25 shtator 2008

LAJMET NEWS 25.09.2008


Ibrahimovic: Në derbi për fitore
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, parashikon fitore të skuadrës së tij në ndeshjen derbi të së dielës kundër rivalëve të qytetit, Milan.‘Derby Della Madonnina’ do të zhvillohet të dielën në orën 20:30 në San Siro, ndërsa suedezi i natyralizuar mezi po pret të luajë në këtë takim. “Jemi të parët në Ligë dhe mendoj se do të jetë një derbi i bukur të dielën. Sido që të jetë ne do të luajmë për fitore. Ne do të paraqitemi në fushë me të gjitha forcat”, ka thënë Ibra. Të dyja skuadrat nga qyteti i modës janë në formë të shkëlqyer. Milani do të provojë ta ndalojë Interin në rrugën për Scudetto, derisa do të mundohet të rikuperojë pikët e humbura në dy javët e para.
*****************************************

Galliani: Fitore shumë e rëndësishme
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pranuar se fitorja e mbrëmshme kundër Regginas ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e tij.“Duhej të fitonim për t’i marrë pikët që i kemi humbur. Ishte një ditë pozitive në Ligë”. “Të shtunën do ta nderoj Shevchenkon për paraqitjen e tij të 300-të me fanellën e Milanit, sepse ka filluar një rrugëtim i cili nuk përfundon kurrë”. “Kah fundi i ndeshjes isha paksa i frikësuar, mirëpo nga ky kënd vetëm fitorja ka rëndësi”, ka thënë Galliani i lumtur, pasi që Juventusi barazoi, ndërsa Roma dhe Fiorentina kanë humbur.
*******************************************

Lojtarët e Madridit të lumtur për Raul
Fitoren shkatërruese të Real Madridit kundër Sporting Gijon me rezultat 7-, e ndihmoi dhe kapiteni i mbretërve, Raul, i cili shënoi dy nga shtatë golat, ndërkohë që dyshja Arjen Robben dhe Gonzalo Higuain, janë të impresionuar nga lideri i tyre.“Jam i lumtur për këtë ndeshje. Ishte një ndeshje e bukur për tifozët dhe për neve. Kemi pasur shumë shanse dhe kemi shënuar shtatë gola në 70 minuta dhe mendoj se skuadra ka krijuar një vetëbesim këto ndeshjet e fundit”, ka thënë Robben. “E gjithë skuadra është e lumtur për Raulin, sepse ai është kapiteni ynë dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin. Ai bëri një punë të shkëlqyer”, ka vazhduar holandezi “Raul shfaqi një lojë të bukur dhe shënoi dy herë. Jemi shumë të lumtur për këtë gjë sepse e ka merituar”, ka thënë Higuain.
********************************************

Mancini lëvdon kapitenin zikaltër
Amantino Mancini e ka lavdëruar legjendën argjentinase të Interit, Javier Zanetti, i cili mbrëmë ka bërë paraqitjen e 600-të në fanellën zikaltër.Zanetti ka nënshkruar për Interin në vitin 1995 nga Banfield, dhe ka qenë vazhdimisht në formë të shkëlqyer gjithë këtë kohë. “E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë. Lecce është mbrojtur me tetë ose nëntë lojtarë dhe i ka markuar të gjithë sulmuesit. Mirëpo ne vazhduam të sulmonim dhe u nderuam me golin e Julio Cruz”. “Komplimentet e mia shkojnë për Zanettin dhe paraqitjen e tij të 600-të për Interin. Ai është një shembull si kapiten dhe lojtar”, ka përfunduar ish-lojtari i Romës.
***************************************

Zambrotta: Duam tё fitojmë gjithçka
Mbrёmё Milani shёnoi fitore ndaj Rogginas me rezultlat 2-1, qё ёshtё fitorja e dytё e rosonerёve dhe qё ka ngritur moralin e lojtarёve para ndeshjes derbi tё sё dielës, përballё Interit.“Berlusconi ka thёnё se dëshiron ta fitojmë derbin, skudeton dhe Kupёn UEFA. Mendoj se tё gjithё dёshirojnё tё fitojmë sa mё shumё qё ёshtё e mundur, pёrfshirё edhe Kupёn e UEFA-sё dhe Kupёn e Italisё. Do tё shohim çfarë do tё ndodhё”, thotë përforcimi i verёs i Milanit, Gianluca Zambrotta. Tё dielën do tё zhvillohet derbi i madh mes dy klubeve milaneze, Milanit dhe Interit, ndërsa Zambrotta thotë se ёshtё i vetёdijshёm pёr rёndёsinё e kësaj ndeshjeje. “Derbi? Di pёr rivalitetin qё ёshtё i pranishëm nё mes tё Milant dhe Interit, madje edhe jashtë fushës. Qyteti frymon pёr kёtё ndeshje”, ka thanё Zambrotta.
**************************************

