29 shtator 2008

LAJMET NEWS 29.09.2008


Giggs do të nënshkruajë kontratë të re
Mesfushorit të Manchester Unitedit, Ryan Giggs, do t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi, njoftojnë mediat britanike.Pavarësisht se Giggs është afër ditëlindjes së tij të 35-të, ai konsiderohet ende si pjesë e rëndësishme e skuadrës së Manchester Unitedit. Sezonin e kaluar është paraqitur në 43 ndeshje, dhe kjo është shumë për një lojtar të moshës së tij, duke thyer edhe rekordin e Bobby Charltonit në finalen e Ligës së Kampionëve, si lojtari që është paraqitur më së shumti në fanellën e Djajve të Kuq, me 758 paraqitje. Uellsiani pritet të nënshkruajë një kontratë të re e cila do të zgjat deri pas moshës 36-vjeçare, meqenëse Sir Alex Ferguson së fundmi ka deklaruar se ai beson edhe më tutje në aftësitë e Ryan Giggs.
***************************************

Prandelli: Përpara!
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, e ka thyer heshtjen e tij në shtyp duke folur për fitoren kundër Genoas, dhe ka pranuar dashurinë reciproke ndërmjet tij dhe qytetit të Firences.“Ndjej se Firence më do dhe kjo është diçka e madhe. Unë jam trajner i një grupi solid të cilët janë të veshur me vlera morale dhe teknike”. “Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe aktualisht jemi në rrugën e duhur. Përpara Fiorentina!”, ka përfunduar deklaratën e tij Prandelli. Viola do të jenë nikoqir i skuadrës rumune Steaua Bucharest në Artemio Franchi të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilën ndeshje shpresojnë ta fitojnë.
*******************************************

Espanyol akuzon lojtarët e Barcës
Espanyoli ka vendosur të bëjë një ankesë formale kundër lojtarëve të Barcelonës pas festës së tyre të stërtepruar në derbin e të shtunës që nxiti trazira në stadium.Drejtori gjeneral i bardhekaltërve, Pedro Tomas, ka thënë se edhe Thierry Henry edhe Lionel Messi kanë qenë provokues ndaj fansave vizitore pas shënimit të golave. “Do të bëjmë një ankesë te Komisioni kundër dhunës për veprimet provokuese të disa lojtarëve”. “Nuk kam parë diçka të ngjashme në futboll qe 30 vjet sa jam unë pjesë e këtij sporti. Ishte një ditë pikëlluese, jo vetëm për Espanyolin ose për futbollin, por për gjithkënd”. “Disa nga veprimet e lojtarëve të Barcës, kur i festonin golat, bënë që të ndodhë incidenti”, ka thënë presidenti, Tomas.
***********************************************

Malouda shpreson nё kohё mё tё mira
Mesfushori i Chelseat, Florent Malouda, i cili nё verёn e kaluar u transferua nga Lyoni pёr 15 milionё funte, thotë se kohёt e errëta tё sezonit tё kaluar tashmё janë e kaluar pёr tё.“Jam i kënaqur me formёn pasi qё kёtё vit kam filluar mirё. Tash jam tёrёsisht i gatshёm, nuk kam kurfarё lëndimesh dhe shpresoj se kështu do tё mbetet deri nё fund tё sezonit”, ka thёnё Malouda. Blutё tash presin tё udhёtojnё nё Rumani ku do tё ndeshen me ekipi Cluj, nё kuadër tё Ligёs sё Kampionёve, ekip i cili befasoi para dy javësh duke mposhtur Romёn nё Olimpico. “E respektoj kёtё ekip pёr shkak tё fitores tё cilёn ata e siguruan nё Romё para dy javësh. Por, nёse luajmë si nё ndeshjen përballё Stoke, me shumё kualitet, mund tё kemi njё rezultat tё mirё”, shton francezi.
**************************************

