bayern turpërohet në Allianz Arena
Bayern Munich është turpëruar para tifozëve të vet, duke pësuar humbje prej 5-2 nga Werder Bremeni, që është një prej humbjeve më të rënda si nikoqir i kampionit të Bundesligës.Markus Rosenberg shënoi dy herë (30’ dhe 67’), derisa Naldo (45’), Mesut Ozil (54’) dhe ish lojtari i Bayernit, Claudio Pizarro (59’), gjetën rrjetën nga një herë, për t’i dhënë avantazhin prej 5-0 mysafirëve nga Bremeni.Por ish-lojtari i Werderit, Tim Borowski, shënoi dy herë (71’ dhe 85’)s për të ngushtuar rezultatin në 5-2, dhe për të eliminuar një disfatë edhe më të thellë të kampionit. Kjo është humbja e parë e Bayernit nën drejtimin e trajnerit të ri, Juergen Klinsmann.Schalke 04 ka mposhtur me rezultat minimal prej 1-0 ekipin e Eintracht Frankfurt, pas autogolit të Ochs në minutën e 41-të, ndërsa mysafirët luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34-të, pas përjashtimit të Chris me karton të kuq.
**********************************************

Ibrahimoviq: I duam të tre trofetë
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviq, ka deklaruar se Interi këtë vit do t’i sulmojë të tria trofetë, skudeton, Ligën e Kampionëve, dhe Kupën e Italisë. “Interi është një ekip që ka kualitet të luftojë në të gjitha frontet. Tashmë e kemi marrë një trofe (Superkupën e Italisë). Tash na mungojnë edhe tre, skudetoja, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë”, ka thënë Ibrahimovic.Nerazurët të dielën do të ndeshen me Torinon, ndërsa Ibrahimovic kujton golin e shkëlqyeshëm e arritur kundër këtij klubi dy sezone më herët.“Ende e mbaj mend atë gol. Por mendoj se goli im më i mirë është ai kur luaja për Ajax, në ndeshjen kundër Nac Breda. E kam dribluar gjysmën e ekipit”, është lavdëruar suedezi.
***********************************************

Kaka: Ronaldo e meriton Topin e Artë
Superylli i Milanit, Kaka, pranon se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë, ndërsa thotë se është edhe adhurues i Jose Mourinhos.“Nëse jam unë ai që duhet të vendosi për Topin e Artë, pa u menduar do t’ia jepja Cristiano Ronaldos. Mendoj se ai e meriton këtë shpërblim më shumë se çdokush tjetër”, ka thënë Kaka.Braziliani, po ashtu ka thënë se është tifoz i trajnerit të ri të Interit, Jose Mourinho.“Transferi më i mirëe Mendoj se është Ronaldinho. Mund të them se shumë më pëlqen edhe Mourinho. Veçanërisht komentet e tij, të cilat gjithmonë janë në faqet kryesore. Ata nuk janë fyese, vetëm se janë qesharake”, ka shtuar Lojtari më i Mirë në Botë.
**********************************************

Lippi: Totti dhe Nesta janë të mirëseardhur
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, e ka lënë të hapur derën e Përfaqësueses për simbolin e Romës, Francesco Totti, dhe për stoperin e Milanit, Alessandro Nesta.“Totti dhe Nesta kanë vendosur vullnetarisht të largohen dhe unë e respektoj këtë, pasi që ata kanë dhënë shumë për Kombëtaren”. “Si do që të jetë ata e kanë derën hapur. Unë kërkoj përkushtim dhe entuziazëm nga lojtarët e mi. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mbrojmë titullin e fituar në vitin 2006”. “Mendoj se Italia është në po të njëjtin nivel me Gjermaninë, Brazilin dhe Argjentinën, dhe ne jemi të vendosur për fitore. Kemi fat të madh që e kemi portierin më të mirë në botë, Buffon”, ka thënë kampioni i Botës.
*************************************************