24 shtator 2008

LAJME SHKURT


Chelsea dhe Arsenali nё luftё pёr tё riun e Barcelonёs
Mediat angleze kanё përcjellё lajmin se Arsenali dhe Chelsea janë tё interesuar pёr 14-vjeçarin e Barcelonёs, Gerard Deulofeu.Tinejxheri i ekipit katalanas luan nё pozitën e anësorit dhe tashmё e kanё krahasuar me njëshin brazilian, Ronaldinhon.Arsene Wenger ёshtё i vetёdijshёm pёr kualitetet e Deulofeu dhe dëshiron qё atё t’ia shtojё shkollёs sё tij tё re tё Arsenalit.Megjithatё topçinjtë do tё kenё njё detyrё tё vështirё pasi qё pёr “Ronaldinhon e ri”, ёshtё i interesuar edhe Chelsea.Edhe klubi spanjoll dëshiron qё lojtari tё mbetet nё Camp Nou dhe nuk dёshiron ta humbasё, siç ka ndodhur shpesh nё tё kaluar, pёrfshirё edhe Cesc Fabregas.
************************************

Raul: Do tё luaj sё paku edhe tri vite
Ikona e Real Madridit, Raul Gonzalez, duket se ka pranuar se koha e tij me fanellën e bardhё mund t’i afrohet fundit, dhe pas tri viteve asgjë nuk i dihet.“Do tё kem sё paku tri vite tё tjera nё Madrid, gjё qё shkruhet nё kontratën time dhe pastaj do tё shkoj nga njё vit vazhdim pёr tё parё se si shkojnë gjёrat”, ka thёnё kapiteni i kampionit tё Spanjёs.“Kam kaluar 14 vite nё futboll duke luajtur vazhdimisht. Gjithmonё kam qenё aty, ndonjёherё edhe nga stoli, tjerat herё si fillestar, por kurrë nuk kam pasur problem”, ka thёnё Raul.Raul ёshtё ndёr sulmuesit mё tё sukseseshёm tё Realit, ndërsa mban edhe rekord sa i takon shënimeve nё Ligёn e Kampionёve, duke qenё golashënuesi mё i mirё nё historinë e kësaj gare me 69 gola.
********************************************

Wenger: Tё rinjtë mё tё mirё qё i kam pasur
Arsene Wenger ka lëshuar edhe mё shumё lëvdata pёr lojtarёt e tij, tё cilёt mbrёmё shkuatёrruan ekipin Sheffield United me rezultat 6-0, duke thёnё se ai kurrë nuk ka menaxhuar grup mё tё mirё tё talenteve tё rinj.“Ky ёshtё grupi mё i mirё i tё rinjve qё e kam pasur nё tё gjitha kohërat. Ata mund tё jenё tё rinj, por nuk luajnë si fёmijё. Nuk do tё frikohesha tё luaj me ndonjë prej ekipeve nё Premierligё, pasi qё ata kanё talent tё luajnë me nivel tё lartё”, ka thёnё Wenger.Arsenali lëshoi nё fushё ekipin mё tё ri tё mundshёm nё ndeshjen e mbrёmshje tё vlefshme pёr Kupёn e Anglisё, me jo mё pak se nёntё tinejxherё nё linjën shartuese, derisa me kёtё fitore topçinjtë kaluan nё rundin e katërt.
********************************************

Drogba ende mendon për Italinë
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka njoftuar se transferimi i tij në të ardhmen në Itali, ende mbetet si diçka për t’u konsideruar pas mbarimit të kontratës së tij me Chelsean në vitin 2010.“Unë kam kontratë me Chelsean deri në vitin 2010 dhh nuk dëshiroj të luftoj me klubin. Unë gjithmonë kam qenë i interesuar për të kaluar në Itali, dhe kjo ende mbetet pjesë e planeve të mia, mirëpo tani për tani do ta respektoj kontratën me Chelsean”. “Dëshiroj të mbetem te Chelsea derisa të fitojmë diçka, pasi që sezoni i kaluar ishte pa asnjë trofe për neve, dhe nuk dëshiroja të largohem ashtu”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
*************************************************

Ronaldo shёnon derisa United mposht Middlesbroughin
Cristiano Ronaldo ёshtё rikthyer nё formacionin e parё tё Manchester United duke shёnuar gol, derisa Djajtё e Kuq eliminuan nga gara e Carling Cup ekipin e Middlesbrough, nё ndeshjen e zhvilluar nё Old Trafford, e cila përfundoi me rezultat 3-1.Ronaldo shёnoi pas njё harkimi tё Ryan Giggs nё pjesën e parё tё ndeshjes (25’), i cili ishte edhe goli i pari i portugezit kёtё sezon me Djajtё e Kuq. Golin i fundit i Ronaldos ishte ai i barazimit nё finalen e Ligёs sё Kampionёve nё muajin maj.Ryan Giggs (79’) dhe Nani (90’) qё tё dy shënuan nga njё gol mё pjesën e fundit tё ndeshjes, pasi qё mё herët Adam Johnson (56’) kishte barazuar pёr mysafirёt. Qё nga minuta 66-tё Middlesbrough luajti me 10 lojtarё, pas pёrjashtimit tё kapitenit Emanuel Pogatetz.Fitore ka shёnuar edhe Liverpool ndaj Crewe (2-1), derisa nga gara e mëtejme e Kupёs sё Anglisё ёshtё eliminuar ekipi i Valon Behramit, West Ham, qё u mposht si mysafir i Watfordit me rezultat minimal 1-0. Me tё njëjtin rezultat, nё mёnyrё befasuese ёshtё eliminuar edhe Fulham, qё u mposht nё fushё tё Burnleyt.
************************************************