Gerrard i kënaqur me lojën e Keane
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka pasur vetëm fjalё tё mira pёr lojën e përforcimit tё ri, Robbie Keane, gjatё ndeshjes derbi ndaj Evertonit, edhe pse ai ende nuk ka shёnuar pёr tё kuqtё.“E di se Nando ishte klas nё duel, por Robbie ishte po aq i mirё pёr t’u shpallur lojtari mё i mirё i ndeshjes. Kur u futёm nё zhveshtore i thash ‘ishe i jashtёzakonshёm’, ai i meriton lëvdatat e tilla pёr shkak tё paraqitjeve tё shkëlqyeshme”, ka thёnё Gerreard. “Ai luajti njё ndeshje tё qëndrueshme dhe tregoi pse menaxheri investoi aq shumё para pёr transferimin e tij”, ka shtuar kapiteni i tё kuqve.
******************************************

Zarate: Mund ta fitojmë Scudetton
Sulmuesi në formë i Lazios, Mauro Zarate, ka deklaruar sërish se Biancocelestët mund ta fitojnë Scudetton këtë sezon.“Nuk jam aspak i befasuar. Shfaqëm edhe një lojë të mirë, ndërsa rezultatet tona janë logjike duke pasur parasysh punën që e bëjmë. Skuadra fitoi, ndërsa ne jemi në krye të tabelës”. “Që në fazën parasezonale e kam kuptuar se mund të konkurrojmë me skuadrat më të mëdha për ta fituar Scudetton”, ka thënë 21-vjeçari Lazio do të vazhdojë me formën e shkëlqyer në takimin e radhës pasi që takohet me Leccen në Stadio Olimpico këtë fundjavë.
***************************************

Advocaat: Madridi po vepron mençur
Trajneri i Zenit St Petersburgut, Dick Advocaat, mendon se Real Madridi ka filluar të veprojë sërish mençur në transferimin e lojtarëve, derisa kohë më parë blinte vetëm lojtarë të shtrenjtë.“Real Madridi ka vepruar mirë në blerjen e lojtarëve. Më parë ata bënin shumë gabime kur transferonin emra të mëdhenj, ndërsa tani po nënshkruajnë me lojtarë të mëdhenj”. “Ata kanë disa nga lojtarët më të mirë në botë. Kanë mesfushë të shkëlqyer dhe mbrojtje po ashtu, ndërsa në sulm janë perfekt”, ka thënë trajneri holandez. Zenit St Petersburg këtë javë do të takohet me gjigantët spanjoll në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas humbjes në takimin e parë në Torino kundër Juventusit.
*************************************

