22 shtator 2008

Messi: E dinim se golat nuk do të mungojnë

Pasi e kanë deklasuar mbrëmë Sportin Gijonin me rezultat 6-1, ylli i Barcelonës Lionel Messi, ka pranuar se skuadra gjithmonë e ka pasur bindjen se golat do të vijnë.“Erdhëm nga një fitore në Ligën e Kampionëve dhe fatmirësisht e përsëritëm të njëjtën gjë edhe në La Liga”. “Kritika ndaj neve se nuk shënojmë gola, nuk ka qenë çështje e cila na ka preokupuar, sepse ne po luanim shumë mirë dhe e dinim se golat do të vijnë”. “Ne kemi një skuadër të madhe dhe gjithmonë besojmë në mundësitë tona”, ka thënë asi argjentinas.