Carlos refuzon Chelsean dhe Cityn
Futbollisti brazilian i Fenerbahces, Roberto Carlos, do tё vazhdojё tё mbajё fanellën e klubit turk edhe nё sezonin e ardhshёm.Ish-mbrojtёsi i Real Madridit kaloi nё Fenerbahce nё verёn e kaluar me dёshirёn qё ta përfundojё karrierën nё kёtё ekip, ndërsa mediat turke bёjnё tё ditur se braziliani ka vazhduar kontratën e tij edhe pёr njё sezon tjetёr.35-vjeçari brazilian madje i ka refuzuar edhe ofertat nga Chelsea dhe Manchester City, pёr tё mbetur nё Turqi ku tifozёt e adhurojnë. Nё krye tё Fenerbahces kёtё sezon ёshtё ish-selektori i kombëtares sё Spanjёs, Luis Aragones.
*****************************************

Arsenali shkatërron Sheffieldin
Në ndeshjen e sotme për Kupën e Ligës, topçinjtë kanë shënuar fitore të thellë kundër Sheffield United me rezultat 6-0.Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka filluar ndeshjen me skuadrën më të re të cilën e ka shfrytëzuar ndonjëherë në një takim. Ajo përbëhej nga (në kllapa është e shënuar mosha): Portier: Lukasz Fabianksi (23); mbrojtës: Gavin Hoyte (18), Alexandre Song (21), Johan Djourou (21), Kieran Gibbs (18); mesfushorë: Jack Wilshere (16), Aaron Ramsey (17), Mark Randall (18), Fran Merida (18); sulmues: Nicklas Bendtner (20), Carlos Vela (19). Dhe këta të rinj e paguan besimin të cilin ua kishte dhënë trajneri i tyre pasi shënuan plot gjashtë gola. Carlos Vela shënoi het-trik (44’, 50’ dhe 87’), ndërsa dy gola i shënoi Nicklas Bendtner (31’ dhe 42’) dhe një Jack Wilshere (57’).
*********************************************

Futbolli kosovar afër ndërkombëtarizimit
Futbolli kosovar ka bërë një hap drejt ndërkombëtarizimit, pasi që dy kërkesat e Federatës së Futbollit të Kosovës, zhvillimi i miqësoreve dhe dhënia e certifikatës ndërkombëtare për transferim të futbollistëve, kanë gjetur pëlqimin e 19 federatave botërore të futbollit, në mbledhjen e radhës së FIFAs.FFK-ja kishte dërguar dy kërkesa në drejtim të FIFA-s dhe UEFA-së. E para ishte që Përfaqësueses së Kosovës t’i lejohet të zhvillojë ndeshje miqësore deri në pranimin e FFK-së në FIFA dhe UEFA, ndërsa kërkesa tjetër ishte që FFK-së t’i njihet e drejta e certifikatës ndërkombëtare për transferimin e futbollistëve.Kërkesat e FFK-së janë shqyrtuar me kujdes nga FIFA, që mbron të drejtat e federatave të futbollit, dhe kanë hasur në mirëkuptim të plotë duke i konsideruar ato si shumë të drejta, andaj edhe kanë vendosur që këto dy kërkesa t’ia procedojnë Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s për shqyrtim në mbledhjen e radhës.Siç bën të ditur FFK-ja në komunikatën zyrtare, në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe këshilltari i kryetarit të FIFA-s, z. Jerome Champange, dhe kontributi i tij ka qenë jashtëzakonisht pozitiv në kontest të mirëkuptimit dhe procedimit të këtyre kërkesave në KE të FIFA-s.
**********************************************

Huntelaar do kalojë te Roma ose Reali
Roma dhe Real Madridi janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Ajaxit, Klaas Jan Huntelaar, ndërsa një transferim i mundshëm mund të bëhet në janar, ka thënë agjenti i transferimeve, Alberto Faccini.“Kam folur me drejtorin sportiv të Romës, Daniele Prade, dhe ai ka kërkuar më tepër informacion në lidhje me Huntelaar. Ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga Roma, por mendoj se Huntelaar do ta konsiderojë këtë interesim”. “Ai mund të kaloj në janar te Roma, mirëpo Ajaxi ende është duke menduar për opsionet e veta, pasi që Real Madridi vazhdon të jetë i interesuar për të”, ka thënë agjenti.
*************************************************

Anelka e dëshiron Drogban në sulm
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka kërkuar nga trajneri i tij, Luiz Felipe Scolari, ta provojë në sulm dyshen Anelka-Didier Drogba.“Nuk është sekret se unë luaj më mirë me një sulmues tjetër, në veçanti bashkë me Didier Drogban në formacionin 4-4-2. Mendoj se me Drogban do të kemi më shumë raste”, ka aluduar Anelka Francezi ka pranuar se në ndeshjen derbi kundër Manchester United, u ka munguar Deco, megjithatë ai ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së kaltër. “Ajo çka bëmë në Stamford Bridge e tregoi kurajën tonë dhe angazhimin e përbashkët si skuadër. Luftuam për çdo top, mirëpo mendoj se ishim të lodhur dhe na mungonte Deco”, ka thënë ish-sulmuesi i Fenerbahces.
*****************************************************