19 shtator 2008

LAJME SHKURT


Kuyt: Dua të luaj për Jol
Holandezi Dirk Kuyt ka thënë se është i lumtur që është pjesë e Liverpoolit, por se në të ardhmen dëshiron të punojë me njërin prej trajnerëve më të mirë holandez, Martin Jol.Hamburg i drejtuar nga Martin Jol udhëheq në tabelën e Bundesligës gjermane, dhe këtë verë tentoi të angazhojë Kuyt. Megjithatë kërkesat e larta të Benitez dhe çmimi prej 14 milionë funtesh pengoi këtë transferim.“Jam i lumtur në Liverpool, por Jol është një prej trajnerëve më të mirë në Holandë dhe do të doja që në të ardhmen të bashkëpunoj me të”, ka thënë Kuyt.Jol tentoi ta angazhojë Kuyt edhe në vitin 2006 kur ishte trajner i Tottenham, por asokohe Liverpooli arriti ta fitojë sfidën dhe nënshkroi me Kuyt për 10 milionë funte.
*******************************************

Pato: Jam i lumtur t’i dëgjoj këshillat e Shevchenkos
Ylli i ri brazilian, Alexadre Pato, është i kënaqur që mund t’i dëgjojë këshillat e sulmuesit ukrainas Andriy Shevchenko.“Jam i kënaqur që shënova gol, por po ashtu që edhe që ekipi fitoi. Jam i lumtur që luaj për një ekip të madh si Milani. Ditët e fundit kemi punuar mirë në stërvitje. E dimë se duhet të luajmë mirë edhe kundër Lazios”, ka thënë Pato pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Zurichut.“Kam mirëkuptim për të gjithë bashkëlojtarët e mi, për shembull Shevchenko më tregon se çfarë duhet të bëj në fushë, dhe jam i lumtur që mund t’i dëgjoj këshillat e në kampioni kaq të madh”, ka shtuar braziliani.
*********************************************

Deko kërkon hakmarrje në ndeshjen përballë United
Portugezi Deko i ka paralajmëruar lojtarët e Manchester United duke thënë se Chelsea në ndeshjen e të dielës do të kërkojë hamarrje për finalen në Moskë.“Kjo ndeshje është më shumë se sa tre pikë. Fitorja të dielën do të ketë vlerë të dyfishtë. Jam i vetëdijshëm për humbjen në Moskë dhe çfarë do të thotë kjo për lojtarët e mi. Pres këtë ndeshje që nga ardhja ime në Chelsea dhe përballja me United është një test i shkëlqyeshëm për forcat tona”, ka thënë Deco.Portugezi ka thënë edhe se rikthimi i bashkëkombësit të tij, Cristiano Ronaldos, nuk do të jetë ndonjë problem, pasi që ai është vetëm një lojtar.
**********************************************
Fletcher: Ronaldo më i miri në botë
Darren Fletcher ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij tek Manchester United, Cristiano Ronaldon, si “futbollistin më të mirë në botë”, dhe shpreson se ai do ta gjejë portën sërish kundër Chelseat këtë vikend.United udhëton në Stamford Bridge gjatë të dielës, vetëm në kërkim të fitores së dytë këtë sezon, derisa fitorja e parë erdhi kundër Portsmouth në muajin gusht.“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe çdo ekip do ta dëshironte. Me sa duket, ishte hera e parë që ai rikthehet nga lëndimi më shpejt se sa është pritur. Kjo është nga përkushtimi dhe profesionalizmi”, ka thënë Fletcher.“Ne kemi një ekip për ndeshje të mëdha, dhe nuk mund të gjejmë një më të madhe se kjo, veçanërisht pas startit që patëm në ligë. Nuk duam të mbetemi shumë pikë prapa në këtë shkallë të sezonit. Kemi lojtarët për të shkuar atje dhe për të shënuar fitore”, ka shtuar skocezi për ndeshjen e vikendit përballë Chelseat.
*************************************************

Mancini: Është lehtë kur luan me Ibrën
Mesfushori i krahut, Amantino Mancini, ka njoftuar se ai e ka shumë të lehtë kur luan përkrah Zlatan Ibrahimovicit.“Pas gjashtë vitesh në Itali jam me një grup lojtarësh me kualitet kaq të madh, ndërsa kur ia shton kësaj edhe një trajner si Mourinho, gjërat janë shumë më të lehta”. “Personalisht duhet të përmirësohem ende, mirëpo jam i kënaqur me paraqitjen time fillestare”. “Të luash përkrah Ibras është shumë lehtë, menjëherë kuptohesh me të. Të gjithë i dimë aftësitë teknike të tij, prandaj nuk ka nevojë për komente. Ai gjithmonë të ofron një pasim të shkëlqyer, dhe kurrë nuk e gjuan topin vetëm ashtu”, ka thënë ish-lojtari i Romës.
***************************************************