Ancelotti: Ngadalë jemi duke gjetur formёn
Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, pas fitores sё mbrëmshme ndaj Regginёs, ka thёnё se ekipi i tij ngadalё ёshtё duke e gjetur formёn.“Reggina na nxorri probleme dhe lojtarёt luajtën njё lojё shumё agresive, por pas barazimit ne u rikthyem nё lojё dhe u paraqitёm mirё. Ngadalё po e gjejmë formёn pas njё periudhe tё vështirё dhe kёto janë dy fitore tё rёndёsishme pёr t’u përgatitur pёr derbin milanez”, ka thёnё Ancelotti pas ndeshjes sё mbrëmshme. “Ronaldinho? Do tё ishte e marrё tё mos dini se kur Ronaldinho u rikuperua, dhe ai do tё jetё lojtar kyç pёr Milanin. Shpresoj se ai tё rikthehet shpejt. Dhe derbi ёsthё njё ndeshje qё jep shpresa”, ka komentuar Ancelotti rreth përforcimit tё ri.
***********************************

Laporta: Duhet tё mёsojmё nga gabimet
Presidenti i Barcelonёs, Joan Laporta, ka lavdëruar ekipin e tij, pёr mos dorëzim derisa ata shmangёn njё turpërim tjetër, nё ndeshjen kundër Real Betisit, dhe ka kërkuar nga lojtarёt tё mёsojnё nga gabimet e tyre.Pas dy golave ёt shpejtё tё Eto’o nё pjesё tё parё, mysafirёt barazuan nё pjesё tё dytё, por Eidur Gudjohnsen shёnoi njё gol dhjetё minuta para fundit tё ndeshjes, pёr t’i dhёnё tre pikё klubit kalanas. “Çdokush e ka parё shpirtin e madh tё sakrificës dhe përkushtimin e treguar nga lojtarёt tonё. Nё pjesën e parё kishim mё shumё shanse shënimi dhe mund tё kishim mbyllur lojën”, ka thёnё Laporta “Ata arritën tё barazojnë nё pjesën e dytё, por ne kishim aftёsinё tё reagojmë ndaj saj. Kjo tregon se bёhemi mё tё pjekur dhe do tё vazhdojmё tё zhvillohemi”, ka shtuar presidenti. Por, Laporta ka paralajmëruar ekipin tё mos i pёrsёrisё gabimet e njëjta. “Kjo duhet tё na shërbejё si mësim derisa pёrgatitemi pёr derbin kundër Espanyolit (kёtё tё shtunё)”, ka shtuar Laporta.
*******************************************

Vela: I vetёdijshёm pёr konkurencёn
Carlos Vela ёshtё plotёsisht i vetёdijshёm se ai duhet ta persёrisё hat-trickun e tij tё vikendit disa herё, pёr tё siguruar tё ardhmen e tij me Arsenalin.Vela udhëhoqi topçinjtë drejt rundit tё ardhshёm tё Kupёs Carling gjatё tё cilës ndeshjes Arsenali shёnoi fitore prej 6-0 ndaj Sheffield United. “Tё gjithё lojtarёt dukeshin sikur kanё njё tё ardhme tё shkëlqyeshme kёtu, por asnjёri prej neve nuk mund tё jemi tё sigurt pёr kёtё. Disa do tё vazhdojnë me Arsenalin, por disa jo”, ka thёnё Vela. “Ne jemi shumё tё afërt si grup i lojtarёve. Miqёsia jonё ёshtё e fortё dhe duket sikur jemi si familje kёtu. Menaxheri ka reputacion tё madh pёr punёn me lojtarёt e rinj, kjo ishte edhe atraksioni mё i madh, tё nënshkruaj pёr Arsenalin”, shton 19-vjeçari meksikan.
******************************************

