23 shtator 2008

LAJME SHKURT


Ronaldinho: Duhet ta fitojmë derbin
Transferi i sivjetshëm i Milanit, Ronaldinho, shpreson se do të luajë në takimin derbi të fundjavës të cilin skuadra e tij e luan kundër kampionit dhe rivalit të qytetit, Inter, ndërkohë që asi brazilian thekson se është shumë me rëndësi që Rosonerrët t’i fitojnë tre pikët.“Unë jam qe disa javë te Milani, mirëpo më pëlqen shumë qyteti dhe ndjehem shumë mirë këtu”. “Tanimë kam filluar ta ndjej atmosferën unikë që e ofron derbi. Dëshiroj të luaj, mirëpo do ta respektoj secilin vendim të trajnerit tim”. “Pavarësisht nëse luaj ose jo, e rëndësishmja është që ta fitojmë ndeshjen dh t’i marrim tre pikët. Nëse inkuadrohem në lojë do të jap gjithçka nga vetja”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës.
*****************************************

Berlusconi: Nuk ka pasur ofertë prej 150 milionë eurosh për Kaka
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka njoftuar se klubi nuk ka marrë një ofertë prej 150 milionë eurosh këtë afat kalimtar për syperyllin brazilian, Kaka.Më herët shtypi italian kishte shkruar se Chelsea ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e asit të kuqezinjve, mirëpo Berlusconi ka thënë se një ofertë e tillë nuk i është bërë klubit të tij. “Adriano (Galliani) më tregon gjithçka që ndodh në lidhje me skuadrën. A do ta kisha pranuar një ofertë të tillë? Jo. Por do të kisha qenë i informuar. T’i lëmë shakatë anash, ‘oferta’ të tilla nuk kanë ndodhur kurrë”. “Milani i ka planifikuar mirë transferimet dhe i ka realizuar me sukses. Tifozët e kërkonin Ronaldinhon dhe ai erdhi, dhe deri më tani ka qenë i shkëlqyer në fushë”, ka thënë numri një i Rossonerëve.
********************************************

Henry kthehet në stërvitje
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi mungoi javën e kaluar në fitoren shkatërruese të katalanasve.Henry mungoi në fitoren 6-1 të Barcës kundër Sporting Gijon të dielën për shkak të një infeksioni të fytit, ndërsa tani ka arritur ta mposhtë sëmundjen dhe është kthyer në stërvitje. Blaugranët kanë një orar të ngjeshur shtatë ditët e ardhshme, duke filluar nga ndeshja kundër Betisit të mërkurën, derbi i qytetit me Espanyolin të shtunën, për të përfunduar me ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
************************************************

Torres ka parashikuar suksesin e Agüeros
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka thënë se ai dhe ish-bashkëlojtarët e tij në skuadrën e Atletico Madridit e kishin vërejtur menjëherë se Sergio Agüero do të jetë një lojtar i suksesshëm.“Kur e kemi parë atë në seancën e parë stërvitore e kemi ditur që nga fillimi se ai do të shndërrohet në yll dhe do të jetë i suksesshëm”, ka thënë ish-sulmuesi i Atletico Madridit. Torres ka folur edhe për rikthimin e tij në Vicente Calderon për ndeshjen e Grupit E në Ligën e Kampionëve kundër ish-skuadrës së tij. “Do të jetë një ndjenjë e çuditshme dhe e panjohur për mua. Do të jem i emocionuar që nga momenti i stërvitjeve deri në fund të ndeshjes”, ka shtuar spanjolli. 24-vjeçari, pavarësisht se është në garë për ta fituar “Topin e Artë” në bazë të suksesit që ka arritur vitin e kaluar me Liverpoolin dhe Spanjën, ka thënë se Cristiano Ronaldo e meriton këtë titull më shumë se kushdo tjetër.
*******************************************

