18 shtator 2008

LAJME SHKURT


Trefoloni përjashton lojtarin e gabuar
Kampioni i Danimarkës Aalborg ka njoftuar se do të ankohet te UEFA, për shkak se në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Celticut, gjyqtari Matteo Trefoloni ka nxjerrë jashtë lojtarin e gabuar.Gjithçka kishte ndodhur dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes e cila është luajtur në Celtic Park në Glasgou, kur mbrojtësi i Aalborgut, Michael Jakobsen, kishte ndërhyrë për karton të kuq në sulmuesin e skuadrës vendase, Georgios Samaras, mirëpo gjyqtari italian kishte larguar nga ndeshja Michael Beauchamp. “Nuk kam besuar se një gjë e tillë mund të ndodhë ne një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Para se të ma tregonte kartonin e kuq, gjyqtari i pyeti disa lojtarë se kush e bëri ndërhyrjen pa leje”, ka thënë australiani Michael Beauchamp.
****************************************

Totti fiton Topin e Argjendtë

Francesco Tottit do t’i prezantohet Topi i Argjendtë pёr tё qenit lojtari mё fer nё sezonin 2007/08 nё Serie A, dhe kjo do tё ndodhё para ndeshjes kundër Regginёs gjatё këtij vikendi.Klubi romak aktualisht po kalon njё krizё, por çmimi qё do tё marrё Totti pritet t’i sjellё njё buzëqeshje jo vetëm sulmuesit italian, por edhe vetё klubit.Totti do tё jetё lojtari i dytё i Romёs qё e fiton kёtё çmim pёr korrektësi, pasi qё mё herët kёtё kishte fituar edhe Damiano Tommasi. Fitues tё mёhershёm tё tij janë edhe Paolo Negro me Lazion, Javier Zanetti me Interin, Ciro Ferrara me Juventusin, Andriy Shevchenko me Milanin.Gianfranco Zola e kishte fituar kёtё çmim nё viin 2003 me Cagliarin. Edhe Luca Toni e ka fituar Topin e Argjendtë me Fiorentinёn dhe Kaka e morri atё me Milanin nё sezonin 2006/2007.
****************************************

Rrihen tifozët e CSKA dhe Spartës në Zagreb

Në dy incidente të ndara mbrëmë në Zagreb janë sulmuar dhe janë rrahur tifozët e CSKA Moskës dhe Spartës së Pragës, ka njoftuar sot policia e Zagrebit.Incidenti i parë ka ndodhur mbi tifozët çekë të cilët kanë shkuar në Kroaci për ta ndjekur ndeshjen e sotme të Kupës UEFA ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe Spartës së Pragës. Ata janë sulmuar nga një grup huliganësh me shufra dhe shishe të cilët janë shpërndarë para arritjes së policisë. Thuajse në të njëjtin vend, në qendër të Zagrebit, pak kohë pas mesnate huliganët i kanë sulmuar edhe dy tifozë të CSKA Moskës, e cila sonte luan kundër Slaven Belupës, në xhiron e parë të Kupës UEFA. Tifozët mysafirë kanë qenë lehtë të lënduar, ndërkohë që u është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes.
************************************

Yaya i thotë JO kalimit në Arsenal
Lojtari i Barcelonës, ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë e kalimit të tij në Arsenal, gjatë kësaj vere dhe ka thënë se është i lumtur tek klubi spanjoll dhe nuk mendon për largim nga Nou Camp.“Wenger dhe po ashtu edhe vëllai im, më janë paraqitur dhe më kanë thënë se duhet të kaloj në Arsenal, por iu kam thënë se jam i lumtur në Barcelona”, ka thënë Yaya.Me ardhjen e Seydou Keyta koha e Yaya Toure me ekipin e parë do të jetë e kufizuar, por pjesëtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë thotë se është i gatshëm të luftojë për vend në formacionin e parë.“Nuk mund të luajmë me 12 lojtarë. Unë jam në një formë fizike të shkëlqyeshme por duhet ta respektoj vendimin e trajnerit. Jam profesionist dhe nëse nuk luaj, duhet të jem i durueshëm”, ka thënë Toure.
*************************************

Inter ofron 12 milionë euro për Tiago Silva

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro për mbrojtësin e Fluminense, Tiago Silva.Inter e filloi sezonin e ri me shumë probleme në përbërje, veçanërisht mangësi u paraqitën në mbrojtje.Klubi tash ka filluar të punojë në drejtim të angazhimit të futbollistëve të ri dhe sipas mediave italiane, caku i ardhshëm i nerazurëve do të jetë mbrojtësi i Fluminense, Tiago Silva.Silva llogaritet si një prej mbrojtësve më me perspektivë në Brazil, ka vetëm 24 vjet dhe parashihet se do të gjejë vend të sigurt në kombëtaren e Brazilit.Inter është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro, por duhet të presë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve financiare në mes të futbollistit, dhe ish-klubit të tij, Dinamo Moskës.Silva deri tash ka luajtur për dy klube evropiane, së pari në Porto në vitin 2004, dhe një vit më pas veshi fanellën e Dinamo Moskës.
**************************************