18 shtator 2008

Pavlychenko: Nuk është lehtë të luash futboll anglez

Sulmuesi rus i cili këtë verë u transferua tek Tottenham, Roman Pavlychenko, thotë se do të ketë nevojë për një kohë më të gjatë, me qëllim që të përshtatet me futbollin anglez.“Për mua këtu gjithçka është e pazakontë. Kjo është një lloj tjetër futbollit, me një shpejtësi tjetër. Menjëherë vërejta se futbolli anglez është më i shpejtë se ai rus”, ka thënë Pavlychenko.“Kundërshtarët tonë nuk kanë lënë hapësirë të mjaftueshme as për ta pranuar topin si duhet. Andaj, praktikisht nuk pata rast për gol. Tash duhet të punoj më me intensitet. 20 minuta para fundit nuk kisha forcë, ndjeja ngërçe në muskuj”, ka thënë sulmuesi rus.Tottenhami ka filluar sezonin e ri në Premierligë në mënyrën më të keqe, duke u mposhtur tri herë dhe duke nxjerrë vetëm një barazim pas katër javësh.