Në prag Evropiani “XL” me 24 skuadra
Më 26 shtator, në Borso, pritet transformimi i “Euro”-s në një mini-Botëror UEFA, për momentin, ka vendosur të mos marrë asnjë vendim. Ka përfunduar ultimatumi i parë, Euro 2012 do të mbetet në Poloni & Ukrainë. Do të flitet sërish në vitin 2009. Por nuk përjashtohet që më shpejt të diskutohet për ta ndryshuar Evropianin, ku interesat janë të shumta për të konfirmuar një ide të shprehur tashmë, por që duket shumë komprometuese. Do ta thotë shefi ekzekutiv i UEFA-s, Platini, më 26 shtator në Bordo: në axhendë, edhe transformimi i Evropianit në një mini-Botëror (24 kombëtare) dhe modeli i ri i Kupës UEFA. Euro 2012 Në Blater vuan me Afrikën e Jugut, nuk vuan më pak Platini. Raporti i Lambert konfirmon që punët po ecin mirë në Poloni, por ngadalë në Ukrainë; premtime të pafundme, po aq sa edhe probleme. Kriza politike në Kiev e përkeqëson edhe më shumë dhe kooperimi midis Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë është një tentativë ekstreme. Por për momentin as që bëhet fjalë për kthim mbrapa. Plani B Gjithçka është shtyrë, duket se në mbledhjen e marsit të Komitetit Ekzekutiv (Bukuresht): UEFA do të vlerësojë një raport tjetër. Pra që do të thotë dy gjëra: 1) sa më shumë kohë kalon, aq më pranë zeros janë shpresat e Italisë, sepse, në këtë rast, Ekzekutivi do t’i jepte 2012 vetëm atyre që janë gati 2) favoritet për ta marrë janë Anglia dhe Spanja (kampione e Evropës). Por për të marrë Evropianin s’është e lehtë. Në Zgjedhjet e UEFA-s në 2011-ën nuk pritet revolucion në raport me Lindjen. Euro me 24Në kompensim, mund të jetë Evropiani i madh 2016: Evropiani me 24 skuadra është gati realitet. Studimi i përfitimeve të UEFA-s është “Ok”, Platini beson se ka “Po”-në unanime të 53 federatave. Sigurisht, një fazë finale me 24 skuadra do të ulë cilësinë, me finaliste gati një skuadër në dy. Rritja me 50% të skuadrave nuk do të rrisë përfitimet me 50%, kështu i bie më pak para për kokë. Por UEFA i ka llogaritur të gjitha.Formula e reNuk është e sigurt që Ekzekutivi do ta aprovojë edhe formulën e fazës finale dhe atë të eliminatoreve. Në rast se Platini preferon një Evropian të tipit “Usa 94” apo “Italia 90”: 6 grupe me nga 4, në çerekfinale 2 të parat e çdo grupi dhe 4 të dytat më të mira. Alternativë për studimin: 8 grupe me nga 3, me vetëm 1 të eliminuar dhe pastaj një fazë e re në grupe, që do të na kthejë në formulën ekzistuese.Ekziston ideja për një Evropian me 20 skuadra, por duket e vështirë. Për t’u diskutuar janë edhe eliminatoret: Do të duhet të qëndrojë sistemi i konsoliduar, 8/9 grupe, por më shumë shanse: dy të parat menjëherë në fazën finale dhe të tretat në “play-off”. Ndryshon UEFA Do të diskutohet edhe për Kupën e re UEFA, e cila nga 2009-‘10 do jetë një kopje e Champions me fazë paraeliminatore: faza në grupe (12 në vend të 8 të Champions), kështu që eliminimi direkt vetëm në 16-she. Mungon emri: është propozuar “Euro League”, por Platinisë nuk i pëlqen. Atëherë do të konfirmohet emri historik? Ku i dihet. KUPA e re UEFANë 2009-‘10 Kupa UEFA do jetë një kopje e Champions me fazë paraeliminatore: faza në grupe (12 në vend të 8 të Champions), kështu që eliminimi direkt vetëm në 16-she
**************************************

Skela-Lala jashtë Kupës
Ervin Skela dhe Altin Lala do të qëndrojnë pushim në mesjavë, pavarësisht se skuadrat e tyre janë të impenjuara në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal). Fantazisti i Energie Kotbus është dëmtuar në ndeshjen e kampionatit, të barazuar 1-1 me Bohumin. Momentalisht ai i është nënshtruar trajtimeve mjekësore dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Prasnikar për sfidën e së martës me Borusia Mynshengladbah. Skela pësoi një dëmtim të lehtë, e përveç kuqeziut pritet të mungojë edhe kroati Riviç, viktimë e një infeksioni të rëndë. Por, ashtu si konfirmoi drejtuesi i stolit, “do të ketë edhe dy apo tre ndryshime në formacionin titullar”. Në prag të sfidës së Kupës, që Hanoveri do të luajë të martën në fushën e Hertës së Berlinit, edhe Hanoveri është në krizë mungesash.Nga kontingjenti prej 28 futbollistësh, tekniku Dieter Heking nuk do të ketë në dispozicion gjysmën e tyre. Shtatë futbollistë janë prekur nga viroza gripale, gjashtë janë të dëmtuar, e sikur kjo të mos mjaftonte, Altin Lala është i pezulluar për shkak kartonësh. Duke parë këtë situatë, drejtuesit më të lartë të klubit gjerman kanë bërë një kërkesë në federatë që takimi të shtyhet për një periudhë të mëvonshme. “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, të cilën nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha drejtori sportiv i Hanoverit, Kristian Hohshteter. Ndërkohë, mesfushori Lorik Cana është shprehur i pakënaqur me barazimin pa gola që Olimpiku i Marsejës arriti përballë Monakos në kampionat. “Ata luajtën vetëm në mbrojtje, tha 25-vjeçari. Do të na mjaftonte vetëm një gjysmë goli. Megjithatë, duhej ta kishim kërkuar fitoren”.
*******************************************

