22 shtator 2008

LAJMET SHKURT


Lëndimi i Duros nuk është serioz
Mesfushori i Omonia Nicosia, Klodian Duro, ka përgënjeshtruar informatat nga mediat qipriotë për lëndim serioz, duke thënë se shumë shpejt do të kthehet në fushë.Mediat në Qipro kishin njoftuar se lëndimi do ta mbajë mesfushorin e Kombëtares Shqiptare jashtë fushe së paku katër ose gjashtë javë. Mirëpo njeriu që shënoi kundër skuadrës së Robinhos, Manchester City, gjatë ndeshjes për Kupën UEFA, ka deklaruar se gazetarët kanë ekzagjeruar dhe se ai do të jetë i gatshëm në ndeshjen e radhës për skuadrën Kuq e Zi. “Mediat qipriote kanë zmadhuar gjithçka. Është e vërtetë që kam pësuar një dëmtim në gju, por nuk ka asgjë serioze. Shumë shpejt do të jem në fushë”, ka thënë Duro për “Sportin shqiptar”.
***********************************

Kuyt: Duhet të shënojmë
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, e ka shprehur pakënaqësinë ndaj barazimit pa gola kundër Stoke Cityt në Anfield dhe ka theksuar se skuadra e tij duhet të mendojë për ndeshjet tjera.“Kurrë nuk kam luajtur në një ndeshje si të dielën dhe të mos fitojmë. Por nganjëherë ndodh edhe kjo, sepse Stoke mbrohej mirë. Kjo ndeshje ishte zhgënjyese sepse nuk i shfrytëzuam mundësitë tona”. “Për neve është një kompliment kur skuadrat vijën në Anfiled dhe luajnë kështu, prandaj ne duhet të jemi shumë të fokusuar dhe ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet”. “Kur shënon golin e parë punët lehtësohen, sepse kundërshtarët pastaj hapet dhe dëshirojnë të shënojë”. “Si do që të jetë, ne duhet t’i fitojmë ndeshjet ku jemi dominues, mos të humbim pikë”, ka përfunduar holandezi.
******************************************

Wenger: Gallas ka instinktin e sulmuesit
Arsene Wenger beson se kapiteni i topçinjve, William Gallas, pavarësisht se është mbrojtës, ai ka mentalitet sulmuesi dhe këtë e bazon në gjindshmërinë e tij në pozita të ndryshme.“Në futboll nuk ka koincidencë. Ai ka qenë sulmues kur ka qenë i ri, dhe mund të vërehet se ai di ta zgjedhë momentin e duhur”. “Nëse është gjuajtje nga këndi ose kthim i topit, Gallas është aty. Ai ka mbajtur një pjesë të sulmuesit në vetvete dhe e shfrytëzon këtë në situata të vështira për skuadrën”, ka thënë zbuluesi i talenteve, Arsene Wenger.
*********************************************

Nihat i lumtur me rikthimin
Nihat Kahveci është rikthyer te Villarreal këtë vikend pas një pritjeje të gjatë, dhe ka qenë shumë i lumtur që ka mundur t’i ndihmojë skuadrës së tij kundër Numancias.Sulmuesi turk ishte lënduar gjatë Kampionatit Evropian euro 2008, ndërsa ky lëndim e mbajti jashtë tre muaj dhe tani më në fund është kthyer të luajë për skuadrën e vershë të La Ligas. “Jam shumë i lumtur që po luaj sërish. Ka qenë një rikthim i mirë, pasi që fituam në një stadium shumë të vështirë ku Barca nuk mundi të fitonte. Po ashtu edhe Madridi vuajti kundër tyre ”, ka thënë sulmuesi i Nëndetëses së Verdhë.
**************************************

Prandelli: Gilardino është lideri ynë
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, e ka lavdëruar sulmuesin e transferuar këtë sezon, Alberto Gilardino, duke thënë se ai është një lider i Violas.“Gilardino është lideri ynë i heshtur. Më pëlqen kjo. Ai e ka gjetur qetësinë, rrethin e duhur dhe besimin të cilin e kishte humbur”. “Kur luan futboll duhet që t’i bashkosh të gjitha kualitetet dhe vetëm atëherë mund të kthehesh në formën më të mirë”. “Pavarësisht golave që shënon, Gilardino mundohet shumë për skuadrën. Ai është i sjellshëm me bashkëlojtarët dhe ata ia kthejnë ngjashëm”, ka thënë Prandelli Këtë të mërkure Fiorentina ka një ndeshje të vështirë kundër Lazios në Stadio Olimpico, ndërsa Gilla është i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës së tij për t’i fituar tre pikët.
**************************************

Aquilani do të mungojë kundër Genoas
Alberto Aquilani pritet të mungojë në ndeshjen kundër Genoas në Marassi të mërkurën, pas një lëndimi të cilin e ka pësuar gjatë stërvitjeve.Mesfushori i talentuar ishte ankuar për dhimbje në pulpën e këmbës gjatë stërvitjes së sotme t Giallorossëve, më ç’rast u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Stafi mjekësor i Romës ka njoftuar se Aquilani po vuan nga zgjatja e muskulit, por që nuk është serioze. Ai do të kthehet brenda disa ditësh për t’u ndeshur në vikend më Atalantën.
*****************************************

Berlusconi: Scudetton dhe Kupën UEFA
Padroni i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka siguruar Carlo Ancelottin për punën e tij, ndërsa ka deklaruar se këtë sezon duhet ta fitojnë Scudetton dhe Kupën UEFA.“Kam qenë i zhgënjyer nga dy ndeshjet e para të Milanit, por ky është Milani i vërtetë të cilin e kemi pritur qe disa vite”. “Futbolli është zakonisht i mbështetur në fat, ndërsa në dy takimet e para fati nuk ishte në anën tonë” “Ancelotti ka qenë një lojtar i shkëlqyer dhe po i tillë është edhe si trajner dhe mik, dhe si anëtar i familjes”. “Këtë vit duhet ta fitojmë Kampionatin dhe Kupën UEFA. Unë e kam kryer punën time, tash gjithçka u mbetet atyre”, ka përfunduar kryeministri i italian.
***********************************

Sulmohet autobusi i Manchester United
Për të dytin vit radhazi në Stamford Bridge ka pasur incidente gjatë ndeshjes derbi ndërmjet rivalëve kryesorë për titull, Manchester United dhe Chelsea.Këtë herë është sulmuar autobusi i skuadrës së Manchesterit nga disa tifozë të Chelseat gjatë kohës kur ata po largoheshin nga Stamford Bridge. Fatmirësisht, lëndime në njerëz nuk ka pasur, përveç thyerjes së xhamit të përparmë nga gjuajtja e një shisheje. Si do që të jetë, MUFC e ka raportuar këtë incident. Ndërkohë që drejtuesit e Chelseat janë zotuar se do të marrim masa që kjo gjë të mos përsëritet.
****************************************