20 shtator 2008

LAJME SHKURT


Chelsea gjen zevendesimin e Essien

Ekipi i Chelseat ka pohuar se eshte para angazhimit te brazilianit Mineiro, i cili do te duhet te arrije ne Stamford Bridge si zevendesim per te lënduarin Michael Essien.32-vjeçari eshte lojtar i lire dhe mund te beje transferim jashtë afatit kalimtar, dhe ekipi i Chelseat ka pohuar se eshtë shume afer angazhimit te tij.Spekulohet se Mineiro mbreme i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa edhe asistenti i Scolarit ne stolin e Chelseat, Flavio Murtosa, e pohuar ardhjen e brazilianit ne Stamford Bridge.“Praktikisht e kemi kompletuar angazhimin e Mineiros. Ai ishte lojtar i lire, pa kontrate, dhe ne kete kohe ne kishim shanse ta angazhojmë dhe t’i plotesojme nevojat tona”, ka thene Murtosa.
******************************************

Scolari: Dyert per Ronaldon janë te hapura

Trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka thane se me kënaqësi do ta priste ardhjen e Ronaldos ne Stamford Brige, nese portugezi dëshiron ta ndërrojë ambientin.Scolari ishte trajner i Ronaldos ne kombëtares portugeze dhe ka thene se me te ka raporte shume te mira, edhe pse ne ndeshjen e nesërme do te jene rivale te mëdhenj.“Ai per momentin eshte ne mesin e tre me te mireve ne bote. Para dy viteve e thash te njejten gje dhe tash e perseris. Kur isha ne Portugali me duhej te zgjidhja tre lojtare secilin vit (per Futbollistin me te Mire te Vitit te shpallur nga FIFA). Nje vit e zgjodha Didier Drogben, vitin tjetër Terryn dhe vitin e fundit Frank Lampard”, ka thene Scolari.“Kete vit ata janë ne me mua, dhe kjo eshte shume mire. Ndoshta vitin tjetër edhe Ronaldo do te jete me mua. Kjo do te ishte edhe me mire. Nese ai dëshiron ndryshim, dyert e Chelseat janë te hapura”, ka shtuar trajneri brazilian.
*************************************************

Wenger: Theo ka nevoje per mbrojtje

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar nga referat te jene me te vemendshem me te riun e Arsenalit, yllin anglez Theo Walcott. Trajneri i topçinjve ishte i zemëruar me menyren se si eshte nderhyre ndaj Walcott ne ndeshjen me Dinamo Kievin ne Ligen e Kampioneve, duke shtuar se anësori tash eshte cak i ndërhyrjeve, pas tregoleshit te tij ndaj Kroacise.“Me sa duket, per nje lojtar i cili merr emrin e te qenit i rrezikshëm, pergjigja e pare eshte ndërhyrja e ashpër. Ne nuk presim dhurata prej askujt, por duam mbrojtje nga referat”, ka thane Wenger.“Gjate te merkures mendoj se nuk ishte cak topi. Nese dikush luan ashper, eshte detyre e Theos te merret me te. Por nese ai ka per cak Theon, atehere duhet te ndëshkohet”, ka shtuar Wenger.Arsenali sot do te jete nikoqir i Boltonit, ne kuander te javës se peste te Premierliges.
************************************************

Shevchenko beson ne rikthim te formës

Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, beson se ai ngadalë po rikthehet ne formen e vjeter te tij, pas paraqitjes se mire kundër Zurichut ne Kupen UEFA.Ukrainasi, pas nje dështimi ne Chelsea, u rikthye ne Milan kete vere, ku kaloi shtate vite te shkëlqyeshme ne periudhën 1999-2006. “Ishte ndeshja e pare qe u ndjeva mire pas nje kohe te gjate. Ndjehem sikur jam ne drejtimin e duhur, por jam i vetedijshem se kam shume pune per te bere”, ka thene Shevchenko, duke komenduar fitoren e fundit.Ndeshjen e ardhshme Milani do ta zhvilloje nesër kundër liderit te tabelës se Serie A, Lazio.“Tash eshte e rendesishme te fitojmë kundër Lazios te dielën, qe te mos mbesim shume prapa ne kampionat. Do te jete nje ndeshje e vështire, por ne do te përpiqemi te nxjerrim rezultat pozitiv”, ka shtuar ukrainasi.
**********************************************