Nigerianët interesohen për blerjen e Njukasëllit
Sipas lajmeve që qarkullojnë në Afrikë, një kompani e drejtuar nga disa pasanikë nigerianë, synon të blejë Njukasëllin. Pronari aktual, Majk Ashli, prej kohësh ka tentuar që ta shesë skuadrën e Premiershipit anglez, por të gjitha përpjekjet në të kaluarën kanë dështuar. Vetëm 16 muaj pasi mori drejtimin e klubit, njëshi i “qymyrxhinjve” deklaroi se kërkonte një blerës për aksionet e tij, të cilat i kushtuan 134.4 milionë sterlina.“Dubai International Capital” (DIC), kompania arabe që përflitej si e interesuar për të blerë ndonjë skuadër angleze, doli vetë nga gara, duke sqaruar se ata nuk kanë ndërmend që të marrin pjesë në “ankandet” për ndonjë klub futbolli.
********************************************

Formë e jashtëzakonshme e Beqajt
Arian Beqaj po kalon një formë të shkëlqyer, ndoshta më të mirën në karrierën e tij. Portieri kosovar ka zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme si me klubin e tij Anorthosis Famagusta, ashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Fillimisht, gjatë muajit gusht, klubi qipriot kishte eliminuar gjigantin grek Olimpiakos pas dy ndeshjeve (3:0, 0:1) në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas Beqaj ka qëndruar i pamposhtur në dy ndeshjet eliminatore me kuqezinjtë, kundër Suedisë (0-0) dhe Maltës (3-0). Portieri nga Prizreni nuk është ndalur me kaq: forma e tij e mirë vazhdoi edhe në debutimin në Champions, ku Anorthosis barazoi 0-0 në fushën e Verder Bremenit.Megjithatë, Beqaj tregohet modest kur flitet për arritjet e tij dhe i kushton më shumë rëndësi skuadrës.“Futbolli është lojë kolektive, asnjëri nuk mund të arrijë atë që do në mënyrë individuale. Unë nuk merrem shumë me rekorde apo statistika individuale, për mua më shumë ka vlerë fitorja e skuadrës. Sigurisht që do të mundohem të luaj në këto nivele. E kemi filluar mbarë vitin, por më shumë ka rëndësi që ta mbyllim mbarë”, deklaroi “gardiani” për gazetën kosovare “Express”.Numri 1 i portës shqiptare foli edhe për barazimin me Verderin, e cila ishte ndeshja e parë e Anorthosis (dhe për çdo skuadër qipriote) në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. “Ishte një start i kënaqshëm për ne, e filluam mirë këtë kompeticion. Barazimi jashtë fushe është rezultat mjaft pozitiv”, u shpreh 33-vjeçari, i cili ka qëndruar për 450 minuta i pamposhtur. Plotë pesë ndeshje, të luajtura në 16 ditë kalendarike (2 me Shqipërinë, 2 në kampionat dhe 1 në Champions), ku as emra si Ibrahimoviç apo Diego nuk e kanë thyer. Një rekord personal për Beqajn, lojtarin e shpallur dy herë “MVP” kundër Olimpiakosit dhe portierin më të mirë të kampionatit qipriot për sezonin e kaluar. Ai i vuri “drynin” portës që mbronte përballë një gjiganti evropian si Verder Bremen, ndërkohë që elozhet dhe vlerësimet maksimale nuk kanë munguar.
****************************************

