19 shtator 2008

LAJME SHKURT


Villa mungon tri ndeshjet e radhës
David Villa mund të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Valencias për shkak të lëndimit të cilin e pësoi gjatë ndeshjes për Kupën UEFA kundër Maritmos.Asi i Los Che luajti vetëm dymbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo u largua me një lëndim i cili i ka shqetësuar drejtuesit e skuadrës. Pas ekzaminimeve, mjekët kanë konstatuar se sulmuesi spanjoll do të qëndrojë jashtë fushe së paku dhjetë ditë. Valenca këtë vikend luan kundër Osasunës, ndërsa në mesjavë ndeshet me Malagën, ndërkohë që ndeshjen tjetër do të luajë kundër Deportivos. Mungesa e Villas do të jetë një goditje e rëndë për skuadrën, pasi që tanimë dihet për mungesën e David Silvas.
*******************************

Menendez: Baptista do të shkëlqejë sërish
Agjenti i Julio Baptistas, Herminio Menendez, ka kërkuar nga fansat verdhekuqë që të jenë të durueshëm, sepse nevojitet pak kohë që sulmuesi brazilian të kthehet në formën më të mirë.Baptista është transferuar këtë sezon nga Real Madridi në Romë, ndërsa deri tani nuk ka shfaqur asgjë nga ajo që pritej. Ndërsa agjenti i tij beson se ‘Bisha’ ka nevojë për pak kohë derisa të rikthehet. “Njerëzit duhet të jenë të qetë, sepse shumë shpejtë do ta shohin Baptistan e vërtetë. Të gjithë duhet të jemi të durueshëm, Julio është duke u përshtatur me jetën e tij të re dhe shumë shpejtë do ta gjejë formën e tij më të mirë”, ka thënë Menendez.
********************************

Wilkins kërkon fitore ndaj United
Asistenti i ri i Chelseat, Ray Wilkins, menjëherë pas arritjes në Stamford Bridge, i ka paralajmëruar Djajtë e Kuq, se i dëshiron të gjitha trofetë e tyre.Ish-kapiteni i bluve, Wilkins, zëvendësoi të larguarin Steve Clark, si ndihmës i Luiz Felipe Scolarit, ndërsa në ndeshjen e tij debutuese ai do të përballet me Manchester United.“Kjo është një ndeshje e madhe dhe me padurim e pres. United ka një rekord në Stamford Bridge, dhe iu takon djelmoshave tanë ta tejkalojnë këtë. Ambiciet e lojtarëve janë shumë të mëdha dhe dëshirojnë fitore”, ka thënë Wilkins. Wilkins ka zhvilluar 198 ndeshje në fanellën e Chelseat në mes viteve 1973 dhe 1979, ndërsa pastaj kaloi në United ku kaloi pesë sezone. Ish-mesfushori ka qenë edhe asistent i ish-trajnerit Gianluca Viali.
************************************

Ronaldo: Do ta godas Chelsean atje ku dhemb më shumë
Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka premtuar se do ta godasë Chelsean atje ku dhemb, nëse kundërshtari do të mundohet ta nxjerrë jashtë loje në mënyra të ndryshme.“E di se ata do të tentojnë të më frikësojnë në fushë, por më herët ose më vonë do të kuptojnë se nuk do t’i humb nervat lehtë. Do të fishkëllehem sërish por nuk do të humbas kur do të ndodhë kjo, jam i fortë dhe kjo është vetëm pjesë e spektakleve të tilla”, ka thënë Ronaldo.“Por unë si zakonisht, do të provoj ta t’i godas me arritje të golave dhe me një lojë më të mirë”, ka përfunduar Ronaldo.
**************************************