20 shtator 2008

Nedved: Askush s’na ndalon të ëndërrojmë

-Juventusi është rikthyer bindshëm në Ligën e Kampioneve, pas fitores kundër Zenitit. Pavel Nedved, por jo vetëm ai, vazhdojnë të jenë të ekzaltuar për suksesin e arritur. Megjithatë, çeku kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe pret edhe më shumë nga skuadra e tij, ndonëse nuk e fsheh ëndrrën për të luajtur finalen e Champions-it. Pavel, na tregoni disa prej impulseve të mbrëmjes së Ligës së Kampioneve kundër Zenitit? Nuk kam asnjë sekret. Çdo gjë ishte perfekte, përjashtuar këtu lodhjen e madhe pas ndeshjes, ndonëse nuk e mohoj se ia vlente. Kishim kohë që nuk përjetonin një tension aq të mrekullueshëm... Pra, edhe një lojtar me eksperiencën tuaj ka qenë i emocionuar nga rikthimi i Juventusit në Ligën e Kampioneve? Sigurisht. Edhe pse në këtë moshë, realisht nuk e kisha menduar që një kompeticion i tillë të më mungonte kaq shumë. Rikthimi në Ligën e Kampioneve ishte padyshim shumë i nevojshëm për skuadrën tonë. Tashmë, kam shansin e fundit për të synuar këtë trofe. Juventusi vuajti, por në fund mori një fitore të rëndësishme. E saktë, por gjithsesi kemi ende gjëra për të përmirësuar në lojën tonë, pasi vetëm në Përgatiti: JETON STAMOLLAkëtë mënyrë mund të shkojmë larg në këtë kompeticion, ndonëse nuk e di cila do jetë ndalesa e fundit. Pavarësisht kësaj, besoj se ëndërrimi i finales së Romës nuk është i ndalur dhe ne do bëjmë të pamundurën për të mos munguar. Dukeni shumë optimist, ndonëse duhet pranuar se Zeniti është një skuadër mjaft e fortë... Sigurisht që rusët mund të thyejnë çdo rival të tyrin, përfshi këtu edhe Realin e Madridit. Pikërisht për këtë arsye i quaj jetësore tri pikët e para të fituara në Ligën e Kampioneve, falë golit të mrekullueshëm të Del Pieros. Meqë jemi te Del Piero, një fenomen i padiskutueshëm, apo jo... Një kampion i rrallë i këtij sporti, pa më të voglin dyshim. Ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në fazën defensive, sepse për golat do të mendojë Aleksi. Ndaj Zenitit ishte fantastik, duke lëshuar drejt portës një silurë të vërtetë, një gjuajtje që shumë pak lojtarë mund ta kryejnë. Dy suksese brenda tri ditëve, ndaj Udinezes e Zenitit, çfarë pasojash mund të sjellë për të ardhmen? Një lodhje shumë të madhe, edhe pse gëzimi i dy sukseseve të fundit do të na ndihmojë të rikuperojmë disi më shpejt forcat tona. Pikërisht për këtë fakt, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në ndeshjen e sëdielës në Serinë A ndaj Kaljarit.