Berlusconi: Pashe Milanin per te cilin kam shpenzuar
Njeriu me i gezuar ne radhet e kuqezinjve padyshim qe ka qene presidenti Berlusconi, i cili rikthekson edhe nje here se Milani ka si objektiva Kupen UEFA dhe kampionatin. Fitorja e thelle 4-1 ndaj Lacios e ka cuar ne qiell ambientin kuqezi. Njeriu me i gezuar ne radhet e kuqezinjve padyshim qe ka qene presidenti Berlusconi, i cili rikthekson edhe nje here se Milani ka si objektiva Kupen UEFA dhe kampionatin. “Me ne fund pashe skuadren per te cilen kam shpenzuar disa euro. Si president une e kam bere detyren time, tani u takon atyre. Do me pelqente nese djemte do na dhuronin nje fitore ne derbi pasi nje dite me pas une kam ditelindjen. Objektivat jane te qarte; kampionati dhe Kupa UEFA”, u shpreh bosi kuqezi. Nga ana tjeter, trajneri Ancelotti ka pohuar se ndaj Lacios pa Milanin qe deshiron. “Lojtaret cilesore vune ne sherbim te ekipit karakteristikat e tyre”, theksoi tekniku i Milanit.
*************************************
Sensi: Eshtë rikthyer Roma e vërtetë!
Rosela Sensi ka rigjetur buzëqeshjen. Presidentja e Romës është shprehur shumë e lumtur për fitoren e parë të verdhekuqve në kampionat. “Duhet të kemi shumë durim në këto momente. Dua të falenderoj lojtarët, trajnerin dhe të gjithë tifozët për mbështetjen që na kanë dhënë. Përballë Rexhinës kemi arritur një fitore shumë të rëndësishme dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Ishte fitorja jonë e parë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në takimet e ardhshme. Kam menduar edhe për babain. Ishte një emocion shumë i bukur dhe që nuk mund të përshkruhet me fjalë”.
*********************************************

Sheva: Golat do te vijne shume shpejt
Gjate nje fushate publicitare, lojtari ukrainas eshte shprehur i kenaqur qe skuadra doli nga kriza dhe thekson se golat per te do te vijne. Andriy Shevchenko nuk ka arritur te shenoje ende me fanelen e Milanit pas rikthimit nga Londra, por ai nuk e shikon kete si nje problem. Gjate nje fushate publicitare, lojtari ukrainas eshte shprehur i kenaqur qe skuadra doli nga kriza. “Une kam filluar te eci me ritmin e duhur, ashtu si edhe Milani qe dje zhvilloi nje ndeshje te mire. Kemi punuar shume dhe rezultatet po vijne. Milani luajti edhe per trajnerin Ancelotti, pasi ai ka qendruar perhere ne krah te lojtareve dhe ne jemi perhere prane tij ne momentet e veshtira”, theksoi Sheva. Me tej, ai foli edhe per gjendjen fizike. “Punoj shume por nuk nxitohem pasi golat do te vijne. E njoh lojen e Milanit dhe mund te vendosem ne shume pozicione. Tani duhet te mendojme per Rexhinen por per ne milanistet do ishte shume e rendesishme te fitonim ndeshjen derbi”, theksoi ish sulmuesi i Chelsea, i cili shkeput edhe nje mendim per trajnerin Mourinho, duke thene se ai nuk ka ndryshuar aspak, krahasuar me periudhen kur drejtonte skuadren londineze.
****************************************

Bayern Munich, Klinsman rrezikon stolin
Bayern Munich eshte ne krize dhe gjermanet kerkojne te gjejne pergjigjen, pse punet shkojne keq per skuadren me te madhe ne vend. Pas humbjes 5-2 me Werder Bremen qe i le bavarezet ne kuoten e 8 pikeve, mediat kane kritikuar punen e trajnerit Jurgen Klinsman, revolucioni i te cilit duket se nuk ka ndikuar aspak ne skuadren e Bayern. “Perse kjo Klinsman-katastrofe?”, pyet gazeta “Bild”, e cila ka publikuar te dhenat e pergjigjeve te dhena ne forumin on-line. Per shume tifoze, Klinsman nuk do ta mbylle sezonin dhe do kthehet ne Kaliforni qe ne fund te ketij viti. Te tjere mendojne se idete revolucionare te teknikut nuk kane bere pune. Ndryshimi i modulit te lojes nga 4-4-2 ne 3-5-2, duket se nuk ka dhene frytet e duhura, por nje boshllek mjaft te madh ne skuader ka lene edhe largimi i Kahn, pasi i riu Rensing nuk ka dhuruar nje paraqitje shume te mire. Pavaresisht gjithe hipotezave, ajo qe ka rendesi jane rezultatet dhe nese ato nuk vijne menjehere, Klinsman rrezikon ta mbylle shume shpejt aventuren ne pankinen e kampioneve te Gjermanise.
*******************************************