28 shtator 2008

LAJME NEWS - 28.09.2008


Benzema mungon kundër Bayernit?
Sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, ka pёsuar lёndim gjatё ndeshjes sё djeshme tё cilёn ekipi e tij e fitoi me rezultat 2-1 pёrballё Nancyt nё kampionatin francez.Por, presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas, shpreson se Benzema do tё arrijё tё rikuperohet deri nё ndeshjen e ardhshme tё Ligёs sё Kampionёve, tё cilёn Lyoni e zhvillon kundër Bayern Munichut tё martёn. “Mendoj se nuk bёhet fjalё pёr asgjë serioze, por duhet t’i presim rezultatet mjekësore. Mendoj se lëndimi nuk do t’i pengojё atij tё luajё kundër Bayernit”, thotë presidenti i klubit. Sipas ekipit mjekësor tё Lyonit, Karim Benzema, do tё duhet tё pushojё pёr rreth njё javё.
***************************************

Serie A: Kryeqytetasit shënojnë fitore
Në takimet e sotme të Serie A, Roma ka arritur të shënojë fitore në Olimpico kundër Atalantës, derisa fitore ka shënuar edhe Lazio në udhëtim tek Torino duke u ngjitur në vendin e parë në tabelë.Dy gola në pjesën e parë e kanë larguar paksa presionin mbi skuadrën e Spallettit. Golin e parë në ndeshje e shënoi mbrojtësi veteran Christian Panucci (17’), ndërsa rezultatin e dyfishoi Mirko Vucinic (31’). Skuadra tjetër nga kryeqyteti, Lazio, ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Torinos në udhëtim, me rezultat 3-1. Golin e parë për biancocelestët e shënoi sulmuesi maqedonas, Goran Pandev (30’). Pastaj një dy golash i sulmuesit më në formë në Serie A, Mauro Zarate, brenda 20 minutash (63’ dhe 83’- nga penalltia), i siguruan Lazios vendin e parë në tabelë. Në këtë ndeshje pёr Torinon nga minuta e parë u inkuadrua edhe mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemajli i cili shfaqi një lojë mjaft të mirë pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, duke siguruar edhe penaltinë, e cila u shndёrrua nё gol nga Amouroso. Xhemaili u ndëshkua me karton tё verdhё nё minutën e 41-tё, nё ndeshjen e cila pati njё fund dramatik, ku u përjashtuan dy lojtarё tё vendasve; sё pari portieri Sereni direkt me karton tё kuq (83’), ndërsa mё pastaj edhe Pratali pёr shkak tё dy kartonëve tё verdhё (88’). Tri ndeshje tё tjera kanë përfunduar me fitore minimale 1-0: Napoli ka mposhtur Bolognan në udhëtim, Catania ka fituar ndaj Chievos së Erjon Bogdanit, ndërsa Palermo ka fituar ndaj Regginas. Ndërkohë, Udinese ka vazhduar me formën e mirë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Sienas.
****************************************

Deschamps mund ta marrё drejtimin e Bolognas
Sipas mediave italiane, nёse Bologna do tё pёsojё edhe njё humbje, trajneri aktual Daniele Arrigonido do tё shkarkohet dhe nё vend tё tij do tё vijё Didier Deschamps.Sot Bologna do tё luajё me Napolin, ndërsa presidenti i klubit, Francesca Menarinni, ia ka bёrё tё qartё trajnerit aktual se kjo ndeshje do tё jetё vendimtare pёr tё. Bologna startoi nё mёnyrёn tё mirё, duke shёnuar fitore nё San Siro ndaj Milanit, por pastaj i humbi tё gjitha ndeshjet dhe ende nuk ka shёnuar gol nё fushё tё vet. Sipas Tuttosport, favorit pёr tё zёvendёsuar trajnerin aktual Daniele Arrigoni, ёshtё ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps. Ky do tё ishte klubi i parё me tё cilin Deschamps do tё garojё nё Serie B, pasi qё nё kohёn kur drejtoi bardhezinjtё, ata garonin nё Serie B. Krahas Deschamps, kandidatё pёr pozitën e trajnerit tё Bolognas janë edhe Alberto Zaccheroni dhe Walter Novellino.
*************************************