Real Madridi deklason Sporting Gijonin
Real Madrid ka deklasuar ekipin e porsapromovuar nё La Liga, Sporting Gijon, duke e mposhtur me rezultat tё thellё 7-1, derisa Van der Vaart shёnoi hat-trick.Kampioni i La Ligёs, arriti tek fitorja me anё tё shtatё golave, tre nga tё cilat i shёnoi Rafael va nder Vaart. Holandezi u dëshmua si përforcim i qёlluar pёr mbretërit, duke hapur rezultatin nё minutën e 18-tё dhe pastaj duke e dyfishuar nё minutën e 33-tё. Katёr minuta mё pas, Higuain çoi avantazhin e Realit nё 3-0. Edhe serinё e golave tё pjesës sё dytё e filloi Van der Vaart, duke shёnuar qё nё fillim golin e katërt tё Realit dhe tё tretin tё tij nё kёtё ndeshjes (47’). Nё pjesën e dytё, Roben realizoi golin e pestё tё Realit (52’), ndërsa Mateo vetëm sa arriti ta lehtësojё ca, duke shёnuar tё vetmin gol tё mysafirёve, dy minuta mё pas (54’). Kapiteni i Realit, Raul, mё nё fund filloi tё gjejё rrjetën edhe kёtё sezon, duke shёnuar dy golat e fundit (59’ dhe 64’) dhe duke vulosur rezultatin. Villarreali kryeson pёr momentin nё tabelën e La Liga me 10 pikё, i ndjekur nga Real Madridi dhe Atletico Madridi me nga 9 pikё.
************************************************

Gudjohnsen i sjell fitoren Barcelonёs
Sulmuesi “i harruar” Eidur Gudjohnsen, shёnoi dhjetё minuta para fundit tё ndeshjes, pёr t’i sjellё fitoren Barcelonёs si nikoqir i Real Betisit, ndeshje qё përfundoi me rezultat 3-2.Barcelona e filloi ndeshjen nё mёnyrё tё shkёlqyeshme, me golat e Eto’o, nё minutën e 17-tё dhe njё tjetër gjashtё minuta mё pas (23’), duke shkuar nё pauzën mes pjesëve me 2-0 avantazh. Kur dukej se nuk do tё kishte probleme pёr vendasit, Betis e bёri shumё mё interesant ndeshjen nё pjesën e dytё. Sё pari pas gati 1 ore lojё, Monzon e ngushtoi rezultatin nё 2-1, ndërsa Mari barazoi nё minutën e 67-tё. Megjithatё fitorja ishte “shkruar” tё jetё e vendasve, pasi qё Gudjohnsen vulosi rezultatin nё minutën e 80-tё tё ndeshjes. Nga ndeshjet tjera, Sevilla ka mposhtur nё fushё tё vet ekipin e Espanyolit me rezultat 2-0, ndërsa me po tё njëjtin rezultat fitore ka shёnuar edhe Villarreal po ashtu si vendas ndaj Santander. Atletico Madridi ka dalё fitues si mysafir i Getafes, ndeshje qё përfundoi me rezultat 2-1.
**************************************

City dhe Villa eliminohen nga Kupa e Anglisё
Befasia mё e madhe e ndeshjeve tё rundit tё katërt pёr Kupёn Carling ishte eliminimi i Manchester Cityt dhe Aston Villas nga Brighton, respektivisht QPR.Queens Park Rangers arriti tё mposhtё Aston Villan me rezultat minimal prej 1-0. Pas tre fitoreve si mysafir nё Premierligё, Aston Villa pёsoi njё goditje befasuese, duke u mposhtur nё fushё tё vet nga ekipi i ligës mё tё ulёt. Golin e vetëm tё ndeshjes e shёnoi Stewart nё minutën e 58-tё tё ndeshjes.Ndёrkaq, City u eliminua nga Brighton pas gjuajtjes sё penaltive, pasi qё nё ndeshjen e zhvilluar si mysafir, nxorrёn vetëm barazim 1-1, ndrёsa edhe nga njё gol u shënua nё lojën shtesё (2-2). Fernandes i solli avantazhin Cityt pas 64 mintuash, por vendasit shënuan me anё tё Murrayt pak para fundit tё ndeshjes. Nё vazhdimësi Brighton arriti i pari tek avantazhi, me anё tё Anyinsah (95’), por mysafirёt brazuan me anё tё Ireland (108’).
******************************************