Tottenham i gëzohet fitores
Më në fund Tottenhami i është gëzuar fitores pas fillimit zhgënjyes në Premier League, ku ka arritur vetëm një barazim dhe tre humbje duke qenë e fundit në tabelë me vetëm një pikë.Spursat kanë shënuar fitore të vështirë në shtëpi kundër skuadrës polake, Wisla Krakow, me diferencë prej vetëm një goli, 2-1. Vendasit me vështirësi arritën që ta hapin rezultatin në pjesën e parë (33’) me anë të Bentleyt, mirëpo avantazhi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi që mysafirët barazuan me anë të Jirsak, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Tottenham është dashur të vuajë deri në minutën 73 kur Darren Bent ia dha epërsinë për të dytën herë skuadrës vendase dhe ky ishte edhe goli i fitores.
***************************************************

Sampdoria shkatërron Kaunas
Skuadra nga Serie A, Sampdoria, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0, kundër skuadrës lituaneze, Kaunas.Serinë e golave për gjenovasit e hapi Bonazzoli i cili shënoi dy herë brenda tetë minutash, njëherë në minutën 14-të dhe njëherë në minutën e 22-të. Dy golat e radhës i takuan ish-sulmuesit të Real Madridit, Antonio Cassano, i cili njëherë shënoi në pjesën e parë (36’) dhe një herë në pjesën e dytë (57’). Serinë e golave e mbylli Fornaroli pa përfunduar ndeshja (90’), vetëm tre minuta pasi lojtari mysafir, Luksa, u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
***************************************************

Milan një hap para fazës së grupeve të Kupës UEFA
Milani nuk pati shumë probleme në ndeshjen e sotme të Kupës UEFA përballë ekipit zviceran të Zurichut, duke shënuar fitore prej 3-1 në San Siro. Golat nga Marek Jankulovski, Alexandre Pato dhe Marco Borriello ishin të mjaftueshme ti’ sigurojnë fitoren Milanit, në këtë ndeshje të parë të Kupës evropiane.Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, vendosi të startojë me Alexandre Paton dhe Andriy Shevchenkon në sulm, derisa Ronaldinho mbeti në stol.Pavarësisht rasteve të shpeshta, goli i parë i rosonerëve erdhi në fund të pjesës së parë me anë të Jankulovskit (45’), derisa Pato dhe Borriello gjetën rrjetën në pjesën e dytë (56’ dhe 73’).Mesfushori Duran Djuric arriti vetëm ngushtoi avantazhin e vendasve, me anë të golit të vetëm të shënuar nga mysafirët (78’). Një gol i shënur nga Florian Stahel iu mohua zviceranëve në pjesë të parë. Kjo fitore e lehtë e sheh Milanin me një këmbë në fazën e grupeve. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 2 tetor në Zurich.
*************************************************

Sevilla mposht austriakët e Salzburg
Sevilla ka shënuar fitore komode në shtëpi kundër SV Salzburgut me rezultat 2-0.Andaluzianët janë konsideruar favoritë në ndeshjen e xhiros së parë të Kupës UEFA kundër skuadrës austriake, dhe ashtu doli. Vetëm pas nëntë minutash lojë, mesfushori fantazist i krahut, Diego Capel, ia dha avantazhin skuadrës vendase, dhe me rezultat minimal, 1-0, skuadrat shkuan në pushim. Pa përfunduar ndeshja Correira i gëzoi edhe njëherë tifozët vendas duke mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0.
*************************************************

Duro shënon kundër Manchester Cityt
Mesfushori shqiptar, Klodian Duro, ka shënuar gol në takimin e xhiros së parë të Kupës UEFA, të cilin skuadra e tij, Omonia Nicosia, e zhvilloi në shtëpi kundër Manchester Cityt.Duro e shënoi golin e parë në ndeshje (49’) nga gjuajtja e lirë duke i dhënë epërsinë skuadrës qipriote, mirëpo miqtë nga Liga Premier arritën që ta përmbysnin rezultatin dhe me anë të dy golave të Jo (59’ dhe 72’)arritën të shënojnë fitore me rezultat 2-1. Në këtë ndeshje përfaqësuesi i Kombëtares Shqiptare ka marrë notën 7.5, e cila jepet për lojtarët të cilët zhvillojnë një ndeshje shumë të mirë. Në komentet e ekspertëve të futbollit shkruan po ashtu se Duro ishte stimuli kryesor i skuadrës së tij i cili e bënte më agresive Omonian në sulm.
************************************************