Berbatov i kënaqur me progresin
Sulmuesi bullgar i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ёshtё i kënaqur me paraqitjen e tij debutuese nё Old Trafford, nё fitoren e djeshme prej 2-0 ndaj Boltonit, edhe pse ende ёshtё nё kërkim tё golit tё parё me ekipin e ri.“Vёrtet dëshiroj tё arrij gol. Por tre pikёt e fituara janë mё tё rёndёsishme. Ne ishim ekip mё i mirё nё ndeshjen e mbrëmshme. Arritëm dy gola, por lëshuam katёr ose pesё raste”, thotë bullgari. “Jam i lumtur me mёnyrёn se si luaj, konkretisht nga paraqitja ime ndaj Boltonit. Pashё njё pёrmirёsim tё madh tek unё dhe ekipi. Punoj me ngulm qё tё pёrmirёsohem edhe mё tej dhe t’i ndihmoj ekipit. Shpresoj se kjo edhe do tё ndodhё”, përfundon ish-sulmuesi i Tottenhamit.
**************************************

Guardiola: Ende na mungon instinkti vrasës
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka qenë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, mirëpo fitorja e mbrëmshme kundër Espanyolit me diferencë prej vetëm një goli, tregon se Barca duhet të përmirësohet edhe më shumë.“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe besoj se kemi dinamikë të mirë në skuadër”. “Mirëpo ende na mungon instinkti vrasës për t’i konkretizuar shanset tona përpara golit”, ka thënë Guardiola.
************************************

Ronaldo shpreson tё jetё pjesё e Botёrorit 2010
Ish-lojtari i Milanit, Ronaldo, ёshtё optimist rreth mundësisё qё ai tё jetё pjesё e Kampionatit Botёror 2010.“Vёrtet dëshiroj tё jem atje, do tё ishte vërtet bukur. Por sё pari duhet tё rikuperohen tёrёsisht. Tё punoj shumё dhe tё rikthehem nё formёn e vjetёr dhe kёtё do ta bёj sepse e dua futbollin”, ka thёnё Ronaldo. “Mund tё qëndroj edhe nё shtёpi dhe tё luaj me miqtë, por unё i dua tё gjitha gjёrat qё lidhen me njё ndeshje futbolli. Dua t’i shoh tifozёt, motivimin, ta ndjej presionin e ndeshjes”. Ronaldo ka zbuluar se ёshtё e mundur qё ai tё kalojё nё Manchester City, por shton se ёndёrr e tij ёshtё qё tё luajё pёr Flamengon. “Bisedova me përfaqësues tё Cityt dhe e di qё dyert e klubit janë tё hapura nёse rikthehem nё formёn e vjetёr. Por unё ёndёrroj tё luaj pёr Flamengon. Flamengo ёshtё nё zemrën time. Mendoj se sё shpejti do ta marr vendimin e duhur”, shton braziliani.
***********************************

Ferguson: Giggs do të luajë edhe një sezon
Trajneri i Manchester Unitedid, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Ryan Giggs mund të luajë edhe një sezon me Djajtë e Kuq duke i eliminuar spekulimet të cilat sugjeronin se mesfushori i krahut do ta mbyllte karrierën në fund të këtij sezoni.“Duhet ta mbajmë të freskët dhe të ndikojmë që ta ruajë motivimin, sepse unë dëshiroj që ai të vazhdojë më tutje”. “Ai është një person i jashtëzakonshëm dhe mund të luajë edhe një vit pa asnjë problem”. “Janë një numër i vogël njerëzish të cilët mund t’i takosh vetëm njëherë në jetë, ndërsa Ryan është një i tillë”, ka përfunduar Ferguson.
**************************************