Tottenham mё nё fund gjen fitoren
Ekipi i Tottenhamit mё nё fund ka arritur tё shënojё fitoren e parё tё sezonit, pasi qё mposhti ekipin nё telashe, Newcastle United, me rezultat 2-1 nё kuadër tё rundit tё katërt tё Kupёs sё Anglisё.Nё ndeshjen e zhvilluar nё Saint James Park, mysafirёt avancuan dy herё, sё pari me anё tё Pavlychenkos (62’), ndërsa katёr minuta mё vonё edhe me anё tё O’Hara (66’).Michael Owen, si nё ndeshjen e kaluar me West Hamit, edhe kёtё herё arriti tё gjejё portёn kundërshtare, por goli i sulmuesit erdhi shumё vonё (90’), dhe nuk arriti tё ndryshojё përfundimin e ndeshjes.
***********************************************

Chelsea fiton bindshёm ndaj Portsmouth
Chelsea ka shёnuar fitore bindësi nё udhëtimin tek Portsmouth, nё kuadër tё Kupёs Carling, duke e mposhtur me rezultat 4-0.Pas humbjes sё thellё prej 6-0 ndaj Manchester Cityt gjatё vikendit nё ndeshjen e Premierligёs, Portsmouth sёrish pёson humbje tё thellё, kësaj here 4-0 nga Chelsea, nё garёn pёr Kupёn e Anglisё, duke çuar nё 10 numrin e golave tё pёsuar nё dy ndeshjet e fundit.Siç edhe deklaroi, Luiz Felipe Scolari u përgjigj me njё pёrbёrje tё fortё ndaj Portsmouthit. Rezultatin e hapi Lampard duke shёnuar pas 36 minutash nga penaltia, ndërsa para fundit tё pjesës sё parё, Malouda dyfishoi rezultatin. Edhe nё pjesё tё dytё patëm dy gola. Frank Lampard arriti tek goli i dytё i tij, duke i dhёnё avantazhin prej 3-0 bluve nё minutën e 49-tё, ndërsa fitoren e vulosi Salomon Kalou me golin e minutës sё 64-tё.
***************************************

Interi dhe Milani shёnojnё fitore tё vështira
Kampioni i Serie A, Interi, arriti tek fitorja e tretё e sezonit nё mёnyrё shumё mё tё vështirё se qё ishte menduar, duke e mposhtur Leccen nё shtёpi me rezultat minimal 1-0, ndёrsa jo lehtё ka kaluar edhe Milani nё udhëtim tek Reggina.Zikaltrit arritën tek fitorja falё golit tё shёnuar nga Julio Cruz, dhjetё minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes (79’).Rosonerёt nga ana tjetër po ruajnë vazhdёn e fitoreve. Kuqezinjtё arritën tek avantazhi i parё përballё Regginёs pas 24 minutash lojё me golin e Borrielos, ndërsa vendasit u përgjigjёn me anё tё Corradit pas njё ore lojё (59’). Por, fitorja nё fund i takoi Milanit, pasi qё Alexandre Pato riktheu avantazhin pёr rosonerёt nё minutën e 73-tё.Interi kryeson nё tabelën e Serie A me dhjetё pikё (tre fitore dhe njё barazim), ndërsa Milani mban vendin e nёntё me gjashtё pikё (dy fitore dhe dy humbje).
*****************************************

Lazio iu rikthehet fitoreve
Lazio ka zhvilluar njё lojё tё shkëlqyeshme duke e mposhtur me rezultat bindёs, prej 3-0, ekipin e Fiorentinёs, dhe duke u ngjitur nё vendin e dytё tё tabelës, menjёherё prapa Interit.Nё ndeshjen e luajtur nё Olimpiko, nё fushё dukeshin vetëm lojtarёt e Lazios, derisa Fiorentina i tejkaloi tё gjitha parashikimet, nё aspekt negativ, duke mos arritur tё krijojnë raste pёr gol.Megjithё shumё rastet nё pjesё tё parё, golat pёr romakёt erdhën nё pjesën e parё. Rezutlatin e hapi Mauri, pasi qё goditja e mëhershme nga Zarate preku shtyllën (51’).Vetёm katёr minuta mё pas, maqedonasi Goran Pandev arriti njё gol tё bukur (55’), pёr tё dyfishuar avantazhin e vendasve, ndërsa pas edhe katёr minutave tё tjera, nё listёn e golashënuesve u shënua edhe Siviglia, i cili shёnoi njё gol me kokё, duke vulosur rezultatin (59’).Pas katёr javësh, Lazio mbledh 9 pikё nё pozitën e dytё, me tre fitore dhe njё humbje.
****************************************