Sevilla mposht Atleticon, Valencia nё maje tё tabelёs
Sulmuesi brazilian, Luis Fabiano, ka shёnuar golin e vetëm tё fitores sё Sevillas nё derbin nё udhëtim tek Atletico Madridi, derisa edhe Valencia ka shёnuar fitore prej 4-2 ndaj Deportivos pёr tё rimarrё kryesimin e La Ligёs.Atletico Madrid pati testin e parё nё luftё pёr titullin e këtij sezoni, kur nё Vicente Calderon u përball me Sevillan, qё po ashtu ka ambiciet e saj. Pa Diego Forlan, John Heitinga dhe Maniche, Atletico dёshtoi tё gjejё portёn kundërshtare. Sevilla luajti pa Frederic Kanoute dhe me njё sulmues, Luis Fabianon, i cili edhe ia solli fitoren Sevillas, me golin e minutës sё 21-tё. Nё ndeshjen tjetër, ku Valencia priti nё shtёpi Deportivon, vendasit ishin nё disavantazh pas 11 minutash lojё pas autogolit tё Emiliano Morettit, por barazuan me meritë nё minutën e 34-tё kur pas njё harkimi tё Juaquin, Mata shёnoi me kokё. Pjesa e dytё i takoi Valencias, ku David Villa shёnoi dy gola (49’ dhe 82’), dhe njё tjetër Joaquin (69’). Deportivo vetëm sa arriti tё ngushtojё disavantazhin nё 4-2 me njё gol nga Lafita, pesё minuta para fundit tё ndeshjes. Kjo fitore e rikthen Valencian nё krye tё tabelës sё La Ligёs me 13 pikё, aq sa ka edhe Villarreal i ndjekur nga Real Madrid, Sevilla dhe Barcelona.
**********************************************
Ancelotti: Kemi tejkaluar periudhën e vështirё
Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka thёnё pas ndeshjes përballё Interit se fillimi i keq i Serie A tashmё ёshtё tejkaluar, por Ronaldinho dhe Shevchenko duhet ende tё bёjnё shumё pёr ekipin., ka thёnё pas ndeshjes përballё Interit se fillimi i keq i Serie A tashmё ёshtё tejkaluar, por Ronaldinho dhe Shevchenko duhet ende tё bёjnё shumё pёr ekipin., ka thёnё pas ndeshjes përballё Interit se fillimi i keq i Serie A tashmё ёshtё tejkaluar, por Ronaldinho dhe Shevchenko duhet ende tё bёjnё shumё pёr ekipin.“Mendoj se kemi dalё nga ajo periudhё e vështirё. Edhe pse ende asgjë nuk ёshtё arritur, situata ka ndryshuar. Ronaldinho nuk ёshtё tёrёsisht nё formё, por adrenalina e ndeshjes e ka nxitur dhe sonte ishte i shkёlqyeshёm”, ka thёnё Ancelotti pas ndeshjes. “Shevchenko ёshtё nё njё situatё tё njёjtё si Ronaldinho dhe do tё vijё edhe radha e tij, e gjitha varet nga mënyra e lojës”, shtoi Ancelotti. Pas javës sё pestё nё Serie A, Lazio kryeson me 12 pikё, Napoli nё vendin e dytё ka 11 pikё, derisa nё tre pozitat e radhёs gjendet Udinese, Inter dhe Catania me nga 10 pikё.
******************************************

Mourinho: Merrituam njё pikё
Trjnaeri i Interit, Jose Mourinho, ka thёnё pas ndeshjes sё mbrëmshme derbi nё mes tё Milanit dhe Interit, se rezultati real i ndeshjes do tё ishte barazimi dhe se përvoja Milanit ia solli edhe fitoren.“Milan arriti gol, ndërsa ne jo dhe ky ishte tregimi i ndeshjes. Ata kishin disa raste pёr shёnim, por edhe pse ne kishim njё lojtar mё pak, kishim raste tё shkëlqyeshme”, ka thёnё Mourinho. “I pashё dy ekipe dhe asnjёri nuk meritoi tё fitojё. Nuk dua tё flas pёr golin, e as pёr kartonin e kuq, pasi qё nuk dua tё përballem me suspendime”. “Milan ka mjaft pёrvojё dhe e din se si ta kontrollojё tempon dhe tё bёjё faull faktik ose tё bёhen kinse janë tё lënduar, pёr ta ngadalësuar lojën. Dua ta falënderoj edhe ekipin tim. Humbёm, por luajtёm mirё dhe tash duhet tё koncentrohemi nё ndeshjet tjera”, tha mё tej portugezi.
******************************************

Stankovic: Të mos qajmë
Mesfushori i Interit, Dejan Stankovic, është munduar ta qetësojë skuadrën dhe ka thënë se nuk ka nevojë që askush të qajë për shkak të humbjes së derbit nga Milani.“Ishte një lojë e çuditshme në të cilën nuk krijuam shumë raste. Ne u munduam të barazonim vetëm atëherë kur mbetëm me një lojtar më pak, mirëpo nuk është nevoja të qajmë për këtë humbje. Të gjithë e shfaqëm atë që e kërkoi trajneri nga ne në mënyrën më të mirë”. “Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre. Punoj vazhdimisht dhe e rëndësishmja është që të kemi paraqitje të mirë, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes”, ka përfunduar serbi.
********************************************