Spaletti nuk mendon te dorëzohet

Trajneri i Romes, Luciano Spaletti, ka deklaruar per mediat italiane se nuk e ka ndërmend te jape dorëheqje.Roma ka vetëm nje pike ne Serie A, ndërsa u mposht edhe nga ekipi rumun Cluj ne Ligen e Kampioneve, rezultate qe rriten presionin ndaj Spalettit.Mediat shkruan se stoli i tij eshte i pasigurt dhe parashihnin qe ai do te mund te zevendesohej nga trajneri aktual i Milanit, Carlo Ancelotti. “Nuk mund te garantoj asgjë, por roli i trajnerit eshte delikat dhe nese do te jem ketu vitin tjetër nuk varet nga dëshira ime. Po, ekipi nuk mundi te shënoje fitore ne disa ndeshje te para, por une besoj tek lojtaret dhe e di se shume shpejt do ta nderprejme serine negative”, ka thane Spaletti.Neser Roma do ta prese ekipin e Reggines ne Olimpico.
******************************************

Scolari: Manchesteri vlen vetëm tre pikë

Trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se ndeshja e madhe e të dielës kundër Manchester Unitedit është vetëm një ndeshje e zakonshme.“Kjo është vetëm një ndeshje e zakonshme dhe nuk dallon nga takimet tjera. Qëllimi im është që ta fitoj Ligën Premier, dhe jo ta fitoj një ndeshje. Sfida është që të fitohen të gjithë kundërshtarët jo vetëm Manchester United”. “Mendoj se edhe për lojtarët e mi është vetëm një ndeshje. Tre pikët kundër Manchester Unitedit janë të ngjashme sikurse tre pikët kundër Stoke Cityt, Wiganit ose Portsmouthit, nuk kanë asnjë dallim”, ka thënë Scolari për faqen zyrtare të Chelseat.
**************************************

Ferguson: Derbi i vërtetë është kundër Arsenalit, jo kundër Chelseat

Para derbit të së dielës, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ndeshjet kundër Chelseat kurrë nuk kanë pasur domethënie më të madhe se sa ata kundër Arsenalit.“Nëse shihni prapa në 12-13 vitet e kaluara, çfarë do të shihnie Arsenali kundër Manchester United, Manchester United kundër Arsenalit”, thotë Ferguson. “ Kuptohet e kemi Chelsean për momentin, nuk diskutohet për këtë, por historia e dueleve në mes Arsenalit dhe United do të thotë se nuk flitet vetëm për fitoren e ndeshjes, por flitet edhe për historinë e ekipit tuaj kundër historisë së ekipit tjetër”, shton trajneri skocez.
*********************************************

Moratti dëshiron ta angazhojë Maradonën

Mediat italiane përcjellin lajmin se presidenti i Interit, Massimo Moratti, planifikon t’i japë rol në klub ish-futbollistit të njohur, legjendës argjentinase, Diego Maradona.La Gazzetta dello Sport përcjell një deklaratë të Morattit në të cilën presidenti thotë se planifikon ta punësojë Maradonën. Argjentinasi u largua nga stoli i Boca Juniors në vitin 2006, ndërsa me siguri se do ta fitojë rolin e përcjellësit të talenteve të Amerikës Jugore. “Mendoj se do t’i jap rol në klub Diegos. Ai është përfaqësues shumë i rëndësishëm dhe tashmë është larg problemeve”, citohet të ketë thënë Moratti.
***********************************************