Shearer mohon rikthim tek Newcastle
Alan Shearer i ka mohuar deklaratat e menaxherit tё pёrkohshёm tё Newcastle, Joe Kinnear, se legjenda e klubit planifikon tё rikthehet.Qё nga caktimi e Kinnear nё detyrёn e menaxherit tё Newcastlet tё premten, ai nuk priti shumё dhe deklaroi se sё shpejti nё klub do tё vijnë pronarёt e rinj, tё cilёt do t’i kthejnë Shearerin dhe Keegan sёrish nё klub. “Nuk planifikoj diçka tё tillё. Nuk e di prej ku doli e gjitha kjo. Nuk e di pёr çfarë flasin. Unё vet isha i befasuar ashtu si edhe tё gjithё, kur Joe Kinnear u caktua nё detyrё. Duke gjykuar sipas intervistës, duket se ai ёshtё pak i turpëruar nga vetvetja”, ka thёnё Shearer.
***********************************

Spalletti: Mund të dalim nga kjo situatë
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka komentuar për situatën aktuale të skuadrës së tij para ndeshjes së të dielës kundër Atalantës.“Ne jemi munduar ta ndërtojmë skuadrën në bazë të mundësive financiare, gjithmonë në marrëveshje me drejtuesit e klubit”. “Duhet të mësohemi të mos jemi aq naivë, të përballemi më mirë me situata të ndryshme, p.sh. si ajo kundër Genoas. Sido që të jetë ekziston vullneti për të dalë nga kjo situatë dhe duke parë punën që e bëjnë lojtarët, mendoj se do të kemi sukses”. “Totti nuk do të luajë (kundër Atalantës). Dhe duke pasur parasysh gjendjen e tij, ne jemi stërvitur ta zhvillojmë ndeshjen edhe pa të. Edhe kondicioni i Aquilanti është gjë që duhet të kihet parasysh. Vucinic dhe Riise janë në formë të mirë, por kur skuadra nuk luan mirë as ata s’kanë çfarë të bëjnë”, ka thënë trajneri i Giallorossëve.
**************************************

Ronaldinho: Sё shpejti do tё kthehem nё formёn e vjetёr
Ronaldinho ёshtё i bindur se sё shpejti do ta tregojё formёn e tij tё vërtetё nё fanellën e Milanit dhe do t’i arsyetojё paratё e harxhuara pёr tё.“Mё duhet njё periudhё qё tё adaptohem, luajta nё Spanjё ku futbolli ёshtё mё ndryshe se kёtu, por tash po adaptohem dhe mendoj se pёr njё kohё tё shkurtër do tё jem pjesё e 11-shes sё parё, ndërsa pastaj do tё jetё mё lehtё”, ka thёnё Ronaldinho. “Goli im i parё pёr Milanin do tё jetё i dedikuar pёr tё gjithё adhuruesit. Pa marrё parasysh a luajmё nё shtёpi apo si mysafir, ata mё përkrahin dhe unё ndjehem mirё”, shton superylli brazilian.
************************************

Pepe: Jemi duke gjetur ritmin e lojës
Pas fitores së të shtunës të Real Madridit kundër Betisit me rezultat 2-1, Pepe ka pohuar se skuadra e tij kishte luftuar shumë për t’i fituar tre pikët, edhe pse kishte luajtur me një lojtar më pak gjatë kohës më të madhe të pjesës së dytë.“E kemi kontrolluar mirë ndeshjen dhe arritëm të shënojmë në minutën e fundit. Kjo tregon shumëçka. Fundi ishte pozitiv për neve dhe tregoi se po luajmë mirë dhe po mundohemi së bashku për të pasur sukses. Kjo është shumë e rëndësishme”. “Futbolli që luajmë ne është gjithmonë në progres. Dalëngadalë po e gjejmë ritmin e lojës. Është vetëm java e pestë. Duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Zenitit me një qetësi të cilën e kemi krijuar gjatë këtyre fitoreve”. “Kemi një skuadër të madhe, ndërsa personalisht dëshiroj që vazhdimisht t’i ndihmoj skuadrës, kuptohet, me vendim të trajnerit”, ka thënë mbrojtësi brazilian.
***************************************